Yuri Kim takim me të rinjtë: Ju jeni ata që sjellin ndryshimin. Udhëhiqni fushata, dilni vullnetarë në komunitetet tuaja e votoni në zgjedhjet tuaja

18 Tetor 2020, 14:18Politika TEMA

Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë publik mesazhin e ambasadores Yuri Kim gjatë një bashkëbisedimi mbi pjesëmarrjen qytetare, sfidat me të cilat përballen të rinjtë shqiptarë kur bashkohen me forcën punëtore dhe pjesëmarrjen e të rinjve në proceset demokratike.

Sipas ambasadores, të rinjtë janë tata që sjellin ndryshimin dhe duhet të mbrojnë të drejtat e tyre.

“‘Ju jeni ata që sjellin ndryshimin. Kur mbroni të drejtat tuaja, udhëhiqni fushata, dilni vullnetarë në komunitetet tuaja dhe votoni në zgjedhjet tuaja, ju keni ndikim dhe jepni kontribut për një të ardhme ku shqiptarët kanë mundësinë të lulëzojnë’, tha Ambasadorja Yuri Kim.

Kjo deklarate u be gjatë bisedimit mbi pjesëmarrjen qytetare, sfidat me të cilat përballen të rinjtë shqiptarë kur bashkohen me forcën punëtore dhe pjesëmarrjen e të rinjve në proceset demokratike me anëtarët shqiptarë të Rrjetit Rinor Europian të Demokracisë (EDYN) të USAID/Albania.

Presidentja e EDYN, Juela Hamati, drejtoi diskutimin gjatë të cilit Ambasadorja Kim theksoi vlerën e pjesëmarrjes rinore në Shtetet e Bashkuara dhe i nxiti këta të rinj shqiptarë të vazhdojnë të jenë avokatë për një të ardhme më të ndritur e më të zhvilluar në Shqipëri.”, bën të ditur Ambasada Amerikane.

2 komente në “Yuri Kim takim me të rinjtë: Ju jeni ata që sjellin ndryshimin. Udhëhiqni fushata, dilni vullnetarë në komunitetet tuaja e votoni në zgjedhjet tuaja”

  1. apolonacademy says:

    Pordh me rigon , 30 vjet pordhe asgje me shume , ishit ju qe na I instaluat keta plera 30 vjet me pare , ju intereson juve qe egzistojn keta plera e nderuar zonja juri, ju do flisni pordhe me rigon dhe 3 vjet e do ikni e ketu perseri keshtu do jete , sepse juve keshtu ju intereson ndaj leri pordhet …tmerr pa fund eshte mizerje , me mire per ne si popull nje fund I tmerrshem , te pakten te behet mire per brezar Qe do vijne

  2. Olimpia says:

    Shume thjeshte z.ambasadore…Shpallni ,,non gratta,, Sali Berishen , Lulzim Bashen dhe Ilir Meten publikisht, dhe do te habiteni se si rinia,pjesa me e kulturuar e saj do te marre ne dore drejtimin e PD..s.Sepse keta personazhe jane te faktuar per krime monstruoze dhe ,,vjedhje gjigande ne Shqiperi.Nderkohe kjo mase do te nxirrte jashte loje shume politikane te te gjitha kraheve dhe do tu jepte hapsire organet te reja te drejtesise te vepronin me me guxim.Kjo nderhyrje mbas 30 viteve do te shlyente fajet e renda te perendimit i cili nen pretekstin e luftes kunder komunizmit ,perkrahu llumin e shoqerise ,me ne krye tribalonazistin Berisha te cilet shkaterruan komplet vendin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje