VIDEO/ Koha kur Meta dhe Berisha donin të fusnin njëri-tjetrin në burg: Terroristi Ilir Meta dhunoi votën e gjysëm milioni shqiptarëve, feston me gjakun e adoleshentëve të Tropojës që i vrau me hanxharët e krimit

16 Tetor 2020, 15:30Politika TEMA

Teksa sot flitet për qetësi dhe dashuri, raporti mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe Ilir Meta ka pasur disa kulme përplasjesh.

Një prej tyre ka qenë koha kur Berisha në cilësinë e Kryetarit të Partisë Demokratike denonconte më 28 nëntor të vitit 2000, Ilir Metën duke e akuzuar so terrorist.

Berisha e konsideronte ngjarjen e Tropojës ku u vranë dy veta si një veprimtari hakmarrëse të Kryeministrit të kohës Meta.

Sipas Berishës ata ishin Syl Luzha dhe Hasan Dushi, të cilët u goditën me snajper dhe i kanë tërhequr brenda komisariatit.

“Dënoj si autorë kryesor të kësaj masakre Kryeministrin terrorist Ilir Meta i cili dhunoi votën e gjysëm milioni shqiptarëve, feston ditën e flamurit me gjakun e adoleshentëve të Tropojës.

Dua të ju bëj thirrje qytetarëve të Bajram Currit të ruajnë gjakftohtësinë sepse vrasësi i tyre është Ilir Meta. Ata në këto momente zihen kur banditë të paguar lëshuan hanxharët e krimit mbi gjimnazistët e Tropojës, u bëj thirrje të rujnë gjakftohtësinë.

Të shmangin përshkallëzimin, betejat, revoltat paqësore për votën e lirë.“, tha Berisha i cili pas Metës të njëjtat akuza ja adresoi Nanos, dhe tashmë Ramës. (TemA)

10 komente në “VIDEO/ Koha kur Meta dhe Berisha donin të fusnin njëri-tjetrin në burg: Terroristi Ilir Meta dhunoi votën e gjysëm milioni shqiptarëve, feston me gjakun e adoleshentëve të Tropojës që i vrau me hanxharët e krimit”

  1. shakespeare says:

    ky qelbesire vucidoli eshte nje Iago

    1. Prof Doc.Kalec Dega says:

      Ju kujtohet koha kur Edrama donte te fuste ne burg ose ta shkarkonte President Ilir Meten?….2-3 jave me pare, lol!
      =

      zgjohuni o komunista nga gjumi cohuni se na myten komunistat….
      =
      Ju kujtohet kur Edrama do fuste ne burg Sali Berishen….?..tash a ne pension njoni…lol!

  2. Plaku says:

    Salihi do ja fus sa krahu koke qoshes,ky trapi i Skraparit nuk arrine ta kuptoje dredhine e shpellarit,por kote e kanë se te dy tek 7 penxheret e kanë fundin ????????

  3. Kuma says:

    I thuaj Stresit te marre hak per axhen!

  4. Shefkiu says:

    Nuk ka patur kurre nje kohe kur “..Meta dhe Berisha donin te fusnin njeri tjetrin ne burg.” Berisha e shpalli Meten “Pishtar te Demokracise” dhe ky nuk ja harron kurre kete te mire. Ishte pikerisht kjo certifikate e leshuar nga Berisha, e cila beri qe Meta, (si dhe Majko) duke e tundur larte ate, te rezultonin kryeministra qysh ne moshe feminore.
    Meta dhe Berisha jane te te njejtes guzhine, ata vijne nga rrjeti i sherbimit sekret personal te diktatorit Hoxha, liste qe Ramiz Alia, udheheqesi per 30 vjet i ketij rrjeti duhet tja kete dorzuar Sali Berishes. Gjithe anetaret e ketij rrjeti kane 30 vjet qe drejtojne politiken ne Shqiperi. Aksidental, sipas tyre eshte futja ne politike e Edi Rames, nje individ jashte ketij rrjeti, per te cilin duhet bere fajtor Fatos Nano. Tani ky njeri jo i ketij sherbimi sekrtet, pra Edi Rama, eshte vene ne sherbim te perendimit per ta cmontuar kete rrjet qe drejtohet nga Berisha, Meta dhe sidomos nga Ruci. Lufta behet ndaj njerzve me te afert shpirterisht me diktatorin Hoxha, si Berisha, Meta, Ruci, Majko, Bushati,Braho dhe te tjere, si dhe pjellave te “komunisteve te moderuar” si Rama,Veliaj, Balluku, Cuci,Ahmetaj, Gjiknuri, e te tjere. Pra lufte per sundim midis mentalitetit dhe menyres barbare komuniste te te dy paleve, asgje me shume. Gjelle qenesh, me nje fjale….

    1. PO , PO says:

      Mire more Shefki , po asaj akuzes tjeter per Ilir Floririn , si t`ia bejme ?!
      Ti duket se nuk del dot nga stani ku je ngujuar !

  5. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Nje sugjerim:
    Lere kete video ne faqen e Tema-s, deri sa Sala te pesoje infrakt ne zemer,ose Ilir Meta te vdesi nga marazi?????

  6. Aleanva per mbrojtjen e tallashit says:

    Aa,se per pak harrova Mero djali ,te lutem hsp nje rubrike me video te kesaj natyre me Salen dhe Liken
    Ata mundohen me Fake Nrwd,pse ti jo me fakte reale ?
    Te lutem mos e hiq videon nga rrjeti?

  7. Sabahu says:

    Kurre nuk kane jetuar, te dy kane vdekur me kohe, rrojne te vdekur nga, mallkimi i popullit, nga vrasjet ku berisha e perdor se ja di vrasjet metes, te dy ushqehen me gjynahet qe i kane ketij populli. Dita e gjykimit ka kohe qe ka filluar, pritet koha e ekzekutimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje