Kandidat për president të SHBA, Kanye West prezanton platformën politike: Ja si do të ndryshoj jetën e amerikanëve

13 Tetor 2020, 19:22Lifestyle TEMA

Kanye West ka zyrtarizuar kandidimin e tij për president të SHBA. Nëpërmjet një videoje 43-vjeçari ka prezantuar platformën politike ndërsa e vuri theksin tek feja dhe besimi. I njohur për çrregullimin bipolar, West shënoi kështu përpjekjen e parë serioze për tu përfshirë në garën presidenciale. Shanset e tij për të fituar janë tepër të vogla.

Reperi Kanye West ka çelur zyrtarisht fushatën për t’u zgjedhur president i SHBA. 43-vjeçari, nëpërmjet një videoje ka prezantuar platformën e tij me dhjetë pika, që përfshin reform në polici, në sistemin e drejtësisë dhe në arsim.

Kandidimi i tij për Shtëpinë e Bardhë u njoftua me deklarata të çrregullta në mediat sociale në muajin korrik.

“Duke u kthyer te besimi, ne do të bëhëmi kombi dhe njerëzit që Zoti kërkon të jemi”, u shpreh muzikanti teksa u kërkoi mbështetësve të votonin për të.

West është në votimin zyrtar në një pjesë të vogël të shteteve të SHBA, sipas mediave amerikane, por nuk ka asnjë shans matematikor për të fituar. Disa analistë politikë besojnë se kandidimi i tij mund të largojë elektoratin gri nga Demokrati Joe Biden.

Kjo video është në fakt përpjeka e parë serioze e tij si kandidat për president, sidomos pas shqetësimeve në rritje për shëndetin e tij mendor.

Ishte vetë West që pranoi në 2018 se vuante nga çrregullimi bipolar.

Deri më tani, mësohet se ai ka shpenzuar rreth 5.8 milion dollarë për fushatën dhe  pjesa më e madhe e financimit vjen nga një hua.

2 komente në “Kandidat për president të SHBA, Kanye West prezanton platformën politike: Ja si do të ndryshoj jetën e amerikanëve”

  1. ËNDRRA AMERIKANE!

    SHBA paska pjerdhur fare! Tani kanë kaluar nga sllogani “black life matters”, te “a black jackass for president”! Nga demokraci tani po kalojnë në debilokraci. E shoqja, Kim Kardashian që dallohet për “her ass” dhe asgjë tjetër të hajrit. Njerku i Kimit që donte të ndryshonte gjini e të bëhej grua, dhe u bë. Dhe në gjithë në këtë tollovi idiotsirash amerikane apo dhe serialesh të tipit ” Keeping Up With the Kardashians”, mungonte vetëm kandidimi i Kaney West për president. Dhe ky zotëri me ngjyrë thotë që “ne do bëhemi kombi dhe njerëzit që Zoti do të jemi”! Për cilin Zot e ka fjalën ky jackass? Për Zotin e $1 të iluminatit? Ç’i duhet Zotit të biblës që njerku të ndërrojë gjini e të bëhet femër? Zoti është kundër të qënit homoseksual. Shihe te bibla, 1 Corinthians, kapitulli 6, paragrafi9 : “A nuk e dini ju se të padrejtët nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë? Mos u gënjeni: as kurvarët, as idhujtarët, as shkelësit e kurorës, as të zhburrëruarit, as homoseksualët”. Ç’i duhet Zotit një femër që tërë kohës mbahet mend vetëm për bythën e madhe e asgjë tjetër? S’ka faj Kaney që do të bëhet President. Në këtë botë mjafton të jesh një hiç për tu bërë dikushi, e sidomos në Amerikë ku ligjin e bëjnë të çmendurit e iluminatit, të cilët dihet që favorizojnë homoseksualizmin, injorantët servilë, hashashin, degradimin e moralit etj.

  2. Trump bis says:

    Cakto pe NenPresidente te ardheshme KryeKurven Kardashian qe ke zgjedhur per grua dhe e ke te sigurte se e mund edhe Donald Trump-in o KryeCar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje