Aktivistja shqiptare shpallet person “non grata” në Mal të Zi: Në doganë u sollën keq

16 Tetor 2020, 13:43Rajoni TEMA

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur me aktivisten shqiptare, Elida Jorgonin, në shtetin e Malit të Zi. Elida është shpallur person “non grata” në vendin fqinj dhe refuzimi për të firmosur një dokument të tillë ka bërë që asaj t’i ndalohet hyrja për një vit në shtetin fqinj.

Elida udhëtoi më datë 10 tetor 2020 drejt shtetit fqinj dhe shkoi për të biseduar me Drejtorin e Arsimit në Komunën e Tuzit dhe drejtorin e shkollës shqiptare “Gjergj Kastriot – Skënderbeu”, që më datë 15 tetor, të jepte për fëmijët e shkollës disa flamuj kuqezi.

Në kthim, ajo u ndalua në doganën malazeze dhe u mbajt për 1 orë e gjysmë në presionin e policëve të doganës. Ata i dhanë disa shkresa për të firmosur, por Elida nuk pranoi sepse ishin në gjuhën malazeze. Në momentin që ajo nuk pranoi i vendosën masën administrative për ndalimin e hyrjes së saj në Mal të Zi për një vit.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, Elida u shpreh se nuk ka pasur asnjëherë ndonjë masë në Mal të Zi. Ajo tregon se në doganë janë sjellë keq me të.

“Kur më thanë për të firmosur në disa dokumente, unë nuk pranova, pasi nuk dija se çfarë ishte shkruar aty. Ju thashë se pa avokatin tim nuk firmos asgjë. Më pas më gojë më thanë ti je “non grata” për një vit. Them më keqtrajtuan se nuk më shpjeguan asgjë. Nuk më dhanë asnjë arsye se pse u shpalla person “non grata”, tha Elida.

Aktivistja ka treguar se kur ka shkuar në Mal të Zi nuk ka pasur asgjë me vete, asnjë simbol kombëtar shqiptar që mund t’i ketë provokuar. Elida pretendon se ekspulsin e mori pas daljes së saj publike në “Shqipëria Live”.

“Kam patur aktivitete në Kosovë, Maqedoni, por asgjë shqetësuese. Nuk e kuptoj arsyen e këtij vendimi”, tha Elida, e cila shtoi se e ka ankimuar vendimin.

“Jam brenda afatit për ankimim, e kam bërë te ministri Sandër Lleshaj dhe te ambasada e Malit të Zi në Tiranë. Jam në pritje të përgjigjes. Askush nuk mund të cenojë të drejtën time. Do ta ndjek këtë çështje”, përfundoi ajo.

8 komente në “Aktivistja shqiptare shpallet person “non grata” në Mal të Zi: Në doganë u sollën keq”

  1. Kleji says:

    Te shikojme si do reagoje shteti Shqiptar.

    Mali i zi eshte nje vend etnikisht i perzier ku 50% jane malazez dhe Shqiptaret perbejne 10%.

    Per te mbajtur balanca, Mali I zi merr ndonjehere masa te ashpra qe nuk kane lidhje me Shqiptaret specifikisht.

    Por ka raste qe policet mund te jene serve dhe reagojne ne menyre jo zyrtare.

    Pervec Shqiptareve te Mali te zi qe duhet te interesohen dhe ta sqarojne kete pune, presim reagimin e shteti Shqiptar dhe ambasaden malazeze.

    Normal qe nje shtet liiliput dhe nje komb inkezistent si mali i zi duhet te japin pergjigje.

    1. Klimax says:

      Po c’pune ka shteti shqiptar per nje qytetare “aktiviste” qe nuk respekton ligjet e nje vendi te huaj?!!! Mos harrojme nje nga rastet kur shteti shqiptar shpalli 52 shtetas “non grata” per te shkuar ne ceremonine e varrimit te Konstandin Kacifas ne Bularat! Kur flitet per te drejtat e minoriteteve dhe jo te shqiptareve, personat ne fjale nuk trajtohen si “aktivista” apo “patriote”, por si “ekstremista”, “nacionalista”, “shovinista” e deri “armiq” te Shqiperise!!! Mos valle keto masa te ashpra merren per te “mbajtur balancen”?!!!!

      1. Koli says:

        O klitormax ik e komento te gazetat greke o nanqim.

      2. ALBEN says:

        Shqiptarët janë minoritet në Malin e Zi pra duhet të gëzojnë të njëjtat të drejtat që kanë serbët në Dardani.

      3. malazezi says:

        Po normal se Mali i Zi nuk ka nevoje per te importuar kllouner idiot nga “vendi shqipeve” se boll ka te vetet . Jeni bere te peshtire ne extrem me palaçolloqera bajate, dhe keni kthyer kauzen ne shou kllounesh te mediave “anemike” pa kritere moralo-politike . Kjo klloune thote qe shkoi ne Tuz per tiu derguar flamuj kuq e zi kur ne Tuz e Ulqin kane pasur dhe i kane me qindra e mijera flamujte shqiptar . Kjo klloune deri ne debilitet thote qe nuk kuptonte gjuhen e nuk kish kush ja perkthente , prandaj nuk firmosi …ska turp … genjen katercipisht !!!! Po si e kuptove ti qe ISHIN LETRA QE KISHIN TE BENIN ME AKTIVITETIN TEND “PATRIOTIK” e nuk ishin letra qe kishin lidhje me situaten sanitare te covid19 qe je i detyruar ti firmosesh pothuajse ne çdo pike kalimi kufitare dhe aeroporte neper Europe ??? Meqense “gjuha vete ku dhemb dhembi” dhe ky supozimi i “patriotes” ne fjale tregon qe dhe vete e din qe ka kryer veprime qe bien ndesh me ligjet e shtetit Malazeze !!!! Se ç’fare ……… e din “patriotja” por nuk na e thote !!!! PS per te pasur nje ide se kush eshte “aktivistja” shih foton ……e no coment .

    2. Erdogan says:

      Po kjo cdo me Flamurin Greke te Bizantit me Skiponjen me dy koke qe tregon ndarjen e Perandorise Romake ne ate te Perendimit dhe te Lindjes?
      Kete flamur (fllug) e mori Epiroti Greke Jeorgios Kastriotis nga Kostantino-poleos dhe turkoallvanosat e quajne Stamboll!
      Hipokritet skiptare nuk kuptojne qe historia e botes dhe historianet Greke dhe Latine e considerojne Ilyre Perandorin Megas Kostantinos,Perandorin Iuatinianos qe ndertoi Agia Sofian,bile edhe Spartakos Ngjelas,por mur vjen puna ta thote Kostantinopolis ne nder te Tij i vene por…….et nga Myslimanet “Pellazge dhe Ilyre”.
      Cne ju nuk bezani per Agia Sofian te kthyer ne Xhami?
      Inatin e kini me Greket dhe te ashtuquajturit Arvanitas apo me Turqit qe i consideroni “pushtues” dhe turkoallvanosat si Ismail bej Vlora,Frashellinjte etj?
      Cne Ismail Beu ishte Governatore ne Liban,kurse “vellezerit” e tij Arvanitasit Greke derdhnin gjakun per Epirin e Kastriotit per clirimin e Epirit nga Turqia?

  2. Pedro i ri says:

    I lumte burrneshes.
    Antishqiptaret te mbyllin gojen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje