U shpall organizatë kriminale: Kryetari dhe eurodeputeti i “Agimit të Artë” përfundojnë pas hekurave, ja sa vite burg do të kryejë secili

14 Tetor 2020, 12:52Rajoni TEMA

Pas shpalljes fajtorë të pak ditëve më parë, gjykatat greke kanë dhënë edhe dënimet përkatëse me burg për të gjithë drejtuesit e “Agimit të Artë”, partia neo-naziste që u shpall organizatë kriminale.

Sipas vendimit të marrë këtë të mërkurë, kryetari i “Agimit të Artë, Nikos Michaloliakos dhe ish-deputetët e Agimit të Artë, si Ioannis Lagos, eurodeputet i bërë i famshëm me grisjen e flamurit turk në Parlamentin Europian, ish-zëdhënësi, Ilias Kasidiaris, Christos Papas, Elias Panagiotaros dhe Giorgos Germenis u dënuan me nga 13 vite burg.

Pjesën tjetër të të akuzuarv, të cilët ishin vetëm anëtarë të partisë pa prova për përfshirjen e mundshme të tyre në aktivitetet kriminale të organizatës, gjykata i dënua me 5 vite burg. Ndërkohë, Giorgos Roupakias, anëtar i “Agimit të Artë” u shpall fajtor për vrasjen e të reperit antifashist, Pavlos Fyssas në vitin 2013 dhe u dënua me burg përjetë.

Siguria rreth Gjykatës ishte e rreptë, me rreth 2,000 policë të vendosur, si dhe një dron dhe një helikopter policie. Mijëra njerëz, përfshirë politikanë nga të gjitha partitë politike, u mblodhën jashtë gjykatës me parulla si “Shtypni nazistët” dhe “Populli i do nazistët në burg”.

“Lufta kundër dhunës dhe urrejtjes është e vazhdueshme” tha Giorgos Stergiou, deputet i partisë Demokracia e Re.

“Sot viktimat dhe shoqëria kërkojnë drejtësi,” tha udhëheqësi i koalicionit KINAL Fofi Gennimata. “Ne jemi këtu sepse nuk ka vend për fashizëm në jetën tonë.”

Grupi i të drejtave të njeriut Amnesty International, i cili mori pjesë dhe ndihmoi në organizimin e një rrjeti për të regjistruar dhunën raciste në Greqi, tha se vendimi i së mërkurës do të rrisë përpjekjet e atyre që përpiqen të ndjekin krimet e urrejtjes.

“Akuzat kundër udhëheqësve dhe anëtarëve të Agimit të Artë, përfshirë vrasjen e Pavlos Fyssas, zbulojnë një problematikë që ekziston jo vetëm brenda Greqisë, por në të gjithë Europën dhe më gjerë,” tha Nils Muiznieks, drejtori për Europën në “Amnesty International”. “Ndikimi i këtij vendimi ndaj një partie të ekstremit të djathtë me një qëndrim agresiv kundër emigrantëve dhe të drejtave të njeriut, do të ndihet shumë përtej kufijve të Greqisë.”

Agimi i Artë mohon çdo lidhje të drejtpërdrejtë me sulmet dhe përshkroi gjyqin dhe akuzat e ngritura kundër udhëheqjes së partisë si një “komplot” që synonte të frenonte rritjen partisë.

3 komente në “U shpall organizatë kriminale: Kryetari dhe eurodeputeti i “Agimit të Artë” përfundojnë pas hekurave, ja sa vite burg do të kryejë secili”

  1. Milan says:

    E nejta gje duhet te ndodhe edhe me te ashtuquajteren PD

  2. ABC says:

    Shpresoj qe sidomos ati Germeni-s, te mos e vrasin por tja shpojne ate biren dite e nate.

  3. Doktoresha says:

    Te shpallet ne shqiperi organizate kriminale pd-lsi! Ata kane vrare njerez te pafajshem ne mes te bulevardit! Te mblidhemu te gjithe per nje referendum sa me pare! Poshte kriminelet dhe hajdutet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje