Nga Edi Rama
Filip Çakuli është një prej talenteve të spikatur të shoqërisë shqiptare, që tek humori gjeti kamerdaren e shpëtimit në detin e ferrit të diktaturës së proletariatit, ku kush nuk ngjeshej fort në kominoshen e Njeriut të Ri brenda Titanikut komunist, mund të mbytej sa hap e mbyll sytë nën goditjen e dallgëve të pamëshirshme.
Me atë komerdare Filipi erdhi vërdallë rrotull Titanikut, herë u zhyt si polumbar, herë u ngjit marinar e herë u përvodh si peshkatar, herë u pa si shpëtimtar e herë u duk si notar, në një karrierë ku nga afër ai i ngjante kapitenerisë si shërbëtor i popullit e nga pak më larg i përngjante si gjarpër në gji, derisa Titaniku u mbyt dhe Filipi doli pa lagur në bregun e lirisë.
I rrahur me vaj e me uthull, i lexuar e i papërtuar, po mbi të gjitha mjaftueshëm i aftë për të mos e marrë veten aq seriozisht sa për t’u ngjeshur fort në kominoshen e re të demokracisë dhe mjaftueshëm i regjur sa për të mos e mbajtur kamerdaren e vjetër si të vetmin mjet të pandashëm prej vetes, Filip Çakuli u përfshi në Lëvizjen Demokratike, në Rilindjen Demokratike, në Partinë Demokratike, po mbeti njësoj i dyzuar e i dyshuar.
Fati e desh që kamerdarja e tij të ngecte një ditë në gjirin e Top Channel-it dhe më në fund këmbët gjithnjë në ujë të Filipit të puthnin Tokën e Premtuar të dikujt si ai, që as e kupton e as e jeton dot jetën pa humorin si artin e komunikimit me të tjerët e të ndërveprimit me shoqërinë.
Aty lindi nën komandën e Filip Çakullit edhe njësiti më subversiv i revolucionit kopernikan të Tanit të Topit në botën e medias shqiptare, “FIKS FARE”, i cili solli një nga ndryshimet më mbresëlënëse në historinë e humorit shqip, duke e kthyer humorin në një thikë jo me dy, po me dyzet presa!
Sot që Filip Çakulli mbush nuk ka rëndësi se sa shumë vjeç, më kujtohet hera e parë kur e kam hasur fytyrën e tij dykuptimshe, në Lushnjë, në dritaren e apartamentit të vogël të poetit Bujar Xhaferri, ku babai i ardhshëm i “FIKS FARE”-s, futi kokën dhe tha, të rrojë Partia!
Të rrosh sa malet Filip, bashkë me partinë natyrisht!
Mik i ngushte Filipi eeeee????Thone se Rama e beri drejtor te birin e Filipit direkt nga bankat e shkolles me 0 pervoj pune.Po te jete e vertete turp i madh.
Nuk ka rendesi se i futi cunin ne pune(se ai do punoj diku) por shiko shkrimin,figurat,gjuhen qe duhet ta kete zili cdo gazetar i vertete ,jo ata te kazanit qe nxjerin helm edhe mut nga goja si ljubovici ,bushati shullaku,fshatari rakipllari ,turi nallonija rakipi ,sonila buzfryra,e mulla zheji e ca antishqiptare
Kjo eshte e keqja jone se nuk na pelqen Berisha dhe behemi me Ramen,ose nuk na pelqen Rama dhe behemi me Berishen.Per mua jane te dy njerez negative dhe te demshem qe kane abuzuar me vendin tone.
I dashur Referndum
Gjuha e shkrimit eshte vertete e shkelqyer, po nuk eshte e Rames. Eshte e keshilltarit te tij personal Endri Fuga, nje profesionist i vertete ne fushen e komunikimit, si ne forme ashtu edhe ne permbajtje, qe ia parapregatit te gjitha fjalimet dhe shkrimet. Rames i mbette vetem ti lexoje me oratori dhe ne kete pike nuk eshte krejtesisht pa talent.
Por po deshe te dish kapacitetin e Komandant Rames degjoje kur kapet gafil ne vizitat qe ben, kur gazetaret i vene mikrofonin ne goje dhe i kerkojne medim per diçka.
KOMANDANT RAMA,me sa duket ,ti nuk e njeh fare Ramen dhe po ja fut si kau peles.Rama ka mbaruar shkollen e lart dhe eshte nje nga letraret me te mire.Ai jo vetem ka punuar neper redaksi gazetash por edhe ka shkruar libra.Ky, Rama sikur thua ti, qe ja ka pregatitur Fuga dhe Rama e lexon,eshte insinuata jote qe kerkon t’a poshtrosh si ata qent e “opinion” te Fevzi mavrise.Me kete shkrim qe ka bere per Filipin,tregon qart se Rama eshte inteligjent dhe me nje mendje te holl.Ti vazhdo t’a kesh inat.
I shkreti “Referendum…dum dum dum”!
Gjuha e Rames eshte SOFIZMI,eshte gjuha e neperkes plot helm!
Atij nuk i plasi as per Filipin e as per Agron Llakajn,por ia ka friken sepse keta te dy jane armatosur me shigjetat e humorit,qe degjohen me shume se sa degjohet shteti i tij mesjetar!
Si eshte e mundur,qe gazetaret e Filipit trajtojne me shume ankesa e denoncime te qytetareve se sa i gjithe administrata e Rames?
Kete te shikoje Rama dhe te …mesoje…mesoje…mesoje….mesoje pa pushim ne se do t’i sherbeje popullit!
Por ai kurre nuk e ka patur kete deshire e as e ka ne te ardhmen se ai e perbuz pa fund fukarain,ndryshe nuk do deklaronte se “Shqioptaret kurre nuk kane vuajtur per buken e gojes”!
Vetem nje shpirtzi si Rama mund ta thote kete kellire,prandaj ai eshte njeru me i rrezikshem per te ardhmen e vendit ne se shqiptaret mashtrohen nga sofizmat e tij dhe ia japin voten!
Dhe kush eshte me i miri ?
Thuaje birce…..
Nje keshille plaku
Tek me e mira zgjidh me te madhen dhe tek me e keqja,me te voglen …..
Meta,Berisha (me vjen keq per Lulin e kapur),jane e keqja me e madhe
Hardest tung!
O eri !
Ke perpara nje pershkrim brilant per njeri te nderuar te humorit shqiptare dhe nuk thua asnje fjale!?
Me sa shkuan , jam I bindur se do te kishin zili shefat e “ famshem” te kuadrit te kohes se qoftelargut.
Një dedikim i mrekullueshëm për këtë mjeshtër të humorit dhe letërsisë e gazetarisë humoristike. Urime Filip!
Nuk ka rendesi se i futi cunin ne pune(se ai do punoj diku) por shiko shkrimin,figurat,gjuhen qe duhet ta kete zili cdo gazetar i vertete ,jo ata te kazanit qe nxjerin helm edhe mut nga goja si ljubovici ,bushati shullaku,fshatari rakipllari ,turi nallonija rakipi ,sonila buzfryra,e mulla zheji e ca antishqiptare
Ka rëndësi kur e emëron Drejtor të Lojërave të fatit nga banka e shkollës me qëllim që njëra nga ato dyzet thikat të presë këdo, por jo atë që i futi djalin në punë. Apo jo…
Eshte pak e veshtire por jo e pamundur per te kuptuar Cakulin.Si shumica e grekoserbo fileve ,nen masken e luftes kunder komunizmit ,u versulen si te terbuar per te shkaterruan Shqiperine,strukturen ekonomike ,aersimin,shkencen ,mbrojtjen ,moralin…gjithecka qe ishte ndertuar me djersen dhe mencurine e shqiptareve.Dhe paten perkrahje pa kufi te perendimit,a thua se komunizmi lindi ne Shqiperi dhe Marksi ishte nga Kuci apo Martaneshi.Dhe nderkohe qe falangat trbalonaziste te Berishes ,me duart e banditit zjarrvenes Hajdari,me teorite e aventurierit Pashko realizonin kete shkaterrim ,,ne ndihme paten skalionet mediatike te Cakuleve ku bente pjese edhe Rama.Kjo eshte historia.Duket Rama ben sikur nuk e kupton qe shkaku themelor i gjendjes se sotme te Shqiprise ,te mbetjes se saj ne fund te radhet se modernizimit,integrimit ,te varferise se saj jane pikerisht shkaterrimi i struktures ekonomike dhe largimi i pjeses dermuese te shqiptareve te specializuar dhe trurit drejtues e zhvillimor.Ose e ben kete per te justifikuar aventuren e keqe fillimore politike te tij.
Por me kalimin e kohes ,Cakuli ,ky grek i zgjuar ,e kuptoi se per te fituar para, ishte me mire ti pershtatej gjendjes shpirterore te shqiptareve se sa te mblidhte ullinj apo bente llac ne Greqi.Po keshtu ,edhe Rama e kuptoi se per realizimin e ambicieve te tij ,ishte me mire te futej ne linjen politike te shumices se shqiptareve qe jane te majte se sa te bridhte rruge te Parizit,buze Senes apo ne kuartieret latine .Dhe ia dolen te dy.Cakuli shfrytezoi iniciativen private te Tan Hoxhes,Rama megallomanine liberale te Fatos Nanos.I pari vdiq tragjikisht,i dyti vazhdon te luaje bixhoz real, pasi bixhozin virtuale e luante kur punonte nen Nexhmien.Sigurisht te dy ne fushat e tyre ,edhe Cakuli ,edhe Rama ,pas periudhes se pare te cmendurise kolektive shqiptare,kane luajtur me zgjuarsi ,sepse ne nje fare menyre deshmuan se dicka mund ti japin ketij vendi.Cakuli,gjithmone si nje i huaj se e shikon Shqiperine si nje vend biznesi,Rama si nje shqiptar qe kuptoi se gjithesesi vetem vendi jot mund te te vleresoje ne se ben dicka te mire per te. ,
Cfare i dham rama ketij cakullit qe tja fuste pangos?
Te birin drejtor ne aeroport
Lepi Filip lepi se ate ke bere gjithe jeten . Me hunde te fukarai me gjuhe ne b… te i pushtetshmi.
@Iqir
Emision “Fiks Fare” i Filipit me Saimirin (Kodren) e Doktorin (Gent Pjetri)ka filluar qe ne dhjetor te 2002 kur Nano ishte ne pushtet dhe ka vazhduar edhe kur Nano kaloi ne opozite dhe Berisha erdhi ne pushtet dhe s’ka kursyer askend, as Nanon as Berishen as Meten te cilit i nxorri bllokun 700 mije eurosh, nxorri njerzit ne rruge dhe e detyroi Berishen te qe pushkatonte me 21 janar 2011 te pushkatonte 4 protestues paqesore e te paramatosur. Per kete kontibut te Fiksit kuder Berishes, ne ate kohe pushtetarit me gjakatar te Shqiperese post-komuniste ti e quan by….lepirje te Filipit, te cilit natyrisht ti i vjen rrotull per nga trimeria dhe guximi.
Se kush eshte b..lepires, ti apo Filipi, e gjen vete ti se qenke djale “i zgjuar” e tejet “inteligjent.
nejse edhe Filipi ste do me, eshte e kote qe i ben elozhe njerezve perpara zgjedhjeve, je i falimentuar nga korrupsioni
??
Ky pleh eshte thjesht nje GJOBEVENES.
Edvin, te njejtin surrat si te Filipit ke edhe ti, surrat hipokriti.
Jam dakort per ato qe thote Rama per Filip Cakulin, me gjuhen e tij qe s’ja del dot njeri ne Shqiperi apo figurat qe vetem ai di ti lidhe e nderlidhe, por qe te jem dhe une i sinqerte me veten, dua ta gervish pak Filip Cakulin; e mban mend Filip ate shkrimin dhe portretizimin qe bere tek gazeta Hosteni per ate shefin e kuadrit ne nafte? Ti e di mire si ishte puna: te thirren nga kom partise qe ta beje kete sepse ata s’kishin asnje argument per ta shkarkuar dhe ti e bere. Shume keq, e rendove nje nje njeri qe ne karakterin e tij ishte ndergjegja, korektesia, pergjegjshmeria dhe morali. E bere njesoj si “babale”. Dhe kurre nuk i ke kerkuar falje, as sot kur bashkepuntoret e nazifashisteve duan tu kerkoje falje partia socialiste per ngjarjet e atehershme! Ai sot eshte mbi 80 vjeç , krenar per kohen dhe detyrat qe ka kryer. Edhe mua me ka ngjare, por ndryshe ndodhi sepse mbas ballafaqimit, gazetari erdhi dhe me kerkoi falje. Po ta shkruaj shkurtimisht konkret: Shefi rrethit… therret gazetarin e gazetes Bashkimi, Bektash Zite, me duket lushnjar ishte, dhe i thote qe te beje nje kritike ne gazete ne emrin tim dhe bashkpuntorit tim per nje kuader tjeter ne nje ekonomi tjeter; Kur lexoj gazeten habitem, çuditem çfare ka ndodhe, bashkepuntori vjen e me thote se mos ke bere nje shkrim ti ne gazete ne emrin tone? Jo, i theme. Njoftojme rrethin dhe kerkojme nga redaksia se cili gazetar e kishte bere shkrimin; mbasi e gjeten , na njoftuan dhe gazetari Zite erdhi ne ballafaqim ne prezen ce te te medhenjeve te asaj kohe dhe doli qe e kishte urdheruar shefi. Bektash Zite kerkoi falje neve , ndersa problemin nuk e ndoqem me; Ti edhe sot s’ke kerkuar falje qe i krijove pasoja atij njeriu duke sherbyer verberisht partise ne pushtet. Ndersa sot ti ke lene mjeker e mustaqe, ndersa ai vetem mustaqe ka, ta theme sinqerisht kete. Megjithate ,meqense covidi ben punen e tij e ndjeja si detyrim shpirteror te ta thosha une. Me duket sikur u çlirova. Nuk e di se ne ç’pozicion qendron ti sot. Une te uroj shendet e jete te gjate me rastin e datelindjes! Nga anonimi kohes anonime.
Na qenka bere si tek “Plaku dhe deti”…vetem nje lopate peshkataresh ne sfond mungon! Ylli i letrave shqipe…?
Quhet RREM, Edlira ajo lopata e peshkatarëve!
Çfarë injorance????!!!!!
Mother fucker eshte burre i poshter
Vec urime te degjojme se na iku truri duke degjuar sharje.
FIKS FARE i Filipit nuk pyet per politike.
I nxjerr te gjitha.
Jete te gjate Filipit.
Ore ca gjera i nxjerr ai “fiks fare” po thone qe kerkojne dhe leke kur bejne ato emisionet.Keshtu flitet.
Ska pune tjeter ky e meta njeri uron Filipin ai tjetri ditelindjen e 92 te cardinal troshanit!!! Zot na riaj nga kjo fare te vetequajtur politikane qe thjesjtr jane ata qe mbare bota i njeh,per keq natyrisht.
Filipi gjobaxhi e kumarxhi – fiks shoku i ketij hajvanit te gjate se ky ngordh t’u lepihet halabakeve si zagar!
Gëzuar ditëlindjen o Filip, o llumi i bythëlëpirjes së Rilindjes.
Respekt Olimpia
Je i rrallë, si të kanë lënë pushtuesit dhe veglat e tyre të kudondodhura,
Per mendimin tim,emisioni “Fiks Fare” duhet shpallur hero.Ata jo vetem qe bejn nje pune te madhe duke mbrojtur njerzit nga shume te keqija e abuzime,por ndihmojn dhe zgjidhin shume halle e probleme per njerzit.Nga puna e shkelqyer qe bejne,marin shume falnderime dhe urime.Kjo eshte merite e gjithe stafit dhe veçanerisht Filip Cakullit.
Emisioni “Fiks fare ” i ideuar dhe i drejtuar nga Filipi eshte kulmi i gazetarise investigative dhe sarkastike , me vlera te gjithanshme , politike , ekonomike , shoqerore . Shume çeshtje ka shigjetuar dhe i ka ven ene rrugen e zgjidhjes . Eshte i pa konkurushem . Populli yne e pelqen humorin dhe reflkton , ndaj çeshtjeve , per te cilat ndihet fajtor . Nuk ke asnje vrejtje , t’i besh “Fiksit ” , veç te ulesh ne karige dhe te perpish te gjitha analizat e djemve , qe me shume se gazetare , jane humoriste te spikatur . Pa bere fjale , per Devolen , qe ka mbetur , ne pozitat me te mira te humorit shqiptar , ne te gjitha kohrat . Ustai , qe i harmonizon te tera keto reparte , mbete , Filipi , qe gjithe jeten e vet ja ka kushtuar humorit dhe sarkazmes se kohes . Ka mbajtur gjalle “Hostenin ” dhe rast , pas rrasti , ju ka dhene zgjidhje mijra problemeve te maisura , ne shoqeri , duke mos u trembur as nga Diktatura moniste. I uroj shendet dhe suksese , Filipi çakullit , ne shebim te gazetarise investigative dhe humoriste te Shqiperise .
. Zgalem
Humor tallës!
Ky artikull urim është risi : Sharje me art si lavdërim “shpërblyes”, qesh e përqesh si me dy fytyra figurën e një artisti të palodhur që, sidoqoftë, denoncon padrejtësinë dhe mjerimin, korrupsionin dhe degjenerimin, gjithmonë i njejti me kominoshe artisti.
Njerëzit e rinj ishin ata që shkonin të punonin e të mbronin kudo ku kishte nevojë atdheu dhe i treguan botës se shqiptarët dinë të bëjnë shtet.
“Titanikun komunist” e gërryen nën rrogoz “gjarpërinjtë” me dy këmbë të fshehur nëpër ferra, dhe ata në pushtet e parti, si dhe me ndihmën e “dallgëve të jashtme” e bënë djerr tokën tonë të lulëzuar duke tundur “çekun e bardhë”. Komerdaret-gomone mbetën për të papunët e të braktisurit, ndërsa ata që veshën kominoshet edhe pardesytë e bardha të “demokracisë” morën frenat e qeverisë e të pasurisë.
Të deformoshë historinë do të thotë t’i hedhësh hi syve popullit që e bëri historinë dhe bijëve të tij. Përpjekje e kotë, ata janë njerëz të mësuar. Kush shan, siç ndodh nëpër komente, ka sharë veten e vet, aq më keq kur përçmon popullin e vet, sepse nuk shan falas! Kasandra.
Filipi punote tek gazeta bashkimi. Bektash Zite e mbante prane, por ku Filipi hyri ne dyert e Hostenit, Bektashin e la jashte. ka qene nje setorant , ku sot eshte muzeu ana perballe hotel Tiranes. Emrin nuk e mbaj mend, por ai hynte me size te zeza dhe hante dy pjata turli. tasjhti mezaj e tij ka ndryshuar. E mbanin nen konroll se e quanin grek I ardhur ne token tone. Ishte I zgjuar dhe qylgji I madhe
Cfare nuk e mbyt dot, duhet perkedhelur.
Ha ha ha. Rama po i ben fresk “kazanit”.