Shqiptari Abazoviç merr Ministrinë e Brendshme dhe Shërbimin Sekret në Mal të Zi, ndërkombëtarët zmbrapsin serbët

13 Tetor 2020, 23:07Rajoni TEMA

Qeveria e re e Malit të Zi, e cila konfigurohet zyrtarisht ditën e diel, ka marrë formën e saj dhe siç bëjnë të ditur mediat e vendit fqinj, gjithçka është arritur në momentin e fundit pas presionit të komunitetit ndërkombëtar.

Shqiptari Dritan Abazoviç, që drejton partinë URA dhe ka 4 deputetë vitalë për mazhorancën e re, do të mbajë dikasteret e Sigurisë; Ministrinë e Brendshme, të Mbrojtjes dhe agjencitë e shërbimit sekret.

Këtë opsion e kanë kundërshtuar fuqishëm partitë proserbe, por në fund ka qenë presioni i madh ndërkombëtar që ka ndikuar për t’u tërhequr.

Ende nuk dihet nëse në krye të këtyre dikastereve do të ketë ndonjë shqiptar etnik, deri tani Dritan Abazoviç ka bërë të ditur se do të delegojë ekspertë dhe jo politikanë në postet e reja ministrore.

NATO dhe vendet e Perëndimit kanë qenë kundër emërimit të ndonjë politikani të lidhur me Moskën në krye të agjencive të sigurisë.

Marrëveshja përfundimtare mbi programin dhe vendimet e personelit është planifikuar për 30 Tetor.

Krerët e “Demokracisë së Re Serbe dhe Partisë Socialiste të Popullit mund të jenë zëvendëskryeministra.

Kurse radikalët e Frontit Demokratik pritet të marrin nënkryetarin e Kuvendit. Megjithatë partia radikale në koalicionin që drejton kryeministri i ri, Lëvizja për Ndryshime bëri të ditur se udhëheqësi i tyre Nebojsha Medojeviç duhet të emërohet për një pozicion në sektorin e sigurisë.

Fronti Demokratik do të derjtojë ministrinë e Arsimit, ku do të emërohet serbja Branka Boshnjak, kurse Branko Raduloviç do të emërohet ministër i Zhvillimit.

 

2 komente në “Shqiptari Abazoviç merr Ministrinë e Brendshme dhe Shërbimin Sekret në Mal të Zi, ndërkombëtarët zmbrapsin serbët”

  1. omar abaz topelensi says:

    dmth shumica e votuesve ne mal te zi votuan kunder linjes “pro-evropiano-atllantike” te udheheqjes mafjoze qe ka 30 vjet qe ben hyqem
    po perendimi “demokratik” beri puc shteti me kete abazo-vicin pellazg edhe do vazhdoje prape si me pare
    te shpresojme qe gjukanovici ti hedhe ndonje lek nga ato te kontrabandes e droges edhe ketij mavrise sepse proameriqenizmi shperblehet

    1. Une jam ai qe sjam says:

      @Omar…spurdhjaku.
      Ty armik i shqiptareve nuk te pelqen Amerika? Ma merr mendja te jesh Grek se greket nuk dali hapur por hiqen si dikush tjeter.
      Ty te pelqejne Serbet e Malit te Zi? Ma merr mendja do jesh Serb sepse serbet gjithmone jane koketrashe dhe nuk kane pike zhdervjelltesie ne ato qe thone kunder shqiptareve.
      Ty nuk te pelqen qe nje shqiptar, me mbeshtetjen e Perendimit do mbaje postet e sigurise ne Mal te Zi? Ma merr mendja se je spiun kunder shqiptareve dhe ke frike se Abazovic do te te nxjerre dosjen?
      Njelloj si spiunet e Kosoves qe shanin clirimtaret per kontrabande droge dhe korrupsioni edhe ti hiqesh si “denokrat” Malazes qe Lufton korrupsionin.
      Perfundimisht or derdimen ti je fatkeqesia jone qe flet shqip. Ja ke kethyer batarete popullit tend per te mbrojtur serbet…. Kush jeni ju zoti spiun????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje