Shelfi kontinental dhe ZEE, ministri grek Dendias: Duam një marrëveshje që do kënaqë të dyja palët, me Shqipërinë të mbyllim të gjitha çështjet e hapura

11 Tetor 2020, 14:36Rajoni TEMA

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka folur ludhur me ndarjen e detit me Shqipërinë, përkatësisht për shelfin kontinental dhe ndarjen e Zonës Ekskluzive Ekonomike.

Dendias është shprehur se dëshiron që bisedimet të rifillojnë sa më shpejt, duke prodhuar një rezultat që do të kënaqë të dyja palët. Ai tha se në kontekstin e fqinjësisë së mirë, do të angazhohet që me Shqipërinë të mbyllen të gjitha çështjet e hapura.

“Zgjedhja e Greqisë është caktimi i kufijve të shelfit kontinental dhe ZEE, në bazë të Ligjit Ndërkombëtar, me të gjitha vendet fqinje.

Pra, me Shqipërinë, ne duam ta zgjidhim këtë çështje të prapambetur sa më shpejt që të jetë e mundur. Siç deklarova kohët e fundit në Parlament, në debatin për ratifikimin e marrëveshjeve të demarkacionit detar me Italinë dhe Egjiptin, shpresoj që hapi tjetër të jetë nënshkrimi i një marrëveshjeje me Shqipërinë.

Më lejoni t’ju kujtoj se ne kishim nënshkruar një marrëveshje në 2009, por në fund të fundit ajo nuk vazhdoi për arsyet e njohura.

Shpresoj që së shpejti të jemi në gjendje të kemi përsëri fillin e bisedimeve përkatëse dhe të arrijmë një rezultat që do të kënaqë të dy palët.

E rëndësishme, në kontekstin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe duke pasur parasysh perspektivën evropiane të vendit tonë fqinj, të mbyllim të gjitha çështjet e hapura”, deklaroi Dendias.

10 komente në “Shelfi kontinental dhe ZEE, ministri grek Dendias: Duam një marrëveshje që do kënaqë të dyja palët, me Shqipërinë të mbyllim të gjitha çështjet e hapura”

  1. Eri says:

    LIRI PER CAMERINE.

    1. KUJTIM says:

      Luli do flas per Camerine dhe per detin
      Luli MASHTRUS GENJESHTAR LAPAQEN ADOLESHENT

  2. Altin says:

    Kufiri detar eshte zgjidhur me Protokollin e Firences 1925 dhe vendimin e Gjykates Nderkombtare 1949. Per Camerine kur do flasim duhet te theshte Rama por nuk e thote ??

  3. George says:

    Me ne fund edhe Dendiasi i dalldisur paska ardhur ne vete. Jemi dy popuj miq,
    eshte marrezi te kultivojme armiqesi.

    1. Supreme Fyrher says:

      Ku e ke degjuar ti kete te flasi keq?

      Nuk ka thene ndonjehere fjale kunder Shqiperise.

      Shqiperia ka ceshtje te hapura me Greqine dhe jo e kunderta.

  4. Kim été says:

    Greqia na mbështet për statusin në BE, ndaj duhet ti falim ujrat detare, siperfaqen ajrore dhe toksore, kështu behet e mundur integrimi te pedofili Grek.

  5. Gk says:

    Ti e do kufiri në Shkumbin po nuk të lenë Lebërit……

    1. Supreme Fyrher says:

      Dakord jam per leberir por a me duket mua apo po i jep shume rendesi ti ketij?

  6. Dembabadem says:

    Pse nxiton more Dendias , avash-avash . Apo te djeg suma nga turqit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje