Braçe tha se ka blerë shtëpi 500,000 euro në Palasë, reagon Basha: Do të më baltosi mua, e kam deklaruar pasurinë që në 2005. Do e padis

19 Tetor 2020, 09:04Politika TEMA

Kryedemokrati Lulzim Basha reagon pas akuzave të zv.kryeministrit Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 euro. Basha i quajti akuzat “fushatë për baltosjen e tij” dhe paralajmëroi se do të bëjë padi penale dhe për Braçen, për shpifje.

“Këta s’kanë përgjigje për këtë plan (i referohet planit me 5 pika të PD) dhe për të justifikuar paratë që do shkonin për familjet që s’kanë të ardhura, shpifin.

Erionin (i referohet Veliajt) e kam çuar për shpifje për ndjekje penale. Por meqë është dhe ky i dyti, do e çoj dhe këtë për ndjekje penale për shpifje”, tha Basha në një lidhje direkte me gazetarin Enkel Demi.

Sipas kryedemokratit, ai e ka deklaruar pasurinë që në vitin 2005 dhe çdo gjë është publike, ndaj ftoi kryeministrin Rama që t’i hetojë pasuritë e tij sepse policinë dhe prokurorinë e ka vetë.

“Pasuria ime është e deklaruar që në vitin 2005. E gjitha është një fushatë që ka për qëllim baltosjen time për të më penguar në mbrojtjen e interesit të qytetarëve.

Të ardhurat e mia dhe pasuria ime kanë qenë të deklaruara që në vitin 2005. Kanë polici e prokurori, aty i kanë le ti hetojnë”, përmbylli ai.

3 komente në “Braçe tha se ka blerë shtëpi 500,000 euro në Palasë, reagon Basha: Do të më baltosi mua, e kam deklaruar pasurinë që në 2005. Do e padis”

  1. I papami says:

    Rri o bashe se ske nevoje te deklarosh pasuri, i ka byroja e hetimit dosjet per ty.

  2. kujdes says:

    Ka deklaruar pasurine qe ne 2005, po kur more ato 230 miljon euro çfare viti ishte? Po kur vrave qytetaret e tu ne bulevard me armet qe i kishe blere me taksat e tyre, çfare viti ishte, po kur shite detine e Vlores dhe Sarandes sa more dhe kur i deklarove…. po ke nje “te drejte” : s’ka drejtesi, s’ka prokurori e gjykata ne Shqiperi dhe duhet te veproje vetegjyqesia te zgjidhin problemet shqiptaret e ndershem me ty dhe bashkepuntoret e tu.

  3. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Pasuria,or lum mejku,deklarohet cdo vit.
    Pasuria eshte nje madhesi”fizike” qe rritet,ose zvogelohet,
    nuk eshte konstante.
    Ti,mor mik,je thjesht nje genjeshtar patologjik,
    dhe per kete,po te kesh nje avokat te mire ,nuk denohesh.
    Kjo eshte e percaktuar nga ana gjenetike,fajin e kane ata
    qe jo se te besojne,por bejne sikur te besojne.
    Ti Liuezim,as nuk je ,as nuk ke qene kurre e ardhmja.
    Ti je i denje per ato figurat fantastike te Enterpris,
    ku papritur shfaqen persona nga e kaluara,
    dhe ti i mer per njerez real.
    Do ti padis ?
    Pse nuk i ke paditur?
    Sa kohe ka Veliaj dhe shume te tjere qe flasin per Vilat qe ti vetem kete vit ,
    blere ke ?
    Vetem per nje gje,te heq kapelen,ti ja arrite qellimit:
    U bere milionier,sa per KM. nuk ka qene kurre qellimi jot.
    Futja nje operacion plastik,nje identitet tjeter,
    dhe beji m..n PD-se dhe gjithe bythelepiresve te tu.
    PS:Per-para Shqiperia,se vetem parate te kenaqin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje