Gjonaj flet për angazhimin në PS: Dua t'i kthej me kontribut besimin që më ka dhënë

18 Tetor 2020, 12:00Politika TEMA

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka folur në emisionin “Java” në TVSH lidhur me angazhimin e saj në Partinë Socialiste.

E pyetur nga gazetari Lorenc Vangjeli lidhur me aktivitetin e saj politik, Gjonaj nuk e ka fshehur ambicjen për të qenë pjesë e fushatës elektorale, duke nënvizuar arsyet kyçe që lidhen drejtpërdrejt me reformat e nisura dhe vijimin e tyre.

Ndër të tjera ajo shprehet se ka për qëllim që t’i kthejë me konktribut Partisë Socialiste të gjithë besimin që i ka dhënë gjatë këtij mandati qeverisës. 

Vangjeli shtroi pyetjen “Zonja ministre kemi folur për politikë dhe në Tiranë kur zgjohesh në mëngjes thua “mirëmëngjes” dhe kur thua në darkë “natën e mirë”, shqiptarët bëjnë politikë. Mund t’ju bëj një pyetje mes mëngjesit dhe darkës suaj, si ministre dhe tashmë si veprimtare e Partisë Socialiste. Kemi mësuar se jeni e deleguar në njësinë 7, a do ta shohim ministren Gjonaj edhe me mandatin e deputetes?”

Ndërkohë Gjonaj tha: 

“Është e vërtetë që unë kam një angazhim si e deleguar politike në njësinë 7 në Tiranë, por është ende herët për të folur nëse unë do të jem kandidate ose jo.

Në radhë të parë Partia Socialiste po kryen një proces të jashtëzakonshëm për vlerësimin e deputetëve, për vlerësimin e ministrave duke përfshirë edhe kryeministrin vetë ku do të vijnë vlerësime nga anëtarësia e Partisë Socialiste por padyshim edhe nga qytetarët.

Pastaj do të jenë strukturat e Partisë Socialiste së bashku me kryetarin e PS z. Rama që do të vlerësojnë se kush do të jetë skuadra me të cilën do të garojë.

Pavarësisht kësaj nëse do të jem apo nuk do të jem, unë do të angazhohem në çfarë do lloj pozicioni politik që do të mëngarkohet.

E para sepse Partia Socialiste duhet të marrë mandatin e tretë për të çuar përpara reformat e nisura që vetëm Partia Socialiste di t’i marrë dhe vetëm Partia Socialiste di t’i bëjë.

E dyta sepse kam një përgjegjësi shumë planëshe për t’i kthyer Partisë Socialiste dhe kryetarit të saj, besimin që më dhanë për të qenë ministre në këtë mandat”, shpehet Gjonaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje