ANALIZA: Rekordet e Donald Trumpit

13 Tetor 2020, 16:49Bota TEMA

Sa më të këqija anketat dhe sa më afër dita e zgjedhjeve, aq më i madh tërbimi i Donald Trumpit

Nga Enver Robelli

Pew Research Center është një institut amerikan për matje të opinionit publik. Matja e fundit merret me atë se çka mendojnë popujt e tjerë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rezultatet janë dramatike dhe tregojnë dëmin që u ka shkaktuar raporteve transatlantike presidenti Donald Trump. Sipas Pew Research Center, vetëm 41 për qind e britanikëve kanë mendim pozitiv për SHBA-në.

Kaq negativ nuk ka qenë kurrë mendimi i britanikëve për SHBA-në. Britanikët me të drejtë krenohen se kanë një raport special me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Francë vetëm 31 për qind e qytetarëve kanë mendim pozitiv për SHBA-në. Në Gjermani vetëm 26 për qind. Ky trend është, pak a shumë, i ngjashëm edhe në vende të tjera të Evropës Perëndimore. Për shembull, vetëm 6 për qind e danezëve duan që Trumpi të rizgjidhet, te gjermanët janë 11 për qind, te britanikët 13 për qind. Këtë e tregojnë rezultatet e një ankete tjetër.

Mendimet, pra, janë të qarta. Po aq sa edhe shqetësimi në mediat serioze evropiane, të cilat, natyrisht, duan që Trumpi të zhduket nga skena politike, por, në anën tjetër, çka mund të ndodhë nëse…

Pra, nëse Trumpi edhe katër vjet mbetet komandant suprem për sharje e piskama. Në një koment gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” shkruan se nëse më 3 nëntor Trumpi zgjidhet sërish president, kjo do të kishte për pasojë fundin e tanipërtanishëm të marrëdhënieve politike, siç i njohim deri më tani mes SHBA-së dhe disa vendeve, mes tyre edhe Gjermanisë. Kabineti i dytë i Trumpit nuk do të tregohej i moderuar, përkundrazi: Trumpi do ta shihte rizgjedhjen si konfirmim të tërë asaj që e ka bërë atë të famshëm dhe famëkeq: armiqësia e tij ndaj OKBsë, heqja dorë nga nismat multilaterale, përbuzja e tij ndaj një politike më rigjide ndaj klimës, prirja e tij ndaj autoritarizmit. Është një përfytyrim shqetësues që Evropa në një periudhë të gjatë mund të gjendet mes dy superfuqive me orientim nacionalist, prej të cilave njëra, Rusia, udhëhiqet në mënyrë relativisht racionale por të paskrupullt, dhe tjetra, SHBA-ja, udhëhiqet në mënyrë irracionale dhe gjithsesi të paskrupullt.

Rezultatet e dobëta në anketa dhe sëmundja e Covid-19 kanë ndikuar që Donald Trumpi të humbë kontrollin më shumë se zakonisht. Kur e humb kontrollin, Trumpi shkruan në Twitter me shkronja të MËDHA. Fjalët e tij janë si saçmat e gjahtarit të dëshpëruar që del në mal dhe hap zjarr në të gjitha drejtimet me shpresën se do të qëllojë diku.

Kështu, Trumpi e ka quajtur senatoren Kamala Harris “përbindësh”. Harris është kandidate për nënpresidente të SHBA-së. Mund të jetë edhe presidente, nëse Joe Biden zgjidhet dhe për arsye shëndetësore tërhiqet nga posti pas një apo dy vjetësh.

Trumpi i ka fyer edhe anëtarët e kabinetit të tij. Ai tha se është i dëshpëruar me ministrin e Drejtësisë, William Barr, për shkak se nuk e ka akuzuar Joe Bidenin, po ashtu Trumpi është i zhgënjyer me ministrin e Jashtëm, Mike Pompeo, dhe me shefin e FBI-së, Christopher Wray. Pompeo ka qenë luajal ndaj Trumpit, por me gjasë kjo nuk mjafton. Kështu, po fitoi Trumpi më 3 nëntor, ministër i Jashtëm mund të bëhet edhe dikush që diplomacinë e kupton si muhabet me këdo që i shkruan në Instagram.

Sharjet e fundit të Trumpit kanë ngjallur supozime të ndryshme të analistëve. Disa besojnë se këto sharje janë pasojë e konsumit të ilaçeve të ndryshme me të cilat u trajtua Trumpi pasi u infektua me virus. Por sharjet, bërtitjet, sulmet e ulëta, personale kanë qenë përherë “specialitet” i Donald Trumpit. Ai i ka quajtur disa vende si “shithole countries”, meksikanët i ka njollosur si përdhunues, ka fyer senatorë e gazetarë, media dhe aktivistë, ka atakuar drejtësinë, ka përqeshur njerëzit me të meta fizike, ka vënë në dyshim rezultatet shkencore, neonazistët në Charlottesville i ka quajtur “njerëz të mirë” dhe në debat me Joe Bidenin ka përshëndetur lëvizjen raciste “Proud Boys”. Lista është e gjatë.

Tani për tani duket se do të zgjidhet Joe Bideni. Sa i përket Ballkanit, Bideni i ka të qarta gjërat. Prej tij nuk do të dëgjohen deklarata absurde se “ata atje poshtë”, serbët e kosovarët, kanë ca probleme, kanë edhe probleme fetare, vriten me njëri-tjetrin, e kështu me radhë, gjepura që janë dëgjuar javëve të fundit nga Trumpi. Por mrekulli s’duhet pritur as nga Joe Bideni për aq kohë sa Kosova mbetet shtet jofunksional si pasojë e një klase politike kriminale që e ka vjedhur këtë vend qe 20 vjet – shpesh edhe me përkrahjen e mashtruesve e hajdutëve nga jeta e ashtuquajtur publike.

 

 

 

 

8 komente në “ANALIZA: Rekordet e Donald Trumpit”

  1. Michael Moore says:

    Do zoti beson dhe veten ne kto marrezirra qe ke shkruar…

  2. Sa per inglizin kurre nuk i dihet me preferencat says:

    Trampi mund te shaje por intrigat dhe inskenimet e demokrateve jane me te neveritshme se cdo shperthim i tij. Nuk e pozicionoj veten ne asnje krah, por mendoj qe Trampi eshte elspresi. dhe jo skuth si psh Obama. Ky sa ndejti e hoqi veten sikur çishte dhe racizmi, rrenimi ekonomik, shendetesia kapen majat.

  3. american16al says:

    Kundravenia qe i eshte bere Trump nga demokratet ne nivelet me te ulta dhe vulgare dhe mos me keq me anarkine dhe shkaterrimin e USA ka bere qe Ai te dale si hero pavaresisht dobesite qe ka.
    Demokratet te okupuar nga linja otupiste veteshkaterruese socialiste do te humbasin sh thalle keto zgjedhje.

  4. Xhediku says:

    Mjere Amerika kur e gjykojne katundaret shqiptare qe votojne nje mut muti si Trapi kur vete ata punojne pjatalares. Vetem hajvane te tille fshatare injorante mund ti bejne hyqem Trapit.
    Mut u befshi edhe ju o kafshe idiote. Trapi eshte numuri 1 per racizem dhe emigracion more debila. Ju dilni kunder seres tuaj o plehra.

  5. ⚙️Ingranazhi says:

    Qeni leh ne sëhan-ën ku ha buken, edhe ti Robell nuk bene perjashtim.
    Si gjithe medjeat ane e mban botes edhe ne shqiperi disinformim i ndergjegjshem , keshtu eshte po te informohesh nga ccn !!!
    Ate qe i bene demokratet ( me ne krye clintoneshen)Trampit nuk eshte bere kur ne historin e amerikes.
    Po per keto nuk ka info robelli , eshte komplet nga mesi hersires.
    Ne fund te fundit Trampin e zgjedh amerika , nuk i rruhet trapi se ca thone anglezet -gjermanet-francezet dhe enver kosovari.

    1. Xhediku says:

      Po tutkall ngele. Katundar me rrenje. Idiot trumpets. Ingranazh qe kur ta rradin ne bythe dhe ti leviz. Vdeksh ti me gjithe Trap.

      1. ⚙️Ingranazhi says:

        Zhapiku ke ndonje argument ?!
        Po vdiqa ndonjehere mbi motren tende do jet.
        Ta kthej pergjigjen siç e meriton legen.

  6. Avni Rustemi says:

    Mero mbyllja gojen ketij Robit -nje gzetar profesionist duhet te analizoje cfare ka premtuar kur ishte kandidat dhe cfare ka bere.

    Populli nuk do beje shoqeri me presidentin edhe sikur te kishte mundesi-populli e bazon voten tek premtimet dhe ne kete rast sa ka mbajtur fjalen kur u zgjodh.

    Te gjithe e dime qe ai nuk eshte politikan-eshte bisnesman dhe natyrisht te gjithe burokratet qe skane bere asnje pune ne jeten e tyre por vetem kane llapur dhe genjyer nuk u pelqen menyra si Trump ekzekuton. Arsye eshte e thjesht ata dalin nga sistemi dhe votuesit biden qe ka dhe me mire megjithese ndryshe, si ne kete rast.

    Robell-pse i reziston mendimit dhe veprimit ndryshe-padyshim nuk mund te dalesh nga trendi i rezistences ndaj suksesit .
    Nuk e di me se merresh por kam qejf te shkruash pas 3 nendorit o neo-komunist.
    Mero-shiko se me duket se ka bere te njejten gje ne 2016 dhe pastaj hengri fjalet.
    Poshte neo-komunizmi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje