Kunati i Lulzim Bashës pas plehrave të Tiranës, ja si menaxhohej Sharra në kohën e PD-së

14 Tetor 2020, 19:53Sociale TEMA

Prej disa ditësh, Partia Demokratike betejën politike e ka zhvendosur nga shënjestra për të rrëzuar Ramën në sulmet për plehrat e Sharrës.

Basha mund të marrë përsipër çdo kauzë kundër bizneseve të ndryshme, por vetëm me plehrat e Sharrës jo, pasi e shkuara e tij nuk fshihet lehtë. Të gjithë e kujtojnë sesi ka qënë landfilli i Sharrës në kohën kur qeverisej nga Partia Demokratike, një vatër e nxehtë mjedisore, e cila menaxhohej nga kompani klienteliste.

Në kohën kur Basha ishte kryetar i bashkisë së Tiranës, ai kontraktoi pikërisht një kompani, që kishte lidhje me kunatin e tij, Erjon Isufin, për përpunimin dhe riciklimin e mbetjeve, duke krijuar një monopol në Sharrë.

Akuzat do të bëheshin publike në atë kohë nga ana e deputetit të opozitës, socialistit Erjon Braçe. Ai me anë të një statusi në rrjetet sociale theksonte se pas kësaj kompanie qëndronte Lulzim Basha, kryetar i baskisë së Tiranës.

“Media njoftoi se kompania Grin e vendosur në rrugën Lekë Zaharia në Sharrë- Matanë Kombinatit është ajo që po përpunon plehrat  që grumbullohen në Tiranë. Zotëruesi i kompanisë është shtetasi Oliver Shtylla, ky i fundit është menaxher produkti i kompanisë Megatek”, shkruante Braçe në shtatorin e 2012-ës.

Por ai e hedh dyshime se pas personi është një punonjës i rëndomtë, që nuk ka mundësi të organizojë një aktivitet kaq të gjerë, duke nxjerrë emrin e Dionis Teqjas në kompaninë “Albanian Company of General Services”.

Këtu del edhe lidhja e mes kunatin e Bashës, pasi Teqja në këtë kompani kishte anëtar të Këshillit Mbikëqyrës, Erjon Isufin. Teqja gjithashtu është edhe pronari i Megatek, ku Isufi është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës. Për të ushtruar sa më mirë këtë investim, asaj kohe bashkia e Tiranës u angazhua për të mos lejuar banorët e komunitetit rom që të mblidhnin mbetjet ricikluese.

Biznesi i mbledhjes së metaleve dhe riciklimit në kryeqytet përllogaritet në vlerën e 1.3 milionë eurove çdo muaj. E pikërisht kjo kërkohej të kontrollohej nga firma që synonte të ndërtonte një pikë grumbullimi në Vaqarr.

Këtu duket se qëndron dhe meraku i Bashës për këtë çështje, që urdhëron deputetët e tij që të flasin përditë për plehrat….që këtë biznes në të ardhmen ta marrë sërish kunati i tij.(Shqip)

15 komente në “Kunati i Lulzim Bashës pas plehrave të Tiranës, ja si menaxhohej Sharra në kohën e PD-së”

  1. Ed says:

    PLAHRAT E SHARES I HIDHTE NE LUMI I LANES QE KUR E MORI RAMA ISHTE ME KIOSKA QE I HIDHNIN PLEHRAT NE LUMI
    PO CFARE THUA E TERE SHQIPERIA ISHTE KAZAN PLEHRASH ATEHERE
    KUJT I BESHE VONE PER PLEHRAT ATEHERE
    NJEREZIT THOSHIN EDHE KJO NA MBETI NE TE REGULLOJME ISHIN PAJTUAR ME ATE GJENDJE

    1. Dan says:

      O Edo a je i huaj apo Shqiptar?!Nga e shkruara me dukesh i huaj pasi ngjan si me google translate.Mundohu ndonje here te vesh ndonje shenje piksimi.Suksese ne shkolle.

  2. Agim says:

    Kunati,djali,dhendrri ushofte nga brenda pdja

  3. Tirana says:

    Rrofte Rama…

  4. Milo says:

    Ky kunati eshte sekseri dhe gjobaxhiu i Bashkësia. Gjurmoni kete dhe Spak do te gjeje thesarin e Ali Babase që te ushqehen breza shqiptaresh. Shkoni zbuloni bazen qe ky ka te Sheratoni aty ka krijuar call center gjobaxhinjsh dhe haters.

  5. Dritani says:

    Kancer familjarisht

  6. Emiljano says:

    Me kete fytyren e ndyre te ketij,
    ju lutem ktheni Besa Shahinin
    serish ne Tirane me mire qe ta
    mbaje edhe nje mandat.

  7. Gani says:

    Diarre,
    po keq fare,
    nga ato diarrete me therrje barku.
    Yyyyyyyyyyy rrace muti

  8. ?????? says:

    Shqiperia eshte shkerthy prej maskarenjve te poshter gjithmon hyp njari zbriti tjetri

  9. Mandravellua says:

    Si ka mundesi qe vete leku te kta te shemtuarit xhanem….!!!???,
    …perjashto Monen dhe Liken qe i kemi si `gonxhe`

  10. Besniku says:

    Ja paska mare doren plerave kunati i Bashes , plera e Bashes , plera do pleren ….

  11. bamja says:

    O Spaku kur do ta shofim pas hekurave kete mashtrus e gjobaxhi ordiner.Shkoni e shikojani bilancet dhe do te zbuloni se si vjedh gjithe bizneset e medha ne Tirane se ndryshe del Basha dhe i ben shantazh publikisht. Shkoni beni lidhjen e akuzave publike te Bashes dhe te pagesave qe kane bere me pas bizneset te Kunati. Na shpetoni se na rropen te gjalle. Taksat jane lule para zhvatjeve qe na ben Kunati me Bashen dhe presionet jane me keq se te mafiozeve qe kemi pare neper filmat me al Pacinon. Ndihmoni biznenis! Na hiqni Kunatin si ferre gjakpirese e punes dhe djerses tone!!! Sinqerisht nga nje biznes qe eshte ne listen e gjobave te Kunatit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje