Sipas raportin vjetor të Agjencisë së Statistikave në Kosovë, në vitin 2019 numri i shkurorëzimeve ka ndjerë një rënie me afro 20%. Referuar këtyre të dhënave statistikore, në vitin 2019, Kosova ka pasur 815 shkurorëzime, 184 më pak nga viti 2018.
Në fakt, ajo çka vihet re për Kosovën është se për periudhën 6 vjeçare 2014 – 2019, trendi i martesave ka qenë në rritje nga viti në vit, ndërsa në po të njejtën periudhë, divorcet kanë pasur një trend rënës.
E kundërta ka ndodhur në Shqipëri, për po të njëjtën periudhë, 2014 – 2019. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, divorcet kanë qenë kryesisht në trend rritës.
Për vitin 2019, numri i çështjeve familjare të regjistruara gjithsej në gjykatë ka qenë 13.667, prej të cilave 10.552 janë regjistruar për zgjidhje martese. Sipas këtij vjetari statistikor, në vitin 2019 ka pasur 1.656 padi për zgjidhje martese të regjistruara më shumë, se në vitin 2018.
Ndërkaq, siç shfaqet më lart, martesat në Kosovë rezultojnë me fund më të lumtur se ato në Shqipëri, ose të paktën kështu flasin shifrat.
Të dhënat për Shqipërinë
Të dhënat për Kosovën
Turqr, Arabe, Islamike. Shiko fotot dhe jrahado me Greket qe greket duken me evropiane se Turk Arnautet.
Sa kg, m2 , ha apo cm te lumtura jane martesat ne Kosove? Lumturia dhe matematika jane shume larg . Matematika shprehet me numera, lumturia jo. Se sa te luntura jane martesat ne Kosove apo kudo qofte
kete nuk mund te na e thone statistikat sepse lumturia eshte gjendje shpirterore shume variabile . Çeshte nje lidhje e lumtur sot mund te mos jete neser . Hiqe fjalen lumturi nga artilkulli dhe jemi ne rregull. Tung !