Ul maskën të pijë një cigare, gjobitet 400 euro

13 Tetor 2020, 22:10Lifestyle TEMA

Uli maskën për të pirë një cigare gjatë pushimit të punës dhe tashmë duhet të paguajë 400 euro gjobë. Kjo ngjarje është regjistruar në Pavia të Italisë, ku një bariste u sanksionua nga policia jashtë lokalit ku ajo punonte pasi “nuk mbante maskën në një zonë me fluks të madh njerëzish”.

Pronarja e baristes Samanta u shpreh se do ta kundërshtojë këtë gjobë pasi ishte e panevojshme dhe sepse të gjithë i zbatonin me përpikmëri rregullat e vendosur për koronavirusin. Ajo shton se në momentin që efektivët gjobitën punonjësen e saj në lokal kishte shumë pak klientë të cilët ishin në një largësi të konsiderueshme.

Vendosja e maskës në ambientet e hapura po bëhet një masë e përhapur në shumë vende të Europës, nga e enjtja dhe në Shqipëri do të vendosen gjoba për këdo që nuk zbaton këtë rregull.

3 komente në “Ul maskën të pijë një cigare, gjobitet 400 euro”

  1. Tom Qukapiku says:

    Ç tu desh we ule masken moj ditzez !
    Me mir ulje breket…

    1. Anda says:

      injorant…njerez kot…

      1. Qinani says:

        Koh t kqija po jetojm.
        T ulësh maskën,t vejn gjob
        Po t ulësh brekt,t bëjn VIP.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje