Kryemadhi tha se s'do ta vendosë maskën, Manastirliu: Politikani thotë mos zbato rregullat por shko në intubim, pse me kë jemi në luftë ne se s’po e kuptoj?

14 Tetor 2020, 11:21Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kishte një përgjigje dhe një mesazh pas deklaratave të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila tha se nuk do ta vendosë maskën pavarësisht gjobave.

Manastirliu u shpreh se të gjithë drejtuesit politikë duhet të jenë bashkë në luftën kundër koronavirusit dhe jo të bëjnë thirrje kundër masave.

“Është një çështje shumë serioze kjo e pandemisë në Shqipëri. Të përballesh me epideminë që ndodh një herë në 100 vjet nuk është e lehtë dhe të përpiqesh që me gjithë kapacitetet dhe forcat e tua një vend si Shqipëria që ka vuajtur shumë në të shkuarën edhe sa i përket sistemit shëndetësor ku zotërinjtë dhe zonja në fjalë ka qeverisur, nëse do të ishin vite më parë do e trajtonim komplet ndryshe këtë diskutim.

Sot jemi duke diskutuar nëse duhet të vendosim maska e cila është barrierë mbrojtëse prej tekstili për të mbrojtur familjet, veten dhe për të mbrojtur shëndetin.

Si ka mundësi që mjeti më efektiv, i gjithëpranuar kudo në botë sot të vendosësh t’u bësh thirrje qytetarëve të tu, kjo do të thotë të mos duash shëndetin e qytetarëve të vendit tënd.

Është shumë serioze kjo histori, flasim për shëndetin e njerëzve, për ata 244 qytetarë pacientë në spitalet Covid që janë duke vuajtur jo me maskë lecke, me maskë oksigjeni.

Në qoftë se kushdo nga politikanët nuk e kupton se çfarë do të thotë të vendosësh një maskë lecke, ta refuzosh atë dhe në vend të kësaj të detyrohesh të vesh nga pakujdesia e atij tjetrit që nuk respekton rregullat dhe nesër të intubohesh dhe të arrish të thuash mos zbato rregullat?

Po pse me kë jemi në luftë ne se s’po e kuptoj? Me kë jemi? Me njëri-tjetrin? Ne duhet të jemi bashkë të gjithë”, tha ministrja Manstirliu.

1 komente në “Kryemadhi tha se s’do ta vendosë maskën, Manastirliu: Politikani thotë mos zbato rregullat por shko në intubim, pse me kë jemi në luftë ne se s’po e kuptoj?”

  1. Aha says:

    po monika s’ka si ta ve masken se i demton botoksin dhe fillerat qe ka bere ne fytyre. pse kot harxhon ajo mijera euro per te rrgulluar fytyren qe te rri me maske?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje