Identifikohet rast me Covid-19: Ambasada e Shqipërisë në Romë pezullon përkohësisht shërbimet

14 Tetor 2020, 20:59Sociale TEMA

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë bën me dije se ditën e nesërme, më datë 15 tetor 2020, Zyra Konsullore e saj do të pezullojë përkohësisht të gjitha shërbimet.

Shkak për këtë është bërë identifikimi i një rasti pozitiv me Covid-19 në këtë institucion.

Ambasada shqiptare thekson se po merren të gjitha masat për dezinfektimin e të gjitha mjediseve.

“Mbetemi në pritje të rezultateve të testimeve të kryera për Covid-19, për të gjithë punonjësit e Ambasadës në Romë, në mënyrë që të rifillojmë shërbimin sa më parë dhe me masat e nevojshme të sigurisë”, thuhet në njoftimin e saj.

Ambasada shqiptare në Romë i bën thirrje qytetarëve që të mos paraqiten pranë institucionit deri në një njoftim të dytë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje