Somario
“Toleranca fetare në Shqipëri nuk është atribut i feve, e as i klerikëve. Ajo është një produkt i ndërgjegjes kombëtre të shqiptarëve. Madje presioni e feve, mbështetur në autoritetin e kohës, të instrumentalizuara dhe nga pushtuesit dhe fqinjët tanë, e kish mbushur kupën e durimit ndaj shqiptarët shpallën:”tjetër është kombësia, e tjetër feja.” Nga padurimi shpërtheu edhe idea lapidare: “Feja e shqiptarit është shqiptaria.” Pra ishte ndërgjegjja popullore që “zdrugoi” fëtë dhe ia vuri klerikëve këmbët në një këpucë.”
Në 90 vjetorin e lindjes
Nga Bashkim Koçi
Teksa ulem të shkruaj diçka për pedagogun tim të filozofisë, Prof. Hulusi Hakon, ndjehem paksa keq, i pazoti për të realizuar portretin e një njeriu i cili, si pakkush, “e shpërdoroi” jetën e tij të gjatë për të bindur njerëzit për fallsitetin e dogmave fetare, ose e thënë drejtpërdrejtë, i gjendur në një jetë të tërë “në dylufim” me Zotin. Por njeriu kthjellohet e trimërohet për të “ndëshkur e demaskuar” Zotin, ashtu si edhe unë, jo vetëm nga një njeri, siç është i shumëdituri, Prof. Hulusi Hako, po kur njeh dhe përvetëson historinë e njerëzimit, të gjykimit dhe të qëndrimit të përsonaliteteve të mëdhenj të mendimit njerëzor, të shkincëtarëve që kanë bërë përmbysje rrevolucionare në shërbim të jetës dhe jo të dogmës “ ekziston apo jo ai lartë në qiell”. Këtë çka po them dëshiroj ta ilustroj me qëndrimin rreth kësaj çështjeje, të mendimtarit të madh greko- sirian, Lukiani i Samosatam-it (120-180). Ai, këtu e 1800 vjet më pare, është shprehur kështu për besimtarët ndaj fesë: “Mjeranët e shkretë i kanë mbushur mendjen vetes se do të jenë të pavdekshëm dhe do të rrojnë në përjetësi, nëse adhurojnë atë sofistin e kryqëzuar e nëse jetojnë sipas ligjeve të tij… E i marrin këto doktrina goja-gojës pa ndonjë provë të qartë. Kështu kur mashtruesit e sharlatanët hyjnë mes tyre, kaplojnë menjëherë pasuri të mëdha duke sunduar mbi këta leshko.” Kaq thotë shkurt, por me bindje, guximtari dhe mëndjehapuri Lukian.
Tani le ta lëmë Lukianin e Samosatam-it, i cili në pak rrjeshta i ka thënë “të gjitha” për atë çka ka menduar e ndëshkuar, ata që i quan “mjeranë të shkrtetë”, dhe të shkruajmë për “Lukianin” shqiptar, Prof. Hulusi Hakon. Prof. Hulusi Hako u lind në Delvinë më 10 Tetor të vitit 1930. Fëmijërinë e kaloi në mjerim, ashtu si “Luli i Vocërr” i Migjenit, e madje ashtu si ai, si të kenë qenë vëllezër për kushtet e jetesës dhe të mjedisit ku u rritën. Shkollën fillore e nisi dhe e mbaroi po aty, në Delvinë, mes moshatarëve krejt të drobitur, barkbosh e që përgjëroheshin për kafshitën e bukës. Por, duke u rritur, shumë gjëra i ranë në sy për çka ndodhte rreth e rrotull, në Delvinë e ca më tutje Delvinës. Informacionet që i sillnin ca të rinj, më të rritur se ai, e që në muhabete burrash thoshnin se ishin partizanë, mori vesh që ata luftonin me të huajt pushtues, me ca përbindësha të pangopur për të pushtuar hapsira që s’ishin të tyret. Ishte vetëm 13 vjeç kur Hulusi Hako iu bashkangjit, sipas mënyres së tij, atyre që i mendonte të ishin, jo si ai, por guximtarë, nga ata që nuk kishin frikë nga vdekja. Ishin njësitë guerile, formacion luftarak, që edhe sot e kësaj dite, pas 76 vjetësh, pjestarët e njësitit i përfytyron si heronj, “të ngrirë” ashtu si ishin, e që mbetën, të rinj e të bukur, pa u tjetërsuar, në historinë tonë më të lavdishme. Në atë luftë Hulusiu “luftoi” edhe si korrier partizan, por që asnjëherë nuk iu mbush mendja për të meritur emrin luftëtar.
Sidoqoftë nuk ka njeri që t’ja mohojë atë që ai mori pjesë në atë betejë të madhe, si një lojtar “i vogël” në luftë, por që gjithçka e bëri me zemër. Vitet pas çlirimit ishin vite që kërkonin një “luftë” tjetër, atë të rimëkëbjes së vendit, por për atë që ishte më kryesorja, “rimëkëmbja’ e arsmit, e kujdesit ndaj brezit të ri, i porsadalë nga lufta çlirimtare, për t’u armatosur me armën e diturisë. Hulusi Hakos iu dha e drejta, me bursë nga pushteti i ri popullor, të studjonte në gjimnazin famëmadh “Asim Zeneli” të Gjirokastrës. Aty dërgoheshin nxënësit e zellshëm, gjë që e vërteton fakti që nga ajo shkollë dolën figura të shquara në fusha të caktuara të jetës, të artit e të shkencës, me kontribute të mëdha për kombin. Hulusi Hako mban mend të kishte shokë klase Dritero Agollin, Ylvi Vebiun, Mite Gugën dhe Kujtim Beshirin. Mban mend, gjithashtu, të kishte shok gjimnazi edhe Ismail Kadarenë, por ai ishte një vit më poshtë, thotë Hulusiu. Por Hulusi Hako mikun dhe shokun më të mire të gjimnazit kishte Dritero Agollin. E donin dhe e respektonin shumë njëri-tjetrin. Thuhet se pak njerëz kanë në natyrë këtë: të nderojnë pa zili mikun e tyre të lumtur. Nga kjo shoqëri e tyre, e çiltër dhe e sinqertë, mësova se shkrimtari i madh i ardhshëm, Driteroi, në vitin 1951, i ka kushtuar një poezi mikut të tij, Hulusi Hako, e cila është botuar në numrin e muajit Prill të atij viti në revistën “Pionieri”. Për kuriozitet të lexuesit po sjell tri strofa nga ajo poezi: “Me bukë e pa bukë/Dhe pa hi në vatër/Urinë, mjerimin/Dhe s’kishe gjë tjatër. Dhe si thëthin bleta/Mbi lulet me erë/Mjaltin e kulluar/Në pranverë e verë. Ashtu edhe tinë/Thëthin Diturinë/Plot me ëmbëlsi/Shok o shok Hulusi!”
Pas mbarimit të gjimnazit, matura e vitit 1952, Dritero Agollit i doli e drejta e studimit për në Fakultetin e Letërsise të Universitetit të Leningradit, ndërsa Hulusi Hakos për në universitetin “ Lomonosov”, në Moskë, në Fakultetin e Filozofisë. Universitetin “Lomonosov” (1952-1958) studenti nga Shqipëria, Hulusi Hako, e përbylli me nota të shkëlqyera, si më i miri mes shokësh e shoqesh. Dhe pas këtij “udhëtimi” për t’u armatosur mjaftueshëm si filozof, në shkencën që studjon ligjësitë me të përgjithshme të zhvillimit të natyrës, të shoqërisë e të mendimit njerëzor, si një nga format e ndërgjegjes shoqërore, ai kthehet për të qënë një ndër pedagogët e parë të Universitetit të Tiranës dhe të shkollave të tjera të larta në vend. Si pedagog Hulusi Hako u muar kryesisht me lëndën e Ateizmit Shkencor, me lëndën mësimore disi të vështirë për kohën për shkak të botkuptimit anakronik e anadollak të shoqërisë shqiptare. Por ai për këtë vështirësi të përkohëshme nuk u ndje kurrë keq, mes studentësh të etur për dituri, sepse ishte i ndërgjegjshëm, i bindur shpirtërisht e mendërisht se për çka spiegonte ishte i kthjellët se thoshte vetëm të vërtetën rreth besimit të njerëzve tek zoti, të çdo feje, mysliman, ortodoks apo kataolik. Në përpiekjet e tij si ateist shpesh thotë se nuk është faj i madh të mos dish të vërtetën në lidhje me besimin tek zoti, por është faj i madh ta përbuzësh pasi ta kesh mësuar. Feja, thotë profesori, është thjesht kontroll i mendjes së njerëzisë. Ai, për të qenë korrekt me veten, më citon disa vlerësime e mendime për fenë, të thëna nga mendimtrët dhe filozofët më të shquar të botës. Ja disa prej tyre:
“Bota mban dy kategori njerëzish: njerëz inteligjentë pa fe dhe njerëz fetarë pa inteligjencë”. Abdul al Maari “Tërë problemi me botën është se idiotët dhe fanatikët janë aq të sigurt ndaj vetes, ndërsa të mençurit plot me dyshime.” Bertrand Rasëll “Feja është kryevepra e artit të stërvitjes së kafshëve, sepse stërvit njeriun në atë se çfarë duhet të mendojë.” Artur Shopenauer “Kleriku i parë ishte mashtruesi i parë që takoi idiotin e parë.” Volteri “Tërë fetë janë themeluar mbi frikën e të shumtëve dhe zgjuarsinë e të paktëve.” Stendali “Feja konsiderohet prej popullit të rëndomtë si e vërtetë, prej të mençurve si e rremë dhe prej sunduesve si e dobishme.” Seneka i Riu “Besim do të thotë të mos duash të mësosh çka është e vërtetë.” Fridrih Niçe “Feja është nga sendet më të mira për të heshtur popullin e rëndomtë.” Napoleon Bonapart Dhe pasi m’i lexoi këto thënie të nxjerra me kujdes nga thesari i mendimit njerëzor, Profesori më pa drejtë e në sy e tha: Hë, si thuaj, të besojmë këta, apo të dërgjoj baballarët e dervishët e tu?
Prof. Hulusi Hako tashmë sapo mbushi 90 vjeç, një jetë e gjatë nga mund të sjellësh ngjarje e episode, të cilët në vetvete përmbajnë histori të punës së tij si pedagog të disa breza studentësh nga e gjithë Shqipëria. Për fat të mirë ai ende është me plot shëndet, por edhe me plot humor të hollë, një “pasuri” tjetër e tij, të cilën është e vështirë ta dallosh qoftë edhe në biseda serioze. E tregojnë ende studentët e atyre viteve një dialog të sinqertë midis tij dhe një studenteje të Insitutit të Lartë të Arteve. Ajo, pra studentja, pasi i ish përgjigjur tezës së provimit ish afruar tek profesori dhe i kish pëshpëritur në vesh: -Profesor, doni të dini ç’kam thënë me vete para se t’i përgjigjesha tezës? -Pa tjetër! -O zot më fal mëkatin! -Ashtu mbaje, për derisa unë s’qesh i zoti një vit të tërë të të mbushja mendjen se zoti është iluzioni më tragjik i njerëzimit. Ti vazhdo të endesh në mjergullën tënde fatkeqe! Prof. Hulusi Hako është mjeshtër i fjalës dhe i forcës së argumentit. Ai e çfaq këtë veti të tij të çmuar në bashkbisedim me njerëzit e thjeshtë, në auditore ku e jepet raste të ligjërojë për çështje të ndryshme të fushës ku ai është kompetent, siç është ateizmi shkencor, por dhe për probleme shoqërore, nga ata që janë objekt pune për sociologët. Një ndër polemikat, gjë që mbetet “çudi” për Botën, është tolerance fetare, bashkëjetesa midis feve në Shqipëri; Myslimanëve, ortodoksve, katolikëve e bektashinjëve. Profesor Hulusi Hako ka mendimin e tij sa origjinal, por edhe aq shkencor. “Jo, toleranca fetare nuk është atribut i feve, e as i klerikëve. Ajo është një produkt i ndërgjegjes kombëtre të shqiptarëve dhe u kultivua kundër feve kryesore. Madje është përdorur si antikorp, si imunitet atdhetar ndaj një diversioni përçarës e asimilues antishqiptar të feve, të cilat, prej natyre dhe pretendimeve të veta, janë thellësisht intolerante, sikurse janë instrumentalizuar nga klerikët për t’u mohuar shqiptarëve alfabetin, shkrimin, gjuhën, shkollën dhe krejt identitetin kombëtar. Presioni e feve, arsyeton Profesori, mbështetur në autoritetin e kohës, të instrumentalizuara dhe nga pushtuesit dhe fqinjët tanë, e kish mbushur kupën e durimit ndaj shqiptarët shpallën:”tjetër është kombësia, e tjetër feja.” Nga padurimi shpërtheu edhe idea lapidare: “Feja e shqiptarit është shqiptaria.” Pra ishte ndërgjegjja popullore që “zdrugoi” fëtë dhe ia vuri klerikëve këmbët në një këpucë.”
Prof. Hulusi Hako është intelektual i shquar dhe me kontribute të veçanta si filozof-ateist. Falë punimeve të tij teorike, të cilat janë të njohura edhe ndërkombëtarisht, në vitin 1978 iu dha titulli “Doktor i Shkencave” e disa vite më pas mori titullin Profesor (1985).
Ai e konsideron parim të madh demokratik çështjen e lirisë së ndërgjegjes. Nisur nga kjo ai ka plotësisht të drejtë, madje është e drejta e tij të mos besojë në zot. Sipas tij janë faktet jetësorë kokëfortë, ligjet e shkencës dhe një përvojë shekullore e njerëzimit, që flasin gjithnjë e më fuqishëm dhe e çojnë ujin në mullirin e ateizmit. Bindja e tij se “ateizmi është kulturë dhe aspiratë e popujve” mbetet e pakontestueshme dhe e pa parevokueshme. Profesori, edhe pse në moshë të thyer, nuk është lodhur apo tërhequr kurrë për t’u thënë besimtarëve pa droje, publikisht: “|Duajeni fenë sa qielli, por jo në kurriz të ateizmit, përndryshe do të bënit figurën e fanatikut, ndrydhësit të ndërgjegjes dhe monistit e imponues për lirinë e besimit.” Në këtë luftë disi të vështirë, jo vetën në Shqipëri, por në mbarë Botën, Prof. Hulusi Hako ka përdorur armën me efikase, atë të trajtimit të botkuptimit fetar nëpërmjet librave. E ç’janë këto libra, mund të pyes lexuesi? Ato janë botime ku shpaloset botkuptimi i tij ateist ku është përpjekur të thotë të vërtetën. Por e verteta, thotë me dëshpërim Profesori, është gjithnjë e rrezikshme për pushtetin e maskarenjve, të shfrytëzuesve, të grabitësve. Ja, këto janë disa nga arsyet pse e shtypin të vërtetën. Ai pastaj tregon për sjelljen e politikanëve tanë me fetë, të cilët, sipas tij, janë demagogë të pështirë e që nuk i lidh asgjë me besimtarët, me ata që shkojnë qorrazi të falen në xhami, kisha e teqe. Madje falsitetin e politikanëve ndaj feve në Shipëri, momentet kuar ata çfaqen në krah të klerikëve në ditë të shënuara, i ironizon në mënyrën më therëse: “Dëgjo mirë moj Gjeraqinë, ç’thonë ca që venë e vijnë: Zoti e do Shqipërinë!”
Librat, me të cilët ai ka një jetë të tërë që spiegon se sa gënjeshtare e mashtruese eshtë feja, janë shumë, por mund të sjellim disa tituj si “Feja e parë në dritën e shkencës.” (1862). “Feja opium për popullin” (1954); “Bazat e ateizmit Shkencor” ( 1966), “Akuzojmë fenë” (1968); “Gruaja dhe fëmijët, viktimat më të ndjeshme të ideologjisë fetare” (1969), “Gjyq zotit” (1972), ”Vatikani paraziti shekullor i Planetit” (1984), “Ateizmi shkencor” (1988), “Flet Xhon Lok” (2005). Për të gjithë këtë veprimtari “armiqësore” ndaj zotit dhe për pozicionin e tij aktiv si ateist janë përhapur edhe thashetheme sikur Vatikani e ka dënuar me vdekje, ashtu si Galileo Galilei që u ndëshkua si “më kokëforti i heretikëve” nga Kisha Katolike. Të gjithë këtë thashethemnajë Profesori e merr me shaka. Për mua, thotë ai, ka fjalë se më ka dënuar po kaq rëndë edhe Patriakana, por për fat të mirë ky vendim nuk më ka rënë në dorë akoma.
Prof. Hulusi Hako ka edhe një veprimtari të gjërë si lector, brenda e jashte vendit. Janë me dhjetra kumtesa, tema shkencore dhe artikuj me tematikë të caktuar, të cilat kanë gjetur vend në organet e shtypit brena dhe jashtë Shqipërisë. Ai, si pjesmarrës në veprimtari ndërkombëtare, ka ligjëruar në disa konferenca shkencore si në seminarin “Filozofia në Ballkan” (1992), Konferenca Botërore për Filozofinë Klasike Greke (Rodos, gusht, 1993) Somos, ( gusht, 1994), Kos, ( 1997) . Në 60 vjetorin e fitores mbi Nazifashizmin iu dha rasti të ishte pjesmarrës në një konferencë të rëndësishme, e cila u mbajt në Romë më 7 Maj të vitit 2005.
Profesor Hulusi Hako është njëri idealist, atdhetar, njeri që ka trajtuar çështje kombëtare shqiptare, probleme madhore që nuk janë zgjidhur ende drejt në Ballkan. Këtë ai e ka trajtuar dhe vazhdon ta trajtojë me gjithë forcën e mendjes dhe të shpirtit. Prej vitit 2007 e deri vonë ai kryesoi “Shoqatën Atdhetare për Identirtet e Bashkim Kombëtar”. Pas largimit nga drejtimi i saj është zgjedhur Kryetar Nderi i përhershëm. Për çështjet kombëtare ky Plak i Urtë ka mendimin e fjalës së argumentuar e bindëse për mbajtjen gjallë të aspiratës shekullore dhe amanetit të të parëve tanë, të cilët kanë derdhur lumenj gjaku për Nënën Shqipëri. Atë e gjejmë në Manastir për 100 vjetorin e Kongresit të Dytë të Alfabetit shqip, në shkollën “Skënderbej” në Krajë të Malit të Zi, në Institutin Albanalogjik të Prishtinës për promovimin e librit “Shqiptarët dhe grekët”, në Skënderaj të Drenicës në përurimin e shtatores të Adem Jasharit, në Prishtinë në festimin e përvjetorit të Pavarsisë së Kosovës e në sa e sa ngjarje të tjera të karakterit mbarëkombëtar. Dhe prapë e prapë ai është në lëvizje edhe pse i mbushi 90 vjeç. Në Tiranë, më 1 Tetor të këtij viti, në Ditën e të Moshuarve, Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar (FRESH-i) e nderoi Prof. Hulusi Hakon me “Kullën e Sëhatit”, simbolin e Kryeqytetit.
E pyeta me humor Profesorin: Jetëgjatësinë, freskinë, kthjelltësinë në mendim, të qeshurën si të jesh “djalë i ri”, si është e mundur që Zoti nuk t’i merr, si nuk hakmerret ndaj teje? Dhe Profesori tha: Ai nuk mund ta bëjë këtë sepse nuk mundet. Jo se Zoti është i pazoti, por nuk ekziston. Ta gëzosh ditëlindjen e 90-të Prof. Hulusi Hako!
Une e kame patur pedagog te Filozofise ne Institutin e Larte Bujqësor Kamez dhe mbaj mend shume mire qe ky nuk ve ne diskutim njohurite e tij, po nuk ishte aspak njerzor. Ne nje provim te Filozofise nje studente e Ekonomikut ne mos gaboj me origjinë ne Malesia e Madhe kishte vendosur brenda mbeshtjelljes prej gazete te librezes se notave nje fotografi te Papes, nuk e di ku e kishte gjetur pasi ne ate kohe ishin te ndaluara cdo lloj feje dhe gjeje qe kishte lidhje me te. Ndersa studentja po pregatiste tezen e provimit dhe po behej gati te dilte per tu pergjigjur Hulusiu e hap librezen dhe mbeshtjellsen e prej gazete te librezes dhe me te pare fotografitë e Pales, e nxjerr menjehere jashte nga provimi vendosja e notes 4 ne librezen dhe sic ishte rregulli i aresimit te larte ne ate kohe perjashtim nje vit nga shkolla. Kjo eshte ana mizore e tij
Toleranca fetare eshte atribut i respektit pragmatik te pushtuesit ndaj ish-pushtuesit.
Larg nga plehrat turkoshqipfolese,sidomos kur keta jane te tredhuri(atheoi)……
Komunistet e hoxhe-enverit koci,lloji i hakove etj,kane dale nga vrimat,jane trimeruar dhe pasuruar dhe risundojne kete hale-orientale
Sakte qytetari.
feja u krijua nga nje drup te mencurish sundimtare per te mbajtur te neneshtruar me lehte shumicen e gjere te njerzeve posacerisht pjesen e varfer e te paditur te tyre..Tashme dihet qarte se si , kur dhe kush e organizoi fene ne baza institucionale…
Megjithate, ashtu si nuk mund te provohet ekzistenca e nje qenieje te mbinatyrshme, po ashtu nuk mund te provohet as mosekzistenca e saj, Dhe kjo gje do ta shoqeroje njerezimin gjithnje.
Me kujtohet nje shprehje e Hulusi Hakos qe thoshte ne perfundim te leksionit: hypi bufi ne gorrice, moj zymbyle, zymbilice. Elifmatraket e sotem çfrytezojne teknollogjine qe eshte vene ne sherbim te tyre, pa mendjen e kane derrase poçeje. Nje here nje prift po bente nje meshe ne Rome. Mbasi e perfundoi u tha njerzeve: shikoni tani se si perendia do ti ndezi qirinjte: Shkoi tek qirinjte, o hodhi pak eter mbi vete dhe ata u ndezen flake. Njerezit u habiten te gjithe dhe e besuan priftin qe perendia i ndezi qirinjte . Por çfare ishte kjo? Dihet qe eteri ne prezence te oksigjenit merr flake; asgje tjeter. Prifti çfrytezoi injorancen e njerzeve dhe djallezine e tij. KJo eshte feja. E dini pse ndodhin gjithe keto gjera sot ne bote? Nga injoranca, pa dija, idiotesia e turmes, dembelezmi per te mesuar dhe djallezia e ILIR METES (!) E kisha fjalen per ata qe drejtojne. Kush nuk beson tek vetja, e ka te humbur davane ne jete. Mos prit te te bien petulla nga qielli….! Respekt per ata gjimnazistat e dikurshem te Gjirokastres e Korçes.
Një gjë është e sigurt: ka një lidhje mes myslimanizmit dhe ateizmit. Si shpjegohet që ateistët më të egër shqiptarë janë edhe ish-islamikë?
Zoti na ruajtë!
Pikerisht ketu qendron ndryshimi ose pavlera e nje myslimoni
Duke qene i pavlere,ai deklaroher……bastardh (atheos)
Eshte e sigurt qê Zoti, nêse ekziston, nuk eshte ashtu siç pêrshkruhet nê librat e shenjtê! Eshte po aq e sigurt se tê gjithê hoxhallarêt, priftêrinjtê, dervishêt etj etj nuk janê pêrfaqêsues tê Zotit mbi Tokê. Ata pêrfaqêsojnê vetêm veten dhe interesat e tyre. Por megjithatê ka disa pyetje tê cilave eshte e veshtirê tu japêsh pêrgjigje. si psh: Pse ka diçka nê vend qê tê mos ketê asgjê! Apo mê thjesht: Pse ekziston universi, planetet, Toka, Dielli, galaksitê e pafundme etj etj! Si janê krijuar dhe pse?! Amund tê krijohet diçka nga hiçi?! Po jeta nê Tokê pse ekziston! A jemi ne produkt i rastêsisê dhe endemi kot mbi tokê?! Trupi dhe shpirti janê njê apo dy! Si spjegohen atêhere eksperiencat e pranê-vdekjes (near death eksperience),! Pra askush nuk di gjê. As Papa i Romês dhe as Hulusi Hako. Agnosticizmi êshtê filozofia mê e drejtê!
Njeriu qe ka share Zotin per 65 vjet dhe akoma jeton???
Ateizmi eshte nje xhakete bosh
Urimet më të mira për Prof. Hulusi Hako!
Përshëndetjet më të përzemërta Prof. Hulusi Hako me rastin e 90-vjetorit të lindjes, pjesëmarrësit aktiv dhe dëshmitarit konsekuent të botës shqiptare që nga fillimet e LANÇ. Si filozof, publiçist dhe aktivist shoqëror i palodhur , ai, si shumë intelektualë, specialistë, punëtorë, mësues, artistë etj., argumenton me jetën, punën dhe veprën e tij zhvillimin e madh e të ndërgjegjshëm të popullit shqiptar drejtë shkencës dhe përparimit.
Në intervistën e tij dhënë gazetës Panorama (20. 02. 2004) ai shkruan se (1) nuk ishte vetëm edukata ateiste shkencore që ndikoi në punën edukative për zbërthimin dhe luftimin e paragjykimeve prapanike fetare, por edhe tradita e fortë apatike e popullit ndaj fesë dhe klerikëve; (2) se Enver Hoxha porosiste që populli duhej bindur për kotësinë dhe rrezikshmërinë e fesë dhe të institucioneve të saj dhe të vendosi vullnetarisht vetë për kohën e mbylljes së tyre; (3) se Prof.H.Hako e konsideronte ligjin për fenë në Kushtetutën e 1976 si “ekspozim negativ në gjuhën e ligjit”.
Kush i ndiqte ngjarjet e kohës e kuptonte se nuk ishte fjala thjeshtë për fenë, por (1) ishte një hap logjik i guximshëm për të konkluduar arritjet sekulare popullore në drejtimin e duhur të zhvillimt dhe në linjë me popujt e vendet sekulare; (2) për t’i treguar botës se nuk ishim as nuk jemi një vend mysliman; dhe (3) ishte domosdoshmëri për vetëmbrojtje.
Shëndet, mirësi e jetëgjatësi Prof. të nderuar Hulusi Hako, Kasandra.
Prof. Hako
Nuk u identifikua me asnje pushtues, as me romakun qe e shkaterroi Ilirine dhe u krijoi hapesire sllaveve te jugut pas vitit 476 qe te shtrihen ne token e shkreteruar, as Bizantit as Osmanlinjeve. Ata qe fyejne profesorin jane njerez me veshoke te cilet per menfimin e rilindasit Vaso Shkodrani nuk kane degjuar. Ateistet i urrejne te keqijat e dogmatizmit. Asnje besimtar, asnje prift apo hoxhe qe flasin per zotin dhe betohen ne te, nuk e kane pare asnjehere zotin. Nuk dijne ta pershkruajne pamjen e tij. Nuk mund ta argumentojne qe “zoti” ka qene ne nje kishe apo xhami.
Pyetje sharseve:
I ka pare zoti qe trupat e shqiptareve te vrare te Izbices ne Drenice po dergohen ne shkritoren e Smederves per t’u djegur?
Vene gishtin ne koke ju sharesit me veshoke pushtuesi.
Dakord do te isha me profesorin(duke harruar per nje cast edukimin e tij) por nga historia me rezulton se kombet e perparuara e te ndricuara jane kombe me besim te forte fetar , ndersa ne “ateistet e shquar” shih se ku jemi! Nuk jam besimtar i mire, po me duhet te them se feja dhe koimbi jane nje. Nje nga faktoret qe jemi kaq prapa eshte edhe islamizimi i shoqerise. Per kete aresye rilindasit qe e kuptuan te paret qe ne nuk ishim si te tjeret dhe nuk mund te mesheteshim ne fe per aspirata patriotike, perpunuan tezen “feja e shqiptarit eshte shqiptaria”, se s’kishin rruge tjeter.
Sakt.
Eshte cmenduri te mendoi dikush se:feja e shqiptarit(sunit) eshte….”shqiptaria”!!!
Feja e shqiptarit eshte shqiptaria,
Sot u be e ditur per qytetaret ne Kosove qe ne Koshare nje prift serb para nje jave e kishte larguar flamurin shqiptar qe ishte vendosur ne vitin 1999. Feja nga serbet shfrytezohet per interesa kombetare. Cili nga besimet qi i kane shqiptaret
(me veshoke) i sherbejne shqiptarise?
Kombi dhe feja
Nuk e luan as topi që kombi dhe feja nuk janë një. Ka disa arsye shkencore dhe shoqërore pse nuk janë një, po mjafton të përmendim vetëm një arsye:
Kombi përcakton identitetin e njeriut nëpërmjet ADN-s. Kombi ka një gjuhë, një histori, një kulturë, një origjinë. Kombi është qeliza bazë e organizimit dhe mirëkuptimit të njerëzimit, bukuria e diversitetit të aktviteteve kombëtare dhe ndërkombëtare, qoftë edhe brenda shteteve multikulturorë të krijuar me refugjatë.
Feja nuk ka ADN, vetëm qendra ndërkombëtare dhe simbole fetare që i ngjiten kombit për të mbijetuar ose për ta pushtuar, siç bënë fqinjët tanë me trojet shqiptare duke zëvendësuar gjuhën dhe kulturën shqipe me gjuhën e tyre që do të çonte në zhdukjen e identitetit shqiptar sepse vetëm shqip nuk lejoheshin të mësonin shqiptarët. Po Rilindasit tanë të mëdhenj, gjenialë, i demaskuan, forcuan ndërgjegjen e popullin duke përdor edhe figurën e lavdishme të Skënderbeut që jetonte në kujtesën popullore dhe arritën bashkimin e popullit rreth identitetit kombëtar.Sa shumë gjak është derdhur për të jetuar në trojet tona dhe të pavarur.
Megjithatë, me intriga e mashtrime duke përdorur fenë si justifikim ata arritën t’i ndajnë katër vilajetet shqiptare midis tyre. Cilit Zot i falen shteti dhe kleri serb dhe grek që na shkaktuan tragjedi e genocid të paparë edhe mbajnë akoma territore shqiptare për vete dhe për dy krijesa të rastit që pa shqiptarët nuk janë më shtete?
Ideja rilindase “Feja e shqiptarit është Shqiptaria” është universale. Teoritë për kthimin e kombit në multikulturalizëm i ngjajnë parullës “Përçaj e sundo” që çon në prishjen e kombeve artificialisht, siç ndodhi me Jugosllavinë ku teritoret shqiptare ua ngjitën kombeve të tjera. Edhe shtetet në BE funksionojnë si shtete kombe, gjë që shqiptarët duhet ta kenë fort mirë parasysh. Kasandra.