Gjobë për mosmbajtjen e maskës, revoltohet Brizida Gjikondi: Skandaloze, fatura e dritave është kontratë

14 Tetor 2020, 11:34Sociale TEMA

Aktivistja e shoqërisë civile, Brizida Gjikondi ka reaguar e indinjuar lidhur me vendimin e qeverisë për vendosjen e maskave me detyrim edhe në rrugë, ndërsa do të aplikohet edhe gjobë.

Në një lidhje direkte me Skype për emisionin ‘ABC e Mëngjesit’, ajo e konsideroi skandaloz këtë vendim, i cili sipas saj është një shkelje e drejtave të konsumatorit, pasi këta të fundit kanë nënshkruar një kontrat për furnizimin e energjisë elektrike.

“Skandaloze që kemi një qeveri ‘Facebook’ që zoti Rama shpall VKM që do zbatoj ose masat që do të marrë. Është skandaloze që në faturat e dritave, që është një kontratë e pastër e furnizimit me energji elektrike  dhe qëllimi i saj është vetëm pagimi i faturave elektrike; me diktat qeveria të ndërhyjë në këtë faturë që është një marrëdhenie e pastër personale e qytetarëve me një end publikë, të ndërhyjë të vendos gjoba.

Për mua kjo është një shkelje e të drejtave të konsumatorit  dhe në bashkitë e ndryshme, avokati i Popullit ka një seksion që mbron konsumatorin. Nuk mund të vazhdohet të bëhet një shkelje kaq flagrante e ligjit në emër të tij”, tha Gjikondi.

9 komente në “Gjobë për mosmbajtjen e maskës, revoltohet Brizida Gjikondi: Skandaloze, fatura e dritave është kontratë”

  1. Ik mi budallaqe se je shembull i keq edhe per brezin e studenteve. says:

    Eshte bere kjo shoqeria
    civile si bande terroristesh. Ku jane rremujat i ke edhe keta. Ta heqin ate fjalen civile dhe ta quajne veten shoqeri anarshiste.

  2. Piro says:

    Motra, je shume ne rregull. Vertet per te vene duart ne koke. Me te njejten logjike foli dhe Erjon Veliaj. Kush nuk paguan leket te administrstori pallatit, do ja marim permes fatures se dritave – tha Erjoni. Biles shtoi se administrstoret kane te drejte te vene gjoba etj. Ka nje dalldisje lidhur ne respektimin e te drejtave te njeriut, sidomos raportit mes ligjit dhe te drejtave. Ketu njeriut te thjeshte ja fusin nga te gjitha anet.

  3. Papi says:

    Haaaaaahaaaaa
    Ligj konunistesh pastaj thone qe sjemi si prinderit, ata denonin te gjithe familjen se nje pjestar ishte kulak
    Ndersa sot edhe pse kontrata e energjise lidhet vetem nga nje person per familje keta thone “i kujt je se do te gjonisim baben se ske maske”
    Ptu fare e keqe mos e rruani per kto kercenime se ashtu u sollen edhe me te paren qe hiqnin patentat njerzve ne kembe pastaj u terhoqen si zvarranike
    Bej thirrje kush eshte gjobitur dhe pastaj eshte falur te bejne kallzim per dem psikologjik

  4. Tani says:

    Sa te jete psikopati kryeminister keshtu do te vazhdoje ky vend..

  5. e padrejtë says:

    dmth ti do të dënohesh nesër për dicka që dikush u fal dje?

  6. e padrejtë says:

    dmth ti do të dënohesh nesër për dicka që dikush u fal dje?

  7. Berati says:

    Spaguan dritat, ti pres dritat.- ok.
    Spaguan gjobat e makines ti pres dritat.- te makines?
    Shetit ne kohe karantine te heq patenen.-cne?
    Smban maske, te pres dritat.- çfare?
    Spaguan televizorin,te pres dritat.-tani e teprove. Te qij ropt se sot ka edhe champions.

  8. Lili says:

    Me gjoben e pare, ne prokurori per kallezim penal kunder ujesjellesit qe nuk ka te drejte me vjell taxat , qe eshte nje prerogativ e shtetit e kur jo e nje privatit, edhe ne qofte se te deklarojne fajtor ne Strasbourg per shkelje te te drejtat e tua! Aty fitojsh!

  9. Plaku says:

    Kjo Gjikondi flet ne emer te nje shoqerie civile,por kush nuk mendon si ajo eshte e keqja e kesaj toke…e ku eshte civilizimi dhe mendimi i lire tek ti moj zonje. Qeveritë zgjidhen nga shumica e qytetareve dhe e ka per detyre te qeverise me ligje dhe rregulla qe duhen zbatuar nga te gjithe. Ty dhe shoqerise tende po nuk te pelqeu kur te kete votime mos e voto dhe po ke kellqe rezoje,por ligjet janë te detyrueshme per tu zbatuar me korektese se per ndryshe shoqeria nuk eshte me demokratike,por anarshi. Je dhe avokate,leshi me mire me thene ????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje