Qeveria holandeze ka miratuar planet për të lejuar eutanazinë, për fëmijët e sëmurë terminalë midis moshës 1 dhe 12 vjeç.
Ministri i Shëndetësisë Hugo de Jonge tha se miratimi i eutanazisë do të parandalonte që disa fëmijë të pashpresë “të vuajnë në dhimbje të padurueshme”.
Eutanazia aktualisht është e ligjshme në Holandë për fëmijët më të mëdhenj se 12 vjeç, me pëlqimin e detyrueshëm nga pacienti dhe prindërit e tyre.
Gjithashtu është e ligjshme për foshnjet deri në një vjeç me pëlqimin e prindërve. Por, deri tani nuk ka pasur asnjë dispozitë për fëmijët e sëmurë terminalë midis moshës 1 dhe 12 vjeç.
Kjo çështje ka qenë jashtëzakonisht e diskutueshme dhe ka shkaktuar debat për muaj me radhë në koalicionin qeverisës të vendit që përbëhet nga katër parti. Kundër eutanazisë, ka pasur gjithashtu një kundërshtim të fortë, nga partitë konservatore të krishtera.
Ministri i Shëndetësisë tha se nuk do të ketë ndryshime të mëdha në ligjet aktuale, por mjekët do të përjashtohen nga ndjekja penale për kryerjen e një eutanazie të aprovuar ndaj dikujt në këtë moshë.
Eutanazia dhe vetëvrasja e asistuar ka qenë e ligjshme në Holandë që nga viti 2002. Pas disa muajsh të njëjtin shembull ka ndjekur edhe Belgjika fqinje.
Megjithëse në kushte shumë të rrepta, këto dy vende janë të parat në botë që kanë legalizuar këtë praktikë.
He…
Perendimi !
I ben njerzit t vrasin veten …
Euthanasia (nga Greqishtja εὐθανασία që do të thotë “vdekje e mirë”: εὖ, eu (e mirë) + θάνατος, thanatos (vdekje)) i referohet praktikës së fundit të një jete në një mënyrë e cila arrihet përmes dhimbjes dhe vuajtjes. Sipas Komitetit të Shtëpisë së Lordve në etikën mjekësore, definicioni i saktë i Euthanasisë është “një ndërhyrje e qëllimshme e ndërrmarë me qëllimin e vetëm të përfundimit të një jete, të shkaktimit të dhimbjeve të pakontrollueshme”.
Jo! Domethënë DORËZIM përpara vdekjes dhe dreqit bashkë
Njerëzit që nuk i kanë shitur trupin dhe shpirtin dreqit luftojn deri në shpirtin e fundit
Vend fundërrinash që ja përzjejnë zorrët edhe dreqit vetë
NUK E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EVROPA!
Nga vitet 90 qe kerkonim Shqiperine si gjithe Evropa kane kaluar shume eksperienca ne pervojen e shqipetareve . “Jo cdo gje qe shkelqen , eshte flori ” Shqiperia duhet te qendroje ne tabanin e vet . Asnje nuk duhet te marrim si shembull . Cdo “arritje” ka nje cmime . A duhet ne ta paguajme kete “cmim” , une mendoj se JO.