Stërvitje ushtarake me dronë kinezë dhe avionë rusë, Vuçiç: Po forcohemi për të parandaluar çdo agresor

11 Tetor 2020, 11:57Rajoni TEMA

Gjithnjë e më shumë Serbia afirmon raportet e saj të ngushta me Pekinin dhe Moskën. Gjatë ditës së shtunë avionë luftarakë, helikopterë dhe tanke të prodhuar në Rusi por edhe dronë kinezë zhvilluan stërvitje në rajonin perëndimor Pester në Serbi.

Stërvitja e quajtur Bashkëpunimi 2020, e ndjekur nga Presidenti Aleksandar Vuçiç dhe personalitete të tjera, nënvizoi lidhjet e ngushta ushtarake të Serbisë me Pekinin dhe Moskën.

Në vitet e fundit, Beogradi ka përshpejtuar shpenzimet e mbrojtjes ndërsa kërkon dominimin në Ballkanin Perëndimor.

Buxheti ushtarak u rrit në rreth 1.14 miliardë dollarë në 2020 dhe 2019, 43% më shumë se në 2018. Shpenzimet ushtarake të këtij viti përfaqësonin rreth 2.4 përqind të produktit të brendshëm bruto.

“Ne po forcojmë ushtrinë tonë për të parandaluar çdo agresor, nuk kemi ndërmend të krijojmë ndonjë konflikt”,- tha Vuçiç për gazetarët pas stërvitjes.

Për herë të parë, Serbia demonstroi përdorimin e dronëve luftarakë CH-92A, vendosja e parë e tillë e mjeteve ajrore kineze pa pilot në Evropë. Ajo mori gjashtë dronë të tillë në qershor.

Pekini e sheh Serbinë si pjesë të nismës së saj që synon hapjen e lidhjeve të reja të tregtisë së jashtme për kompanitë kineze që kanë investuar miliarda euro, kryesisht në kredi të buta për projekte të infrastrukturës dhe energjisë.

Për stërvitjen e së shtunës, ushtria serbe përdori mbi 40 aeroplanë, rreth 150 automjete, përfshirë tanket dhe transportuesit e blinduar, dhe rreth 2,800 trupa.

Ushtria serbe është e bazuar në ish-teknologjinë Sovjetike dhe në vitet e fundit Beogradi ka blerë aeroplanë luftarakë MiG-29 dhe armë të tjera nga Rusia, duke përfshirë helikopterët MI-35 dhe sistemin e mbrojtjes ajrore Pantsir.

Serbia, e cila është një kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, deklaroi neutralitetin ushtarak në 2006. Ajo u bashkua me programin e Partneritetit për Paqen të NATO-s, megjithëse nuk kërkon anëtarësim të plotë në aleancën e mbrojtjes perëndimore.

4 komente në “Stërvitje ushtarake me dronë kinezë dhe avionë rusë, Vuçiç: Po forcohemi për të parandaluar çdo agresor”

  1. Altin says:

    Kemi dhe ne 3 helikoptere. Per momentin jane cmontuar dhe derguar per remont ne itali. Kane dhe oligarket 3 helikoptere privat qe i japin me qera per dasma ??

    1. Marku says:

      Te gjitha qeverite e tiranes zyrtare anti-shqipetare te 30 viteve te fundit ne menyre te qellimshme I kane shkaterruar kapacitetet luftarake te ushtrise shqipetare .
      Kombi shqipetare eshte nje komb luftarak si askush tjeter si dhe shume me I forte se serbet gjenocidial , ndersa shteti shqipetare eshte shume me I dobet ae sa ai serb per vete faktin se jane politikat nenshtruese te Tiranes zyrtare ato qe I dhurojne serbise suerioritetin ushtarak ne rajon duke refuzuar ne menyre te qellimshme rritjen e kapaciteteve ushtarake .

  2. Gogogout says:

    Jo avion po gjithe arsenalin ushtarak rus te marrin, nuk gjejne derman. Nuk i ka sulmuar dhe nuk i sulmon kush. Jane shtet ne panik se kane shume borxhe. Armet qe po blejne do u shkojne kot, sic shkuan avionet, tanket dhe raketat e Millishevicit.

  3. Besi says:

    Gerrice bythen me serbin po e shikon çfar heq , nje shtet pa ushtri siç jemi ne sot , esht si nje burr pa brek qe ulet te mari sapunin , keshtu esht shteti shqiptar , qe ministren e mrojties e ve ky alabaku kryekari jon ne kryeministri , gjeneralet me stazh amerikan ae nuk din si zberthehet pushka kruajn bythen ter diten e perendis dhe marin goxha rrog nga taksat tona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje