Agimi i Artë, barku që e nxori, ende nuk është shterpëzuar, Shqipëria dhe zgjerimi në det

15 Tetor 2020, 09:31Rajoni TEMA

Nga Linda Karadaku

Drejtuesit e grupit neo-nazist të Greqisë Agimi i Artë u shpallën më 7 tetor, fajtorë për formimin dhe drejtimin e një organizate kriminale, nën petkun e një partie politike. Më 7 tetor 2020, Gjykata e Lartë Civile dhe Penale e Greqisë vendosi që Agimi i Artë vepronte si një organizatë kriminale, duke sulmuar sistematikisht emigrantët dhe të majtët.

Gjykata njoftoi gjithashtu vendime për 68 të pandehur duke përfshirë udhëheqjen politike të partisë. Nikolaos Michaloliakos, gjashtë anëtarë të tjerë dhe ish-deputetë, të akuzuar për drejtimin e një organizate kriminale, u shpallën fajtorë. Ishte një gjykim maratonë që zgjati pesë vjet e gjysmë, deri në përfundimin e arritur nga një gjykatë e Athinës, e cila vlerësoi se krimet nga anëtarët e Agimit të Artë, përfshi vrasje, nuk ishin veprime individuale.

Në fakt, ato ishin planifikuar dhe urdhëruar drejtpërdrejt nga një udhëheqje partie që përdori dhunën për të zhdukur armiqtë e perceptuar. Tetëmbëdhjetë ish-ligjvënës të partisë, duke përfshirë udhëheqësin Nikos Michaloliakos, një mohues i holokaustit i cili themeloi Agimin e Artë në vitet 1980 si një organizatë neo-naziste, ishin midis atyre që u shpallën fajtorë.

Dhjetëra të tjerë – anëtarë të partisë dhe bashkëpunëtor të supozuar – janë dënuar me akuza që lidhen me vrasje. Shumica e këtyre janë të lidhura me sulme të dhunshme midis 2012 dhe 2013 dhe përfshijnë goditjen fatale të këngëtarit të famshëm antifashist të hip hopit Pavlos Fyssas dhe sulmet ndaj emigrantëve dhe aktivistëve të majtë.

Nils Muiznieks, kreu i Amnesty International Europe u shpreh se “Ekziston një mesazh i qartë dhe i qartë në këtë rast historik, që krimet e urrejtjes nuk do të tolerohen më, [vendimi] mund të ketë gjithashtu një ndikim të rëndësishëm në parandalimin e dhunës raciste në të ardhmen”. Thanassis Kambagiannis, një avokat nga ekipi i akuzës, e ka përshkruar gjyqin si “seanca më e madhe gjyqësore që nga ajo e nazistëve në Nuremberg”. Agimi i Artë është një parti politike e ekstremit të djathtë, që admiron ish-diktatorët grekë Ioannis Metaxas të Regjimit të 4 Gushtit (1936–1941) dhe Georgios Papadopulos të Regjimit të Kolonelëve (1967–1974). Ata kanë përdorur simbolikë naziste dhe kanë vlerësuar figurat naziste.

OBJEKTIVAT RAJONALE TE AGIMIT TE ARTE

Pasi u themelua në 1985, Agimi i Artë për herë të parë mori vëmendje të konsiderueshme në 1991 dhe në 1993 u regjistrua si një parti politike. Në atë kohë, Agimi i Artë kishte miratuar disa objektiva rajonalë të përqendruar në Ballkanin Jugor si programin e saj kryesor, sic ishin: të promovonte idenë e një Greqie të Madhe përmes zgjerimit të territorit grek në Shqipërinë e Jugut, në atë që ata e quajnë Epiri i Veriut, në Republika e Maqedonisë së Veriut, dhe Bullgarisë së Jugut, dhe përfundimisht ripushtimin e Konstandinopojës, Stambolli i sotëm, dhe Anatolia perëndimore përmes luftës me Turqinë. Ata gjithashtu bënë thirrje për helenizimin e plotë të Maqedonisë greke dhe Thrakisë Perëndimore përmes dëbimit të pakicave. Anëtarët e Agimit të Artë morën pjesë gjatë Luftës së Bosnjës në Gardën Vullnetare Greke (GVG), e cila ishte pjesë e Korpusit Drina të Ushtrisë së Republikës Srpska. Disa vullnetarë të GVG ishin të pranishëm në Srebrenicë gjatë masakrës së Srebrenicës dhe ngritën një flamur grek në një kishë të shkatërruar pas rënies së qytetit. Anëtarët e Agimit të Artë në GVG u dekoruan nga Radovan Karaxhiç.

Me 2015: AGIMI I ARTE KERKON ZGJERIMIN NE 12 MILJE

Në 2015, Agimi i Artë kishte dalë me një plan kombëtar për rimëkëmbjen e Greqisë nga kriza financiare që përfshinte shfrytëzimin e rezervave të naftës, gazit dhe metaleve të çmuar të Greqisë; kërkesat që qeveria gjermane të shlyente reparacionet e luftës, marrëveshjen e tregtisë së lirë me Rusinë, Iranin dhe Kinën; zonën ekskluzive ekonomike të Greqisë; zgjerimin e ujërave territoriale të Greqisë në 12 milje detare siç përcaktohet nga UNCLOS.

Nikolaos Michaloliakos mbështet një ringjallje të Megali Ideas, konceptit irredentist që udhëhoqi politikën e jashtme të Greqisë deri në disfatën greke në Luftën Greko-Turke të 1919–1922. Në janar 2013, një grup mbështetësish të Agimit të Artë sulmuan makinën e konsullit të përgjithshëm turk Osman İlhan Şener në Komotini gjatë një proteste anti-turke. Agimi i Artë dhe homologu i tij qipriot ELAM mbështesin bashkimin e Qipros me Greqinë. Agimi i Artë promovoi një qëndrim të ashpër në kontestin e emërtimit të Maqedonisë, duke hedhur poshtë çdo zgjidhje kompromisi që do të përfshinte termin Maqedoni në emrin e Maqedonisë së Veriut, mbi bazën që vetëm Maqedonia Greke ka të drejtë të përdorë emrin. Mihaloliakos gjithashtu ka bërë thirrje për “çlirimin” e asaj që e quan Epir i Veriut dhe që është në fakt Shqipëria e Jugut.

AGIMI I ARTE DHE SHQIPERIA

Më 13 Gusht, 2013, në një ceremoni të zhvilluar në Himarë, në 3-vjetorin e vdekjes së Aristotel Gumës, përfaqësuesit e Agimit të Artë, ishin atje, bashkë me deklaratat e tyre anti-shqiptare.  Kristoforos Tsankas deklaroi tek varri I Gumës se Agimi i Arte nuk do te ikte nga Himara deri në atë që ai e quante “çlirim i saj.”

Po them dy fjale ne emer ne komandantit tone, Nikos Mihaliakos, te kryesise dhe ne veçanti të të ngarkuarit për cështjet e helenizmit, Kristo Papa, i cili nuk mund të ndodhet këtu, pasi regjimi i jashtëligjshëm i Tiranës e ka shpallur atë ‘non grata’ për shkak të aktivitetit te tij patriotik. “Agimi i Artë nuk vjen në Himarë për të ikur. Bëjmë nderime mbi varrin e tij dhe premtojmë se do të vazhdojmë luftën, deri në momentin e çlirimit. Rroftë Kombi!“.

Ne ceremoni u këndua himni grek dhe pati një sërë incidentesh, që nga nxjerrja jashtë kishës e priftit Shën Spirodhoni, i cili nuk pranoi qe te kryente rritet e tyre, deri tek incidentet me grupet e xhirimit të televizioneve.  Në nëntor të vitit 2018, pas vrasjes së Konstandinos Kaçifas, fshati Bularat i Gjirokastrës ishte mbushur me grekë të ardhur nga Athina, Selaniku, Patra dhe Janina për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të tij. Policia shqiptare shoqëroi 4 grekë, që mbanin në makinë simbole antishqiptare dhe kthyen mbrapsht në Greqi 8 mbështetës të Agimit të Artë, që mbanin veshur bluza me shkrime antishqiptare dhe simbole e flamuj grekë.

SIMBOLET NAZISTE TE AGIMIT TE ARTE

Në Shtator 2005, Agimi i Artë u përpoq të organizonte një festival të quajtur “Eurofest 2005 – Kamp Veror Nacionalist” . Festivali i planifikuar varej nga pjesëmarrja e Partisë Kombëtare Demokratike Gjermane të Gjermanisë, Forza Nuova Italiane dhe Rumania Noua Dreaptă, si dhe grupe spanjolle dhe të tjera të djathta ekstreme, por u ndalua nga qeveria.  Në qershor 2007, Agimi i Artë dërgoi përfaqësues për të protestuar kundër konventës së G8 në Gjermani, së bashku me Partinë Kombëtare Demokratike të Gjermanisë dhe organizata të tjera të ekstremit të djathtë evropian.

Në vitin 2000, persona të paidentifikuar vandalizuan sinagogën Monastirioton, një memorial për viktimat e Holokaustit dhe varrezat hebraike në Selanik dhe Athinë. Kishte pretendime se simbolet e Agimit të Artë ishin të pranishëm në të katër vendet. Dega e Agimit të Artë në Qipro është akuzuar për sulme kundër Turqve Qipriotë dhe një anëtar I tyre u arrestua për sulmet ndaj turqve qipriotë në 2005. Emblema e Agimit të Artë ka një stil dhe skemë ngjyrash që i ngjan flamurit të Partisë Naziste dhe përdor përshëndetjen naziste. Në një artikull të botuar në 1987 në revistën e Agimit të Artë me titull “Hitleri për 1.000 vjet”, redaktori i tij Michaloliakos tregoi mbështetjen e tij për nazizmin dhe epërsinë e të bardhëve.

Ne jemi ushtarët besnikë të idesë nacional-socialiste dhe asgjë tjetër. Ne ekzistojmë dhe vazhdojmë betejën, betejën për fitoren përfundimtare të racës sonë…Ne bërtasim plot pasion, besim ndaj së ardhmes dhe vizioneve tona: Heil Hitler!” tha ai.  Më 17 gusht 1987, Rudolf Hess, zëvendësi i Adolf Hitlerit në Partinë Naziste, bëri vetëvrasje në Burgun Spandau. Të nesërmen, më 18 gusht 1987, anëtarët e Agimit të Artë shpërndanë shpallje në qendër të Athinës me frazën “Rudolf Hess Immortal.” (Rudolf Hess i pavdekshem.) Në fotografitë e bëra gjatë kongresit të parë të Agimit të Artë në shkurt 1990, duket që salla e kongresit është zbukuruar me Sëastika.

A ESHTE SHPERBERE AGIMI I ARTE?

Gjatë zgjedhjeve legjislative greke të vitit 2019, Agimi i Artë i humbi të 18 vendet në parlamentin grek, duke fituar vetëm 2.93% të votave, nga 7.0% që kishte pasur në 2015. Më 8 korrik 2019, pas rezultatit të zgjedhjeve, lideri i partisë Nikolaos Michaloliakos bëri një deklaratë të ashpër:

Ne u dërgojmë një mesazh armiqve dhe miqve. Agimi i Artë nuk ka mbaruar. Lufta për nacionalizëm vazhdon. Ne do të kthehemi atje ku ishim të fortë, në rrugë dhe sheshe dhe do të luftojmë fort kundër bolshevizmit dhe kapitalizmit mizor që po vjen.”

Në Shtator 2019, selia e Agimit të Artë në Athinë u mbyll dhe u shpërbë, vetëm dy muaj pas humbjes së partisë në zgjedhjet e përgjithshme të korrikut ndërkohë që dënimet historike të 7 tetorit të eksponentëve të Agimit të Artë dhe konsiderimi I kësaj organizate, organizatë kriminale, është një hap I rëndësishëm dhe I madh në drejtimin e duhur. Por, siç ka thënë shkrimtari i madh Bertolt Brecht për nazizmin, “Kurrë nuk duhet harruar se barku që i nxori, ende nuk është shterpëzuar”! (ABC News)

17 komente në “Agimi i Artë, barku që e nxori, ende nuk është shterpëzuar, Shqipëria dhe zgjerimi në det”

  1. ABC KORCA says:

    Grket mbaruan pune me “agimin e arte”… Dmth mbaruan pune me budallejt dhe idioto-fshataret.
    Dhe jo vetem kaq, por treguan se gjithnje jane nje hap perpara problemeve historike.
    Ne, shqiptaret, kur do mbarojme pune me budallo-idiota-fshatarllekun(saken-meten-monen+nje mpjese te madhe te ps-se%)???

    1. Drangoi says:

      Ka nje ndryshim te madh mes fshatareve ne Shqiperi dhe Greqi.

      Fshataret ne Greqi jane rrac perzier.

      Edhe pse nje.pjese e madhe e atyre qe votonin keta gabelet ishin arvanitas, por arvanitas te persier me vlleh dhe jwvgj6 Anadolli.

  2. Klimax says:

    Karadaku! Mire eshte te shikosh “shtepine tende” qe nuk ka mundur kurre tu largohet sistemeve totalitare dhe vazhdon te perjetoi nje corbe komunisto-fashiste larg te qenit demokraci dhe sigurisht nje vend ku drejtesia eshte nje utopi! Greqia e kishte forcen qe te perballet me neo-nazizmin dhe e hodhi ate ne koshin e plehrave kur ne te njejten kohe, vende ku ka lindur fashizmi e nazizmi si Italia e Gjermania si dhe vende te tjera europiane, forca politike te kesaj ideologjike po dalin parti te para parlamentare.
    Karadaku “shqetesohet” se a eshte “shterpezuar barku” qe nxori fashizmin, por nuk e kupton se ideologjite totalitare fashiste e komuniste nuk mund te shterpezohen kurre, ndoshta ndryshojne forme, ngjyre e arome dhe si gjithmone ne emer te “patriotizmit” terheqin turmat rreth vetes. Mos valle politika Trump eshte larg ketyre ideologjive qe sot propagandon “rrezikun ndaj te majtes radikale” ne SHBA?!!!!!!
    Karadaku na shkruan per “12 miljet”, por nuk na thote se “12 miljet” jane nje e drejte e ligjshme nderkombetare dhe jo nje ideologji naziste!!!
    Karadaku shkon deri atje sa ne foto na “tregon” harten mbi te drejten e Greqise ne detin Egje, atje ku ndodhen mijra ishuj te Greqise qe jane pjese e territorit grek, por “harron” te na flasi per “Mavi Vatan”, per hartat turke, per “Turqine e Madhe” ate qe sulltani, diktatori, fashisti, islamiku, neo-otomani, anti-europiani Erdogan e pretendon si turke!!!!!
    Si keshtu Karadaku? “Shqetesohesh” per te drejten e 12 miljeve greke dhe te duken “normale” dhe “e drejte sovrane” jo 12 milje, por dalje deri ne 360 milje te Turqise ne Egje?!!!!
    Qe te jash anti-greke, Karadaku, nuk do te thote se je anti-naziste, perkundrazi!

    1. Komentuesi pa pagese says:

      Klimax je komplet bole.

    2. Andi says:

      O klimax je tipik grek, nje BQ….

    3. Kleji says:

      Normal, nuk mund te kene ideologji Nacional Socialiste neo greket sepse ideatori i Nacional Socializmit ju qiu nenen neo grekeve dhe i konsideronte rracperzier.

      Sa.per.bla.bla bla-te.me Turqine, prisni, se ceshtje kohe eshte sa tjua beje motrat.

  3. Emigranti Athine says:

    Greket mbaruan pune me “agimin e arte” por nuk kane mbaruar pune me ata qe votuan “agimin e arte” .Po nuk ndryshoj mendja e popullit grek racizmin dhe populizmin do ti gjejne perpara .

  4. Vlora says:

    O KLIMAXI O PALIKARI O KELYSH I GREKUT. AGIMI I ARTE NUK ESHTE SE E ZHDUKU GREKU PO I DETYROI EVROPA KETA RACISTAT GREK QE TI DENONIN. E GJITH BOTA E DI QE AGIMI I ARTE ESHTE I FINANCUAR NGA QEVERIA GREKE DHE I KA RRENJET THELLE NE QEVERIN GREEKE .QEVERIA SHQIPTARE TANI TI BEJE NON GRATA DUKE FILLUAR NGA JANULLA QE ESHTE KRYETARI I AGIMIT TE ARTE NE SHQIPERI

    1. faruk efendi says:

      jo ore palaco i erdoganit, nuk e detyroi europa por vete greqia ka fuqine institucionale dhe sociale ti nxjerri jashte sistemit.
      injorant qe jep opinione sipas oreksit otoman. ben bythen e zgjuar ne komente.

  5. Laboviti says:

    Barku që e lindi është thënë për një njeri për të cilin janë shkruar miliona faqe letër në të gjithë botën . Dmth për një njeri historik të cilin në daçi admirojeni në daçi urrejeni ai përsëri ngelet figurë e historisë botërore.Desha të them që nuk mund të përdoren të njëjtat fjalë edhe për një plerë Greke.

  6. antipatrea says:

    Në ç’parti do venë tani voriopiluriotët ???

  7. George says:

    Urime per kete shkrim mefakte konkrete dhe te qarte per te gjithe!

    1. Antena says:

      Keta e mbyten greqine me borxhe me megalidene e tyre

  8. Kleji says:

    Ajo cka eshte qesharake ne tere kete histori eshte qe keta jane gabel dhe lekurzi.

    Jane ne pamje si kurd dhe siriane dhe pretendoijne te jene macionaliste europiane apo pasardhes te heleneve.

    Pjese tjeter qe eshte perseri edhe me qesharake eshte se keta jevgjiter tek vetullsh paskan qene simpatizante te Hitlerit nderkohe qe Hitleri i konaideronte bastarde rrac perzier dhe i shkerdheu robt Greqise ne luften e dyte boterore.

    Pjesa tjeter qesharake pastaj eshte kur hiqen si nacionaliste europiane dhe te bardhe nderkohe qe europianet do ti merrnin per refugjate siriane ose agfan ne pamje.

    Keta bastard perdhunimesh ishin qesharake per veten e tyre ne rradh te pare, pastaj per gjithe Greqine.

  9. Erdogan says:

    Agimi I Arte nuk ka patur shenja Naziste te pushtonte Gjermanine apo Boten,por donte nje shtet pa Emigrante,pa Droge,pa presionet e Erdoganit te mbeshtetur nga gjithe Evropa dhe Amerika pervec “Frances’” edhe kjo per aresyet e interesave ne Liby dhe Egje.
    Cfare i beri Kadafi Imperialisteve Evropiane dhe gjakpiresve te Arit te Zi qe e shkaterruan dhe e futen ne lufte civile pervec se ishte Shteti me i mireqenur ne Afriken Veriore,kurse Sulltani Erdogan qe luan lojen e cifuteve dhe amerikes nuk I bejne gje?
    Erdogani kritikon Cifutet per Jeruzalemin,por per Agia Sofian dhe te tjera Simbole te Krishterimit per presionin dhe gjendjen ne Egje Amerikanet dhe Cifutet nuk I thone asgje.
    Mua me vjen habia per “Ilyret dhe Pellazget” e pretenduar te Arnautise,Arvanise etj qe do ishin te paret me Greket bashke per Agia Sofian e ndertuar nga Perandori Ilyre Iustinianos te kthyer ne Xhami nga Sulltani.
    Kjo do te thote qe Albanet “Pellazge dhe Ilyre” jane Hipokrite se Kombin e tyre Epirote (Jeorgios Kastriotis I quajture Skenderbeu ishte Epirot dhe nga Vorio Epiri I ndare nga Imperialistet) e perdorin per politike te brendshme,por ne fakt jane turq myslimane dhe Katoliket jane shtetas te Republikes se Vatikanit qe jane besnik te pushtuesve te Romes.
    Ironia eshte se kane per Heroin e tyre Pirron e Epirit!
    Si mund te perpuqen te dynamic keto kur Pirro dhe mijera Epirote luftuan per clirimin e Magna Grecias dhe keta “Patriotet katolike” e duan kufirin e Pashallekut turk te “pavarur “deri ne Preveze?
    Ketu po shkaterrohet Identiteti dhe Kultura Evropiane dhe ju po merreni me nje grup qe ngrihet per te drejtat e tyre te shkelura fare hapur nga Politikanet e dhe Qeverite e shitura.
    E shikoni qe Greket ikin si Shqiptaret se ndjehen te papune,te pa mbrojtur nga servilat e politikave.
    Holokaustin e Grekeve,Armeneve nga Turqit nuk njifen nga Amerikanet cifute qe po vendosin kontroll mbi median dhe lirine.
    Nje shoqeri qe eshte e mbeshtetur ne mashtrime dhe interesa nuk ka te ardhme.
    Shtetet e vogla nuk kane fuqi te administrojne hapesiren e tyre, jane me dhjetra Organizata te huaja fetare dhe “bamirese” me interesa politike dhe imperialiste qe nuk jane pjese e kesaj popullsie.
    Cfare “Demokracie” eshte kjo kur te gjitha “dritaret” e kateve te para jane me hekura sikur jane biruca.
    Populli jeton me frike kudo dhe kjo vjen se Liria e pakontrolluar dhe jo e barabarte eshte nje fenomen i sistemit te ndertuar dhe te varur nga “Zoti”Para.

    1. Antena says:

      Sa injorante jane keta filogreket.Ate buken qe po hani sot aty ku jeni e keni fale atyre fuqive te medha qe u mbajten gjalle se do hanit buke me tollon si shqiperia e hoxhes.

  10. D... says:

    E ke bere lesh arapi sic je vete, i gjori ti sdi ku te kapesh, ndrysho emrin sa te duash por je i njejti idiot, injorant e fshatar me tru te shplare,, ik o koqe mos komento ketu se shqiptaret si kane mbijetuar do mbijetojne, pervec disa bastarde si puna jote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje