Vittorio Sgarbi është një personazh i njohur në Itali, si kritik arti dhe politikan.
Ai është i njohur edhe në Shqipëri, sidomos për miqësinë me Edi Ramën.
Së fundmi ai ka pasur një përballje direkte me modelen Franceska Pepe, me të cilën është raportuar se ka pasur një flirt.
Ata u njohën bashkë në një event në Sanremo dhe e kanë kaluar natën bashkë.
Fillimisht modelja Pepe e ka pranuar këtë flirt, ndërsa ka folur për mediat italiane.
“Ishim në Sanremo bashkë, në një event.
Një gazetar pyeti Sgarbin, sa e bukur, e fejuara jote është kjo vajzë?
Sgarbi u përgjigj, do të doja që të ishte, por megjithatë, po, është e fejuara ime”, tregon Pepe, sipas së cilës, flirti mes tyre zgjati për 7 orë.
“Isha në një inagurim në Sanremo dhe duhet të them se nuk kam pasur kurrë një ndenjë të tillë dashurie kaq të mënjehershme.
Mu prezantua një femër e bukur dhe u çarmatosa komplet.
Një rrufe në qiell të pastër, që zgjati deri në 6 të mëngjesit”, ka treguar Sgarbi nga ana tjetër.
Por tani Pepe e mohon të ketë ndodhur gjë mes tyre dhe mes modeles dhe Sgarbit ka pasur një përballje live, për historinë e flirtit.
“Ke qenë me mua në një tualet për më shumë se çerek ore, kemi një dëshmitar.
Përse do të zihesh me mua?
Ishe me mua për 7 orë atë natë.
Nuk mund ta mohosh që ke qenë në një dhomë me mua dhe ajo që ndodhi e dimë vetëm unë dhe ti dhe nuk më intereson ajo që tani ti do apo nuk do”, ka thënë Sgarbi.
“Ti në fakt je zemëruar me mua, sepse nuk bëmë gjë”, i drejtohet modelja Sgarbit.
“Nuk jam i zemëruar, përkundrazi.
Të mos ishte për mua, s’do ishte bërë e njohur dhe s’do të ftonin në Grande Fratello”, iu përgjigj Sgarbi.
(TemA)
7 ore inssieme ??
Nudo ?
Po keni Karonen neper kom moj Signora Modele ?
S’i bo syni terrt te rejave sot hejjj .
Di njeri cfar ndodhi ??
Nuk na mjaftojne plerat shqiptare, tani duhet te durojme edhe te huajt!?
Me thene te verten :
?
Ktu ose komento temen,
ose hy ke vendi ne ?
duke mos ju ngjit posht kepuceve ,
Atyre qe hyn me e bo ktu ..?
O gazeta Tema krijoni profilin serioz dhe mos shkruani karagjozlliqe qe i merrni nga gazetat vari lesht te huaja qe nuk i lexon njeri pervec varileshasve.Mos u beni karagjoza dhe ju.
Njeri i peshtyre , jo vetem ai , ka edhe te tjere si vellezer te tyj .
Tashi a u qin apo nuk u qin.
Kjo esht çeshtja.
Palo burr, plak i pa pjekur që ka mbetur aguridhe
Po gjoben sa e pagoi Zgarbi zonjushes per nje nate?
Sgarbi eshte Sgarbi,por edhe nje sharlatan….shumë femra ja kane thene para syve qe vetëm llap kote sepse eshte impotente d.m.th nuk i nrefet…kështu qe ne kete raste vajza eshte me e besueshme ???? ciao Sgarbi,fai il bravo e non dire cazzate ?????