Qëlloi me breshëri plumbash shefin e Policisë, babai thirrje djalit 19 vjeçar: Dorëzohu një orë e më parë, baba ka ardh në Shqipëri

14 Tetor 2020, 12:20Kronika TEMA

Arben Hasanaj, babai i 19 vjeçarit Ilirian Hasanaj që dyshohet se ka qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të shefit të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe pak ditë më parë, i kërkon të birit që të dorëzohet.

Ai publikon një foto me djalin dhe i bën thirrje atij që të dorëzohet në Komisariatin më të afërt.

“Thirrje publike Drejtuar djalit tem Ilirianit te dorezohesh nje ore e me pare ne Drejtorin, komisariatin, apo piken me te afert te policise se shtetit. I lutem çdo njeriu qe din apo ka dieni te me njoftoje.

Baba i jot te pret nje ore e me pare kam ardh jam ne shqiperi. Baba te ka shpirt”, shkruan ish-punonjësi i Policisë Arben Hasanaj, babai i Ilirian Hasanajt.

Kujtojmë se, Ilirian Hasanaj është autori i dyshuar i atentatit që iu bë tre ditë më parë shefit të Policisë Bashkiake Mentor Hasanaj, në Grudë Fushë. Ai është shpallur në kërkim dhe ende nuk është lokalizuar.

2 komente në “Qëlloi me breshëri plumbash shefin e Policisë, babai thirrje djalit 19 vjeçar: Dorëzohu një orë e më parë, baba ka ardh në Shqipëri”

  1. Pelioni says:

    Baba shëmbullor,respekt për ish punonjësin e policisë Arben Hasanaj, kush është prind duhet t’a vlerësojë,për të ardhmen e fëmijve shqiptarë.

  2. Lani says:

    Baba ka bere pune te dobet ose nuk ka bere hiçgjë për të edukuar djalin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje