FOTO/ Rama kujton pandeminë e vitit 1918: Vrau 50 milionë njerëz. Ja si i mbanin maskat

15 Tetor 2020, 08:18Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar edhe njëherë të gjithë qytetarët se nga sot maskat janë të detyrueshme.

Në facebook, Rama ka kujtuar pandeminë e vitit 1918, e cila zgjati dy vjet dhe që vrau mbi 50 milionë njerëz.

Rama ka publikuar edhe një album me fotot, të personave që në atë kohë mbanin maskë.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

MIRËMËNGJES ?

dhe me këtë album të vitit 1918, kur pandemia zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz, prej të cilëve pjesën dërmuese gjatë valës së dytë, si pasojë edhe e mosrespektimit masiv të rregullave pas hapjes së parë, duke ju kujtuar se NGA SOT MASKA ËSHTË E DETYRUESHME KUDO JASHTË SHTËPISË, ju uroj një ditë të mbarë.

1 komente në “FOTO/ Rama kujton pandeminë e vitit 1918: Vrau 50 milionë njerëz. Ja si i mbanin maskat”

  1. Bill says:

    Po vesh maske, dhe prap numrat rriten?
    Athere per ca duhet maska.
    Shif Gjith Europen, mask mask mask, dhe ca ndodh… Virusi perhapet.
    Shif suedin, PA mask pa gje fare, numrat ne ulje…
    Vertet virusi esht mes nesh, por Mos shkoni ne ekstreme me maska, Kur shume doktor e epidemolog nga Gjith bota, thone qe ste mbron fare per shkak te masses se virusi qe esht me I vogle se influenza.
    Ather si I bie.. Rroft sebepi te bejn milionat disa nga shitja maska e.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje