Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar sot arrestimet e ditëve të fundit nga Prokuroria Speciale.
Në një deklaratë për shtyp, kreu i shtetit të Kosovës nënvizon gjithashtu se UCK-ja ka qenë shembull i bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtar, duke nisur nga gjykatat e UNMIK-ut e e deri tek vetë Dhomat në fjalë.
“Siç tregon historia, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë lëvizje vullnetare, pjesë e rezistencës civile dhe angazhimit për liri e pavarësi në Kosovë dhe si e tillë është njohur nga bashkësia ndërkombëtare. I
shte edhe shembull i bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare. Duke filluar me gjykatat e UNMIK-ut, Tribunalin për Ish-Jugosllavinë në Hagë, EULEX-in, gjykatat vendore dhe tani me nivelin e 5-të të drejtësisë në Kosovën e pasluftës,
Dhomat e Specializuara. Asnjë i intervistuar apo i akuzuar nuk i ka ikur përgjegjësisë që t’u përgjigjet autoriteteve kompetente të drejtësisë”, shprehet Thaçi.
Gjithashtu, ai i ka bërë thirrje se Prokuroria dhe Gjykata Speciale duhet t’i përmbahet ligjit dhe mos bëjën aksione spektakolare arrestimesh.
“Rrjedhja e dokumenteve ka cenuar legjitimitetin e gjykatës në sytë e qytetarëve, ka dëmtuar imazhin e Kosovës dhe të drejtat e të pandehurve potencialë”, thekson Thaci duke i mëshuar idesë se asnjë i pandehur i tillë nuk do t`i ikë drejtësisë, ndaj nuk ka nevojë sipas presidentit për “ekspedita apo aksione spektakolare.
E gjithë bota e di se Kosova ishte viktimë dhe se populli i saj e UCK-ja është përballur me gjenocide e spastrim etnik, “- vijon ai në reagime.
Perndryshe i bie kredibiliteti para hajnave dhe kriminelave ? ? ?