18-vjeçarja vdes nga mbidoza e drogës që mori dhuratë për ditëlindje

13 Tetor 2020, 19:51Lifestyle TEMA

Një 18-vjeçare italiane, u gjet e pajetë në shtëpinë e të dashurit të saj, vetëm një ditë pasi kishte festuar ditëlindjen.

Sipas autoriteteve, Maria Chiara Previtali, humbi jetën nga mbidoza e heroinës, të cilën i dashuri i saj, Francesco Gnucci, ia kishte dhuruar për ditëlindje.

“Ishte dhurata që ajo kishte kërkuar për ditëlindjen e saj. Për të ishte hera e parë “, tha ai para hetuesve.

21-vjeçari ka ritreguar me detaje ditën që kaloi me të dashurën e tij. Ai u shpreh se e morën heroinën gjatë drekës, dhe atë natë, ajo shkoi në shtëpinë e tij për të kaluar natën me të.

Të nesërmen në mëngjes, pasi u zgjuan, Francesco kuptoi se e dashura e tij kishte vdekur. Ai u përpoq ta zgjonte dhe më pas në dëshpërim e sipër telefonoi urgjencën.

3 komente në “18-vjeçarja vdes nga mbidoza e drogës që mori dhuratë për ditëlindje”

  1. omar abaz topelensi says:

    i beri vdekjen dhurate per ditelindje
    e duam shqiperine si gjithe evropa ama

  2. Saras says:

    Dava shurdhjesash……21 dhe18 vjec.

  3. pan demia says:

    të sëmurë psiqikë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje