Akademiku Artan Fuga bën zbulimin shkencor, pse femrat shqiptare martohen me meshkuj serbë

14 Tetor 2020, 19:34Sociale TEMA

Akademiku Artan Fuga, thotë se ka bërë një zbulim shkencor: Pse femrat shqiptare martohen me meshkuj serbë.

“Burrat serbë zgjedhin të qëndrojnë në fshat në tokat që zotëron familja e tyre, për t’u kujdesuar për tokën, bagëtinë dhe prindërit e moshuar.

Gratë serbe kanë braktisur fshatrat për një jetë më të mirë drejt qyteteve, duke refuzuar martesën në zonat rurale.

Me shumë pak gra të mbetura në fshatra duket tepër e vështirë që burrat të mund të gjejnë bashkëshorte për të formuar familje.

Kërkesa e tyre për martesë ka çuar në krijimin e një “tregu martesor” midis këtyre dy vendeve.

Po ashtu, edhe fshatrat në Shqipëri po shpopullohen me shpejtësi, por, janë kryesisht burrat që largohen jashtë vendit për të gjetur punë dhe gratë mbesin pas.

Në këtë mënyrë bëhet e vështirë për gratë shqiptare, sidomos në zonat rurale, të gjejnë partner për martesë.

Bazuar nga rrëfimet e pjesëmarrësve burra dhe gra, kam arritur të veçoj arsyet thelbësore që kanë shtyrë palët të kalojnë kufirin në kërkim të partnerit të jetës.

(1) mungesa e vajzave në vendin ku jetojnë, (2) refuzimi i grave serbe të martohen dhe të jetojnë në fshat, (3) “e dëgjuar nga të tjerë” se gratë shqiptare janë gra të lidhura me shtëpinë, që krijojnë familje, bëjnë mbi dy fëmijë, kujdesen për bashkëshortin dhe familjen e tij, pranojnë të jetojnë në fshat, bëjnë punët brenda dhe jashtë shtëpisë, nuk kanë shumë pretendime dhe nuk shpenzojnë shumë para, (4) mosha e tyre për t’u martuar, (5) nevoja për të krijuar familje, (6) dëshira për të pasur fëmijë dhe, (7) frika e të plakurit vetëm””, thuhet në studimin e reklamuar nga Fuga.

11 komente në “Akademiku Artan Fuga bën zbulimin shkencor, pse femrat shqiptare martohen me meshkuj serbë”

  1. ? says:

    SHume mire e ka Akademiku, thjesht ka shpieguar nje fenomen qe po ndodh rendom tashti, nuk ka shpikur ndonje cudi, as ka treguar ndonje malinjitet.

  2. qazim says:

    Po ku je o yll,po ku ke qene o studiuesi me i mencur qe njeh bota,po sa na ke munguar o njesh,po sa nevoje kishim e kemi per studime te tilla,po si nuk e nxorre pak me pare kete studim qe te merrje cmimin Nobel,po kush tjeter si ti mund ti beje keto studime,ti qe njeh politiken,demografine,begeti dhe bujqesine,seksologjine e ine e ine pa fund. Te lutem,te lutem mos na mungo kaq gjate dhe kujdesu qe Mero, shkrimet e tua ti shoqeroje me ate foton e fameshme te telefonit origjinal me spango.

  3. ilir says:

    kjo eshte e vertete kete ma ka thenje nje serb vet ne gjermani femrat serbe nuk duan te jetojne ne fshat te gjitha pretendojne beogradin ose europen me tha eshte gati e pamundur me tha te gjesh grua te re serbe ne fshatrat e serbise , marrin vajza shqiptare sepse pranojne fshatin punet e fshatit dhe jane me familjare me tha , vajzat e reja serbe tha nuk duan te bejne punen dhe jeten e fshatit

  4. Ilmi Veliu says:

    Akademiku nuk ka thene se te gjitha shqiptaret e martuara me serbë e maqedonas jane shitur me para. Ka grupe kriminelësh në Shqipëri që kan lidhje me grupe kriminelesh ne Serbi e Maqedoni dhe merren me trgëtinë e grave shqiptare. Eshte nje fshat ne Maqedoni me emrin Kosovë dhe i kan rrejtur shqiptaret se do te ju dergojmë ne Kosovë për te ju martuar. Kur kan arritur ne fshat, te ngratat nuk kan guxuar te kundershtojnë sepse do ti mbysnin. Ka te martuara edhe per burra shume te moshuar dhe ata per kit martesë kan paguar 2000 evro……. Fal grave te blera nga Shqiperija shume fshatra maqedonas kan filluar ti hapin shkollat fillore qe kishin qene te mbyllura sepse nuk kishte pasur femijë….

    1. ? says:

      Po ja shyqyr qe na i tregove ti o Ilmi Veliu. I paske hyre me thelle se akademiku, bravo per zotin, qeke inteligjent i ceket.

  5. Nick says:

    Qenke munduar shume zotrote, paske shpikur rroten…

  6. Argyrina says:

    Ka ber studimin e leshit ky palaço profesor qe ja merr studimin nxenesve te tij dhe i perdor si ti ket ber vete.ky studim esht teme e doktoratures se nje vajze nga tropoja qe eka ber ne ankara (olta ) .hajdut ordiner

  7. Shqiptari says:

    Le te shtojn serbet se tek e fundit malsia shkodres vdesin per serbet qe ne kohen e hamut zogut , pastaj thon car dushani ishte shqiptar malok moterqir ishte verioret nuk njofin atdhe jo te ter po shumica gjithmon kra pushtusit kan luftuar .

  8. baki says:

    Aspak e vertete qe jane femra shqiptare kto jane serbe te veriut te Shqiperis ,hulumtoni pak me mire e mos ja futni kot.

  9. Nje vertet e thjeshte por e dhimshme says:

    Eshte e vertete qe ky njeri shume here flet kote si sesane guri por ket her Ka then nje te vertet shume te thjeshte e dhimshme por e vertet

  10. ? says:

    Rroten me duket se e mban me dore ti o Nick.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje