Presidenti i Serbië, Aleksandar Vuçiq, tha se Beogradi dhe Prishtina do të diskutojnë për një zgjidhje kompromisi për Kosovën, por shtoi se pala kosovare “duhet të zbatojë atë që ka nënshkruar në Bruksel”.
“Do të presim, do të tregojmë durim, për të parë se kur do t’i përmbushë detyrimet e saj me marrëveshjen e vitit 2013”, tha Vuçiq për Radio-Televizionin e Serbisë.
I pyetur nëse formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një vijë e kuqe për Beogradin, Vuçiq tha se “nuk reagon më ndaj tregimeve nga Prishtina për njohjen reciproke”.
Me marrëveshjen e vitit 2013, të nënshkruar midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, është paraparë formimi i Asociacionit të komumave me shumicë serbe në Kosovës.
Në vitin 2015, dy vendet, nën ndërmjetësimin e BE-së, kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e tij.
Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.
Prishtina tani thotë se nuk dëshiron ta hapë më këtë çështje, ndërsa Beogradi insiston në të kundërtën.
Në një raportim para Kuvendit të Kosovës këtë javë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka përsëritur se tema e Asociacionit “nuk hapet më”.
Hoti po ashtu ka thënë se me Serbinë nuk do të ketë pajtim për asgjë, derisa nuk ka pajtim për njohje reciproke.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kërkoi të mërkurën që në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të vihet në tryezë mundësia e njohjes reciproke.
Historia po perseritet.
Serbet ja kane me hile Shqiptareve njelloj si ne 1945, kur Tito I propozonte Enverit qe Shqiperia te futej ne Jugosllavi dhe pastaj te bashkohej me Kosoven.
Shqiptaret nuk I besojne Serbit. Njelloj si Enveri qe i sugjeronte Titos qe le te bashkohemi njehere dhe pastaj futemi ne Jugosllavoi si nje shtet edhe Hashimi nuk i beson Vuciqit dhe I thote atij qe te na njohesh njehere, pastaj shohim e bejme.
Si Enveri qe kish te drejte edhe Hashimi ka te drejte. Ne rasrin e Titos ai donte te fuste Shqiperine ne Jugosllavi dhe as qe do i vente mendja per bashkimin mbareshqiptar. Vuciqi kerkon qe te nderhyje ne punet tona te brendeshme dhe te ndertojme nje Kosove serbo-shqiptare. Hapi I dyte do jete mosnjohja kurre nga ana e Serbise.
Me behet qejfi qe nomenklatura e sotme kosovare po di si te luaje me Serbet. Politika e njohjes reciproke si fillim, eshte minimum I kerkeses sone.
Perendimoret thone se “shejtani eshte gjitmone ne detaje”. Detajet qe kerkon serbi per ndertimin e brendshem te Kosoves jane puna e shejtanit. Ai do qe te ndertoje nje “Bosnje te dyte”. Pra kerkon te ndertoje nje Kosove jo funksionale.
Kosova ne rrugen e saj ka mbeshtetjen Amerikane dhe Gjermane. Problemi qendron thjeshte ne kuptimin e qarte te dredhive te Serbit dhe domosdoshmerine e bisedimeve. Duhet te luajne me durim dhe te disktreditojne politiken serbe te qellimeve armiqesore ndaj Kosoves. Asnjehere te mos dalin nga bisedimet por te detyrojne serbin te dale nga bisedimet, nqs ai nuk pranon te bisedoje per njohjen reciproke.
Njehere e mire te heqin dore nga politika “patriotike” e Haradinit qe mendonte se me ultimatume do detyronte Ameriken te detyronte Serbine…Njehere e mire te heqin dore nga politika e “ngaterruar” e Albinit, simbolizuar ne “reciprocitet” qe presupozonte “reciprocitet” kur Serbia nuk te njeh! Kjo jo vetem qe eshte utopi por I ngjan historie se kaubojsit Amerikan qe kur vuri karrocen para kalit e quajti ate shpikjen e kohes.
“Reciprociteti” jo vetem qe nuk eshte shpikje por eshte shume e dyshimte qe eshte shpikja e Albinit. Ajo bie ere serbe per te sabotuar bisedimet nen pretekstin se ne nuk duam bisedime. Ajo na beri armik me te gjithe sepse presupozon qe politika eshte shkence per idjote…
Mbahu Vuqiq mos ke frik, se ke Hashkin presednik: https://www.youtube.com/watch?v=NkTqjVoulnc
Në kohën e Berishës dhe mund ti pajtonim Beogradin me Prishtinën, ndërsa sot as ne dhe as Kosovarët s’mund të plotsojn teket Sërbëve sepse situata është e till që shihet e arrdhmja e këtyre dy vëndeve dukë harruar të djeshmen dhe sotmen, ndaj ky taktik bën të mundur shmangien e përplasjeve.
Jane hileqar. Kerkojne njohjen e asosacioneve serbe dhe me pas nuk do pranojne njohjen e kosoves. Ata nuk kane vere gjene me te thjedhte: Nuk kane kerkuar falje per krimet monstruoze. Per cdo gje duhet thene JO.