Shifra alarmante: Vijon të rritet numri i të infektuarve, 257 raste pozitive, 5 humbje jete nga Covid-19

15 Tetor 2020, 16:37Sociale TEMA
Shifra alarmante: Vijon të rritet numri i të infektuarve, 257 raste

Vijon të rritet numri i të infektuarve në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një tjetër rekord infektimesh, ku janë konfirmuar pozitivë 257 persona.

I lartë vijon të mbetet edhe numri i viktimave, ku edhe ditën e sotme kanë ndërruar jetë 5 pacientë. Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë këtyre orëve janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar në 9864 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Ndërkohë rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 83 raste në Tiranë, 29 në Fier, 27 në Durrës, 20 në Shkodër, 14 në Korçë, 12 në Berat, 11 në Elbasan, 8 në Mirditë, 7 në Lushnje, 6 në Tropojë, nga 4 raste në Lezhë, Librazhd, Kuçovë, 3 në Kukës, Kavajë nga 2 raste në Has, Vlorë, Gjirokastër, Pogradec, Ura-Vajgurore, Divjakë, nga 1 rast në Krujë, Devoll, Kamëz, Mat, Tepelenë, Dibër, Prrenjas, Roskovec, Memaliaj, Gramsh.

Njoftimi i plotë i MSH:

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se se nga 1398 testime kanë rezultuar 257 raste të reja me COVID-19 dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit.

Janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar në 9864 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 83 raste në Tiranë, 29 në Fier, 27 në Durrës, 20 në Shkodër, 14 në Korçë, 12 në Berat, 11 në Elbasan, 8 në Mirditë, 7 në Lushnje, 6 në Tropojë, nga 4 raste në Lezhë, Librazhd, Kuçovë, 3 në Kukës, Kavajë nga 2 raste në Has, Vlorë, Gjirokastër, Pogradec, Ura-Vajgurore, Divjakë, nga 1 rast në Krujë, Devoll, Kamëz, Mat, Tepelenë, Dibër, Prrenjas, Roskovec, Memaliaj, Gramsh.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 249 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 65 vjeçar nga Kavaja, një 75 vjeçar nga Elbasani dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 70 vjeçare, një 71 vjeçar, një 77 vjeçare.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Përdorimi i barrierës mbrojtëse duhet të konsiderohet vetëm si një masë plotësuese dhe jo si zëvendësim i masave parandaluese. Ajo duhet të zbatohet së bashku me distancën fizike 1.5 – 2 m dhe higjienën e duarve.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (15 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 257
Të shëruar ne 24 orë 102
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 1398
Testime totale 103,402
Raste pozitive 16212
Raste të shëruara 9864
Raste Aktive 5909
Humbje jete 439

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2935
Durrës 620
Shkodër 439
Korçë 329
Fier 336
Lezhë 299
Elbasan 257
Vlorë 210
Berat 174
Kukës 167
Dibër 78
Gjirokastër 6

(TemA)

3 komente në “Shifra alarmante: Vijon të rritet numri i të infektuarve, 257 raste pozitive, 5 humbje jete nga Covid-19”

  1. injorantja says:

    “humbje jete” – cfarë do të thotë?

  2. injorantja says:

    “humbje jete” – cfarë do të thotë? ///

  3. Enderrimtari says:

    Sot ne mengjes heret ne kuadrin e hetimeve te nisura me kerkesen e Gjykates se Posaçme franceze qe gjykon pushtetaret dhe ish pushtetaret, policia bastisi per kontroll shtepite e Ministrit te Shendetsise Olivier Veran, Drejtorit te Pergjithsem te Sherbimit Shendetsot, ish ministres se shendetsise Agnes Bouzin, ish kryeministrit Edouard Philippe etj, etj, ne kuader te hetimeve per keq menaxhimin e situates pandemike ne France. Une banoj ne France dhe tani kur ky lajm perben kryetitullin e te gjitha kanaleve radiotelevizive une po shoh nje ENDERR TE BUKUR sikur SPAKU yne ka bastisur psh. shtepine e Yllit Televiziv Ministres Manastirliu. Pasi te gjithe e dime se drejtesia ne Atdheun tone te Dashur eshte po aq e pavarur sa dhe ne France, hahahahaha
    QOFTE LARG MOS E DHENTE ZOTI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje