Revolta e Adriano Çelentanos: Kjo që bëni është çmenduri masive

14 Tetor 2020, 10:36Lifestyle TEMA

Adriano Celentano ka botuar në faqet e tij në Instagram dhe Facebook «L’inessistante», një video e cila u drejtohet atyre të rinjve që nuk respektojnë rregullat e distancimit social, dhe ku falenderon edhe një herë mjekët që na kanë mbajtur për dore deri këtu.

“Hej vajza dhe djem, unë mendoj se është koha për të ecur përpara! Unë u drejtohem mbi të gjitha të rinjve. Ata që të ri kanë vetëm fizikun, por për pjesën tjetër: janë shumë të moshuar për karakterin tim

Duhet të më falni – vazhdon Çelentano – por është diçka që unë gjithmonë e kam menduar që kur isha i ri fizikisht, si ju.

Sot jam 82 vjeç vjet dhe për moshën që kam, duhet të më mbani në krahë dhe të më përkëdhelni siç bëhet me vogëlushët, sepse vetëm duke përkëdhelur mua, do të arrini të hidhni tutje idiotësitë që thonë mohuesit.

Dhe nuk e kam fjalën vetëm për ata që në mënyrë kriminale mohojnë shfarosjen e hebrenjve nga nazizmi, aq më pak u referohem debateve mediko-televizive.

Shyqyr që kemi mjekët, nëse nuk do të ishin ata që të na mbanin për dore në këtë rrugëtim dramatik, do të ishim edhe më rrugëhumbur se sa ata… ata të rinjtë.

Pra, mohuesit e vërtetë janë “ata të rinj” që pa maska, për të shfaqur një provë force, që është pak të thuash e pamend, mblidheni në grupe të rrezikshme pa minimumin e distancimit social, duke marrë dhe nxjerrë frymë mbi njëri tjetrin… dhe këtë e quani kurajë?

Jo. Kjo është marrëzi masive. Sigurisht, nuk duhet të na kapë paniku, siç thonë me të drejtë mjekët, duhet të dalim nga shtëpia dhe të takohemi, të mbajmë shoqërinë, të mos ndalemi së studiuari, së punuari, së bëri gjithçka sikur virusi të mos ishte, sepse nëse ekonomia shembet, nuk do të vdesim nga virusi, por edhe nga uria”, shprehet ai.

Dhe në fund, konkluzioni i Çelentanos:

“Prandaj kemi një objektiv për të arritur. Ndoshta më i rëndësishmi i historisë. Sepse do të jetë ai i fitores. Dhe mënyrën si fitohet e dimë: duhet të respektojmë 100 përqind rregullat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Duhet ta bëjmë absolutisht. Përndryshe, ju djem dhe vajza që grumbulloheni, as nuk e keni idenë për atë që mund të ndodhë. Por unë kam besim tek ju!”

35 komente në “Revolta e Adriano Çelentanos: Kjo që bëni është çmenduri masive”

    1. Me thene te verteten: says:

      V.K, akoma merreni me personazh italin imoral!

  1. hajt me sh'net says:

    Ha mut ha…0 eshte numer teper i madh perqindja e respektit per ty…plak budall qe le nje shije te keqe para se te takohesh me Luciferin tend te shtrenjte..hup poshtersine e qelbet

    1. ana says:

      Po nuk pate respekt per Celentanon o ditezi per ke do te kesh, per Enverin? qenke tru shpelare. Mjer ata/ato qe te rine prane.

      1. Lavdi Enver Hoxhes says:

        Debile. C´pune ka Enveri ketu ?!

        1. Www says:

          Debili satom, plehre

      2. Flutura says:

        Per Anen dhe ata si ana e ka fjalen Adriano .

        1. uaaa flutura moj e gjore ana te shau dull enverin ?????? po si keshtu moj, si do ja bejme tani moj e zeze ?????????

    2. antipatrea says:

      Epo … ti duhet të jesh më kafshë se çdo lloj shtaze që përmban fauna jonë. Vetëm një herë të kisha pasur fatin ta shihja këtë gjigant live … Por kjo vlen për mua që jam rritur me këngët e tij, jo për ty që je rritur me lopën dhe gomarin…

    3. Marvi says:

      Mjere ajo nene qe te ja nxjerr ne drite, me duket te ka harruar ne erresire. Palle.

      1. Alex says:

        O Marvi ti duhet te jesh shume me larte se Celentano, rrezig ke marre pjse ndonjehere ne koncertet e Stres tropoxhixhos? Nqs eshte kjo e fundit e vertete te lejohet te shprehesh keshtu.

    4. Nardi kombinatit says:

      Me ben kurioz pse mund te quhet budall Celentano?
      Se plak eshte ne fakt kjo dihet! Shume inat e paske, te paskan perzene nga ndonje koncert apo te ka share ne ndonje social?

      1. Me thene te verteten: says:

        Nese eshte idhuni yt dhe i gazetarit(talion) nuk do te thote se eshte i te gjithe shqiptareve!

        1. ben says:

          Kenget e Celentanos na mbanin me shprese dikur se nje dite diktatura do shembej, sic u shemb, dhe do jetonim te lire. Ne vend qe te flisni gomarlleqe per Adriano Celentanon, lajeni mire e mire gojen dhe … merruni me gjera te tjera se nuk arrini kurre nivelin e tij.

    5. pjeter says:

      Ti e ha aq shume sa nuk e kupton ,ne fakt Celentano nuk i referohet asaj prerjes si ty,llojit tend,nuk ka shanc njeri ti kthjelloje trurin,per faktin e thjeshte qe nuk e ke.Shpresoj te te zere virusi e te te shkundi ty,ta shofesh te sat eme,por te jesh gjalle e tu tregosh te tjereve ç’te pane syte.

  2. drita says:

    Ne cdo gje si dhe ne kenget e tij Celentano i mbrekullushem!

  3. ada says:

    Madheshtia ne cdo qelezi te tij. Keqardhje qe injoranca e disave ka fituar lirine.

  4. 1966 says:

    duhen lidhur shkurt ato qe flasin ne kete menyre per te madhin celentano

  5. Jimi says:

    Mos i thoni gje Mones per keto qe thote Celentano, se mire Edit ja theu me dysh, por kam frike se mos i turret edhe Celentanos.Mire qe Edi eshte ende i ri dhe mbane, po mbane dote Celentano 82 vjecare?????

    1. ? says:

      SA per sqarim, Edi qihet ne bythe, per te qire femra nuk qin dot, e ka thene vete kur mohoi te birin dhe ia veshi Kristaqit.

      1. kirurg says:

        Do ta kesh inatin më ndonjë të gjatë tjetër që ta ka ndezur të pasmen, se Edi e ka me prova që di si bëhet… ?

        1. ? says:

          Cila eshte prova? Gregun tha qe eshte i Kristaqit, se ne ate kohe nuk i punonte, kurse Zahon, e mire po quajte prove Zahon, s’kam c’them, po eshte prove qe asaj baxhelles po i fute fare me epruvete e pjek kokren e rrushit, po se fara e kujt ishte nuk dihet mire.

  6. spartak says:

    Çdo qelizë e çdo pore e trupit të të madhit e të pa arritshmit Adriano ÇELENTANO ka prodhuar dhe rrezatuar vetëm muzikë , art e mrekulli .
    Do kujtohet shumë , shumë gjatë , sidomos muzika e këngët e tij të pavdekshme dhe zor se do dali për së afri një kopje e tij .
    Këshillat , si prind , si qytetar dhe për vetë moshën e jetës së bukur të kaluar , tregojnë më së miri edhe thjeshtësinë edhe dashurinë njerëzore të këtij korifeu të muzikës botërore me emrin Italiane .

  7. Flutura says:

    Per Anen dhe ata si ana e ka fjalen Adriano .

  8. iksi says:

    Mìre more vellezer , Adrjano kritikoj te rinjt e vendit tij , çkeni qe grindeni e beni debate ju ketu ne Shqiperi?

  9. iksi says:

    po cmenduri masive

    të shtunë dhe të djelë nuk të zë virusi se e ka pushim

    në lokal nuk të zë – rrugëve po

    cmenduri – dje thanë ndryshe sot ndryshe

  10. Koti says:

    Këshillëe urtë e një burri të madh. Kush ka dy kokrra mend e kupton, kush është bosh nga kaplloqja, në të sëmës vaftë.

  11. ?virusi says:

    Te rrinjt jane rebel, nuk mund ti diktosh me venie maskash .
    Te njejten gje bente edhe celentanua ne vitet 70 , dhe gjithe leshura-gjatet , si puna e tij ,me favoretet si parapeta zisi , dhe mustaqet qe zgjasnin deri te supet , qe ishin dhe pisanjos , se ishte e modes qe te mos laheshe athere.
    Dhe 82 vjeçaret e asaj kohe , ishin konfiuz pse nuk u bindej rregullave te gavermenti çelentanua me shok !!!
    Tani qe eshte ne anen tjeter te “lumit” kerkon qe rrinia ti bindet ditaktit , ose bej ca them une ose ne burrg !!!
    Ik o çelentano pi kamomilin , dhe lere rrinin te te kujtoj me kenget qe do lesh pas.

  12. Fuocco... ? says:

    Si gjithmon Grandioso Celentano
    Konstant gjate gjithe jetes e karires se tij,
    ne Art.Musike e Qenie Umane – ne anen me te bukur te saj,
    Njerezoren …
    Rrofsh Adriano je nji idhull i vertet jovetem i asaj qe nenkupton
    Figuren e Vertet te nji Artisti ,si pak ne kte Bote.

    Ne te duam jovetem se muzika jote na shoqeroj ne dite gezimi apo trishtimi
    zhytur ne melankoli,por se kurt nuk na abandonove …ne asnji rretane.
    Qendro ashtu plot shendet e shirt ndezur ,mes nesh.
    Love you ?

  13. Operacioni Zjarri says:

    Nuk mund ta besoj dot qe ekzistojne njerez qe shajne Adrianon.

  14. NAIMI says:

    DIKUR I KTHENTE SHPINEN PUBLIKUT, ANTIKONFORMISTI NR. NJE, POR PLAKJA BEKKA TE VETEN TE TE GJITHE. FRIKA…

  15. Stroralliu says:

    0 ti me pseudonimin ” virusi ”
    Po diskutojme me ane te komenteve per thirrjen qe u ka bere Celentano te rinjeve,sepse rinia eshte si rinia…
    Pra ,a jane te drejta fjalet qe keshillon rinine ?
    Une them se jane shume keshilla pozitive,tamam te nje njeriu qe mendon pozitivisht per jeten e rinise qe te mos fluturoje me presh.ne b….
    Fundja…..kush eshte me trim se sa virusi vdekjeprures le te dale pa u vetmbrojtur….shifrat po flasin vete cdo dite.
    Sa per fjalet ofenduese qe nje pjese e komentueseve i.nxjerrin nga goja tregojne kapacitetin e secilit.

    Oburra o trima,flakini maskat se ato ju prishin bukurine dhe ju heqin burrerine.

  16. ED TIRONCI says:

    po pse e shani adrianon o njeres antiart..adriano celentano eshte ikone..eshte njeriu qe revolucionarizoi muziken italiane…dhe nqs ne moshen 82 vjecare nuk eshte me antikonformist ca te keqe ka.ai ka bere nje oservacion teper human.un kam nje bar ne udine te italise dhe me keta adoleshentet bej dhe policin shpeshhere.ulen ne grupe si perdorin maskat.qe ne itali eshte e detyrueshme si brenda dhe jashte.te shtunen e kaluar perzura nga lokali nje grup me 10 adoleshente.nuk perdoren maskat dhe ne vend qe te uleshin ne tavolinen qe u pergatita ..te madhe..per distancimin social..u ulen ngjitur ne dy tavolina.ne adoleshence te gjithe kena dash me bo garipin..po sot ska garipllik.sot eshte pandemi boterore .RESPEKTIMI I RREGULLAVE ESHTE DETYRIM QYTETAR.heret ose vone ky dreq virusi do iki.pastaj dilni ..ngjituni ..beni cfare te doni.sa per adriano celentanon..respekt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje