Familjet e varfra në Shqipëri shpenzojnë më shumë për argëtim sesa për arsim

16 Tetor 2020, 08:32Sociale TEMA

Familjet e varfra të klasifikuara në 20 përqindëshin e poshtëm te të ardhurave mujore shpenzojnë shumë më tepër për tu argëtuar, për restorante dhe hotele, sesa për t’u arsimuar.

Arsimi, i cili është mjeti kryesor për të ndryshuar perspektiven e varfërisë për këto familje mbetet më i nënvlerësuar, sipas anketës së INSTAT për strukturën e shpenzimeve mujore në familjet shqiptare më 2019.

Të dhënat zyrtare tregojnë se, familjet e varfra shpenzojnë vetëm 0.2 % të buxhetit të tyre mujor për arritjet mësimore, në të kundërt shpenzimet për argëtim, restorante dhe hotele marrin 3.2 për qind të buxhetit mujor të tyre. Shpenzimet për këto shërbime shihet të jenë 16 herë më të larta se, ato për arsim.

Më shumë se gjysma e shpenzimeve mujore totale tek ky grup familjesh shkon për blerjen e ushqimeve, të cilave u dedikojnë 53.8 për qind të totalit të shpenzimeve. Konsumi i u ushqimeve tek ky grup është së paku 13 për qind më e lartë se mesatarja e përgjithshme.

Megjithëse buxheti dedikuar ushqimeve po vjen në ulje nga viti në vit ai vijon të jetë i lartë në raport me vendet e rajonit dhe të Europës së zhvilluar.

Pas ushqimeve, banesa kryesisht qiradhënia merr pjesën më të madhe të buxhetit të familjeve të varfra. 17.5 për qind e shpenzimeve mujore shkojnë për banesën kryesisht qira dhe 4.8 për qind të tjera shkojnë për mobilimin dhe mirëmbajtjen e shtëpisë.

Struktura e shpenzimeve në familjet e varfra është e ulët për arsim, shëndetësi dhe veshje. Vetëm 3.3 për qind e shpenzimeve të tyre shkojnë për shëndetin.

Të varfrit shihet se kanë fokus për të shpenzuar më shumë për mallra dhe shërbime që nuk i sigurojnë atyre një zhvillim të qëndrueshëm.

Shpenzimet për mallra të tilla jo të domosdoshëm, të tilla si alkooli, duhani, argëtimi dhe restorantet zënë më shumë peshë se harxhimet që ato bëjnë për tu arsimuar dhe për të mbrojtur shëndetin.

Rreziku për të qenë i varfër ose përjashtimi social, që sipas INSTAT, i referohet individëve që janë në rrezik për të qenë të varfër ose thellësisht të privuar materialisht ose që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim përfshinte 49% të popullsisë në vitin 2018./Monitor

2 komente në “Familjet e varfra në Shqipëri shpenzojnë më shumë për argëtim sesa për arsim”

  1. Lala says:

    Epo te te mare ne goje kjo,duhet te kesh shume kujdes,kur njeriu del nga origjina,eshte shume diskretituse,behet krejt i pa vlere,aq teper qe qe nuk kane pas kurre vlere,behen me se te neveritshem,po megjithe ate nuk duhet lene ne gjendje te lire,deri sa te diskretitohen komplet,aq me teper kur marin persiper te jene persona publik

  2. Ca thu me says:

    Kush merret me keto studime qafsh mu? Ai i varfri qe merr 300.000 harxhoka 10.000 ne muaj per restorante dhe hotele dmth?! La femijet pa shkolle se harxhoi 10.000 te vjetra per pace pilaf? Cfare varferie per zotin. Ju bofshin ilace gjithe leket politikaneve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje