Shqiptari më i kërkuar për momentin në Greqi, për krimin e tmerrshëm që tronditi vendin

14 Tetor 2020, 11:54Kronika TEMA

Një grua 45-vjeçare me origjinë nga Ukraina dhe një burrë grek 42-vjeçar u vranë në mënyrë makabre disa ditë më parë në Loutraki të Greqisë. Policia greke ka shpallur në kërkim një shqiptar si autor të dyshuar të kësaj vrasje.

Krimi i rëndë ka ndodhur në banesën e gruas ukrainase, e cila bashkëjetonte me 42-vjeçarin. Pak kohë më parë ajo ishte ndarë me shqiptarin, me të cilin kishte një lidhje, dhe kishte filluar një tjetër lidhje me 42-vjeçarin grek që punonte si farmacist.

Por ndarja duket se nuk është pranuar nga shqiptari, i cili kishte shkuar i tërbuar në banesën e ish-partneres dhe aty kishte goditur për vdekje me sëpatë 45-vjeçaren ukrainase dhe partnerin e saj të ri.

Të parin kishte vrarë 42-vjeçarin, duke e goditur me sëpatë në kokë dhe duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas ishte vërsulur me tërbim drejt gruas me origjinë ukrainase, duke e goditur edhe atë në kokë.

Pasi i la të dy të vdekur në banesë, shqiptari mbylli derën nga jashtë me çelës dhe derën e hekurt me dryn. Më pas u largua nga vendngjarja me makinën e gruas 45-vjeçare.

Mjetin e braktisi në një zonë të shkretë dhe i vendosi zjarrin. Hetuesit thonë se brenda automjetit të shkrumbuar u gjetën edhe rroba të djegura, çka i bën ata të mendojnë se autori i krimit ishte ndërruar pasi kishte kryer krimin e dyfishtë.

Autoritetet kanë thënë se hyrja në apartamentin e gruas nuk ishte bërë në mënyrë të dhunshme, që do të thotë se shqiptari kishte ende çelësin e banesës.

Por celularët e dy viktimave nuk u gjetën në vendngjarje, çka e bën policinë të dyshojë se janë marrë nga vrasësi për të fshehur gjurmët, ndoshta sepse në bisedat me ish-partneren mund të kishte dërguar mesazhe kërcënuese.

Nuk ka ende një provë shkencore që të vërtetojë se autori i këtij krimi makabër të jetë ish i dashuri shqiptar i gruas. Por, ai është shpallur në kërkim nga policia greke dhe fotografia e tij është shpërndarë në pikat kufitare.

Megjithatë, hetuesit dyshojnë se autori ka patur kohë të mjaftueshme për t’u larguar, ndoshta edhe për t’u kthyer në Shqipëri.

Njerëz të afërt të gruas 45-vjeçare kanë thënë për hetuesit grekë se ajo u kishte treguar më parë se frikësohej nga ish i dashuri i saj shqiptar, pasi ky i fundit nuk pranonte ndarjen me të.

Për këtë arsye, hetimet e policisë janë fokusuar në pistën se ngjarja e ndodhur është krim pasioni.

6 komente në “Shqiptari më i kërkuar për momentin në Greqi, për krimin e tmerrshëm që tronditi vendin”

  1. Janulles me hanxhar kokes says:

    Hajd ne koke te Janulles tani.

    1. .... says:

      Ti je nje njeri i keq.
      Me vjen keq per familjen jote qe ka nje moster si ty
      Tani je ne siri apo je kthyer

  2. omar abaz topelensi says:

    ta kete bere ky pellazgu valle
    ska mundesi se nuk bejne pellazget nga keto gjera
    do jete propogande greke

    1. Leo says:

      Ndonji supaxhi 300 evrosh eshte me siguri.

  3. Lani says:

    Kërmë! Ky është barë për tokën që e ka mbajtur. Gjynah ta kapin të gjallë.

  4. Erdogan says:

    Kur bere derr e arine
    Cdeshe qe bere turkoallvanine.
    Per cfare Siri I thua atij qe kujton se ka te drejte te ofendoje nje person I nje Feje qe ka qene 1100 vjet para derrave turq si ky zoti me comentin ,,,,,,. +500 vjet pushtim Osmane,+ 30 vjet qe nga clirimi I Arnautise nga Diktatura Komuniste.
    Keta nuk e kuptojne se sa dem i shkaktojne vetes.
    Nuk eshte ceshtje Greqi Arnauti,por te semureve anti shqipetare dhe botes.
    I keqi shkaterron vetveten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje