Sa me fat Armand Shkullaku që sulmon Ramën, në krahasim me Adriatik Doçin që denoncon Metën

18 Tetor 2020, 15:08Politika TEMA

Nga Alba Malltezi

Ndodhi diçka para syve të të gjithëve këtë javë, por nuk jemi të sigurtë nëse të gjithë e vumë re formën dhe përmbajtjen ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta përjetojmë përherë. Nuk është e para herë që ndodh. Gazetari Armand Shkullaku u kap duke thënë një akuzë ndaj Edi Ramës në studion e Opinion të Blendi Fevziut që vetë Rama e ka përgënjeshtruar duke paraqitur disa fakte.

Është e rëndë kur një politikan kapet duke gënjyer, por e pafalshme kur një gazetar kapet nga një politikan duke gënjyer, e sidomos nëse e bën me qëllime politike. Por aq shumë jemi mësur me këtë, sa sot nuk habitet njeri. Mund të ndodhë që një gazetar të gabojë, një burim mund të jetë i pasaktë, por në misionin e tij një gazetar nuk mund të gënjejë qëllimisht. Gënjeshtra me qëllim është e pafalshme në një vend ku do të funksiononin siç duhet rregullat e demokracisë.

Nuk kemi dëshirë të gjykojmë veprimin e Shkullakut në rastin konkret (nëse ishte thjesht gabim apo gënjeshtër e qëllimshme), kur kemi gazetarë nga i njëjti front që shpikën një serial Babaleje të tërë, apo që mbrojnë fake news të fabrikuara në tavolinë e të botuara pastaj edhe nëpër media të huaja për ta bërë më të besueshme, por, do të doja të vija në dritë ndryshimin e reagimeve të politikanëve.

Në të njëjtën ditë kur ndodhi ‘’incidenti’’me Shkullakun një tjetër gazetar, Adriatik Doçi nga Shqiptarja.com ka përcjellë gjithë aferën e dhënies së nënshtetësive me procedura të privilegjuara nga Presidenti Ilir Meta.

Të gjithë mund të konsultojmë përgjigjet vulgare, ofenduese si nga ana e vetë Presidentit ashtu dhe të zëdhënësit të tij të cilët pa asnjë përpjekje për të përgenjeshtruar me fakte dokumentat e gazetarëve (si bëri Rama me Shkullakun) janë marrë drejtpërdrejt vetëm me gazetarin personalisht. Po përmendet familja, babai, i gazetarit, bashkëshortja të vënë në gijotinë me etiketime banale dhe pjesererisht te kopjuara nga fjalori vulgar dhe shpifes i profesor doktor Sali Berishës, profesionist i pa arritshëm në këtë fushë.

Armand Shkullaku është me shumë fat përballë Adriatik Doçit, pse ndryshe nga kolegu, askush nuk po merret me familjen, jetën e pasurinë e tij. Ashtu siç askush nuk njeh e nuk përmend familjen, të afërmit e gjithë gazetarëve mbështetës të deklaruar të opozitës aktuale. Pas çdo konference apo debati me Ramën për fat dhe bën shumë mirë që del një gazetar/e “hero” e kundërshtues, por akoma për fat, nuk nis linçimi për të dhe familjen e tij se guxoi të kundërshtojë Ramën.

Pra, nga një anë kemi politikanët  e opozitës (ish qeveritareve do të ishte më i saktë si përkufizim) që përballë gazetarëve sulen me të gjithë arsenalin e sharjeve dhe ofendimeve publike: etiketimeve të emrave dhe mbiemrave, të jetëve  personale, të familjes e të afërmëve, të gjyshërve dhe të stërgjyshërve. Të kujtoj disa? Sali Berisha i pari në listë për agresivitetin e tij dhe më pas disa nga figurat e PD-së që e imitojnë, por edhe LSI e krerët e saj nuk po mbeten pas. 

Fjalët e tyre janë nga më të rëndat dhe ofendueset pa sjellë asnjë kundërprovë ndaj gazetarëve që i kundërshtojnë. Adriatik Doçi po përjeton të njëjtin “fat” me pak gazetarë si Mero Baze, Carlo Bollino, i mirënjohuri Andrea Stefani që sot nuk jeton më, që janë sulmuar egërsisht vetëm se kanë pasur kurajon të kritikojnë këtë pjesë agresive të politikës. 

Ndërkohë  në kundërpërgjigjen që Edi Rama i bën Armand Shkullakut mbi faktet për impjantet e përpunimit të plehrave në Elbasan nuk gjen asnjë fjalë personale, ofenduese, denigruese ndaj personit gazetar veç kundërshtimit që ka të bëjë me lajmin vërtetësinë apo pavërtetësinë e tij.

Eshtë një vijë e trashë dalluese që huton opinionin publik: janë të rënda kundërshtimet e fakteve dhe të opinioneve, apo sharjet, shpifjet, kërcënimet dhe manipulimet që disa i kanë kthyer tashmë në zakon pa habitur njeri?

Cilën metodë duhet të mbështesim? Kjo është e rëndësishme në dallimin e qëllimeve dhe të punës së çdo shqiptari. Shpresoj e uroj që edhe pas këtij opinioni e konstatimi të mos rinisë linçimi i radhës, siç është zakon nga një kategori tashmë e caktuar dhe e profilizuar në Shqipëri.

42 komente në “Sa me fat Armand Shkullaku që sulmon Ramën, në krahasim me Adriatik Doçin që denoncon Metën”

  1. ? says:

    Ore ku u zhduk ajo Mira Kazhani? Jo per gje po na i çante menderen me lezet dy – tre here ne jave.

    1. Mik says:

      Po ti, ketu e gjete te deklarohrsh homoseksual? Forumi i gabuar shoku. Shko bisedo me Olti Currin, se ta gjen ai nje dashnor.

      1. Prof Dr V F L P 2025 says:

        vetem thashetheme, muhabet bith kirash….

        nderkohe… hipokrizia e al edrames nuk ka kufij …. qorrat nuk e kuptojne qe Saliu eshte akoma mes jush dhe Likja President. lol!

        treshja ‘ famoze’ perhere hipur ndaj bith kirave shqiptare

  2. k says:

    Jeni gazetarë të shitur dhe mizerabël pa asnjë etikë ptofesionale,
    në shërbim të pushtetit dhe në garë të turpshme kush ti shërbejë më shumë sistemit qeveritar,
    mafjoz,të korrupsionit metastazë,trafikantëve të drogës,prostitucionit,dhe çdo pislliku që ekziston.
    Si ata të berishes dhe metes si edhe ju te rames.

  3. bana says:

    Brilante. Asnje presje me shume e ke qa. Huqet e Shkullakut jane te gjata

  4. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Fashizmi nuk ka brire.
    Fashizmi berishjan,eshte nje forme me e sofistikuar,se ai tradicional.
    Fashizmi tradicional,qe popujt kujtuan se vdiq bashke me Ducen dhe Hitlerin,
    ishte teper primitiv,ne krahasim me ate Berisho- Metjan
    Behet fjale,per dy epoka te ndryshme.
    Midis tyre ka 70 vjet ndryshim.
    Poooor,nje gje i bashkon:
    Egersia me te cilen eleminojne kundershtrin.
    Likja nisi nje kampanje zhurmemadhe,kunder ligjit te shpifjes,
    qe per mendimin tim eshte i vonuar,kurse nga ana e tije ka aktivizuar
    nje makineri te tere kunder gazetarit qe publikoi hisorine e vizave,
    si dhe gazetes TemA.
    Ne emer te lirise se shtypit,keta kane krijuar nje imperium,
    qe fabrikon fake news,perhap dhe propagandon te paverteta,
    me Fevzo,Vasili,Shkullaku,Lehesi i persekutuar nga Doktor Mortja etj.
    Rama,nga ana e tije po luan shume bukur,
    duke ju dhene mundesine te dhe lirine te ekspozohen
    dhe te nxjerin fytyren e vertete,ketyre hienave mediatike.
    Gjykatesi me i mire eshte populli,
    jo ai qe pret te kthehet Brek’skisha ,per te grabitur,
    por ai qe rron me djersen e ballit.
    Fatura vjen ne 25 te prillit

    1. Blendi Fevziu says:

      T’i hashe te gjatin liderit kombetar Sali Berisha. Rrofte PD.

      1. Crvena Zvezda says:

        O Blendi Fevzi Qelbesira vicidolas eashte bere si car i fishkur Ska te gjate dhe as ka pasur per Milican I ka ngjare Sheqeres qe e ka bere me sperme serbe

      2. Deda says:

        D.m.th pederastët

  5. Ladi says:

    E ke thene me shume elegance. Un i ndaj ne qytetar dhe shpellare ndarje qe nuk i shpetojne as politikanet dhe as gazetaret.

    1. && says:

      po kush jane keta qytetare mor aman. na thuaj ti njohim .
      qe je dru me pre kete e shoh une por na thuaj kush jane keta qytetaret e tu .

  6. Jo realisti says:

    Ja nje zonje e mendjehapur qe perzemersisht i uroj sukses ne punen e saj.
    Nje nuhatje dhe nje kuraje mbreselenese qe le shum prapa ata qe vetquhen “ajka”e gazetarise shqiptare.
    Shum i goditur shkrimi…..

  7. Eugen says:

    Ne nje vrime i bini fyellit ju Bollinot…. Berisha, berisha, ber…. edhe kur nuk behete fare fjale per te edhe kur nuk duam te degjojme per te… na e keni kthyer cdo shkrim ne betejen tuaj personale me berishen…. sa lexova emrin e lashe artikullin pergjysem…. jeni bere shume bajate

  8. Boston says:

    Shume e sakte. Urime

  9. Ben says:

    Ka kohe qe mendoj te njejtat gjera dhe e kam nxjerre kete konkluzion. Personalisht me pelqen qe nuk jam i vetmi qe mendoj si Zonja Malltezi

  10. Mal Cori says:

    Moj Alba. Po Rama eshte diktator moj. Ai i ka kapur keto gazeta, Temen, Shqiptare.com dhe Sot.
    Pak te dukek tre medie ty.
    Ndersa Berisha, Meta, dhe Basha jane demokrate, moj e zeze. Gazetat qe te duket ty se mbane anen e tyre, dhe sikur nuk lene gje pa thene kunder Rames, ne fakt mbrojne demokracine nga Rama. Media eshte e shitur.
    Vetem Panorama, Telegraf, Standart, Koha Jone, Mapo, 55, Lapsi, Syri, Integrimi, RD, Ekspres i Kosoves dhe ndonje tjeter e rralle kane mbetur pa u kapur dhe ruajne pavaresine nga Rama.
    Rama si diktator qe eshte nuk te kercenon ne studio dhe nuk te shan nga familja. Mirepo ai eshte i rrezikshem. Nga ai nuk e di se c’te pret.
    Ndersa Berisha Meta dhe Basha duke qene se jane demokrate, ne studio te gjithe gazetaret jane te qete, nuk nervozohen, nuk bejne pyetje pa sens apo provokative.
    Sepse ata nuk kane ndermend ta jene ftyren si kpuca. Nuk duan gjithashtu qe tu digjet makina apo redaksia. Ata i dusn familjet e tyre dhe ne demokraci, familja eshte e shenjte. Po ku i kupton diktatori Rama keto.
    Ja pra pse gazetaret demokrate, qe jetojne rreth bulevardit Deshmoret e Kombit, nuk e duan Ramen.
    Ate e duan vetem ndonje gazetar periferie, qe jeton larg Tiranes, qe i ka kepucet me balte dhe mer 400-500 mije leke rroge.
    Ndersa gazetaret qe udheheqin luften per mbrojtjen e demokracise nga Rama, sakrifikojne neper kafenete e Tiranes per te qemtuar lajmet dhe pergatitur analizat politike ne mbeshtetje te ardhmerise te popullit shqiptar, nen udheheqjen e udheheqesve te ndritur te tij, Berisha, Meta apo Basha, po te doje dhe Mona. Ndaj ata e kane Rrogen 10 milion leke ne muaj.
    Mirepo diktatori Rama ua takson 23% kete page dhe ata marin 8 milion leke ne muaj. Cdo bejne ata me 8 milion leke ne muaj? He thuaj ti Alba. Do shkojne ne fundjave ne Selanik, Stamboll, Rome, Shkup apo ne Theth, Valbone, Voskopoje. Po pushimet verore e dimerore. Po ata hane darka e dreka jashte, moj. Se jane shume te zene me pune dhe me dashnore. Kush do tu gatuaj ne shtepi. Grate e tyre jane dashnore te zjarrta. Kane dhe ato projektet e veta, jo me burrin. Me shokun e burrit. Apo me oligarkun. Do ta luftojne oligarkun apo jo.
    Rri ti me nje burre gjithe jeten.
    Dhe diktatori Rama nuk ja cfare thote per familjet e lumtura te ketyre gazetareve. Nderss demokrati Berisha dhe socialdemokrati Meta, nuk i durojne qe kundershtaret e tyre te kene cen ne familjr. Dhe po nuk paten ja gjejne.
    Derisa… Derisa… Shkullaku te lere gruan e trete dhe te mare perseri te paren. Pse i shkalluar eshte Shkullaku ….

    1. I.Hoti says:

      Po autokrat…. po kush eshte vrases ne pylle,gjueti,.’aksidente’…ne shesh .me duar ne xhepa, apo ne..shtepi (gerdeci) qe ja ka lakmi enveri…. vrases i popullit te tij , taksapaguesve te tij .’sherbysit te popu’ kriminelet adhurohen nga kriminelet e vegjel..te frikesuar…….

  11. thuthuqi says:

    Flm zonje e nderuar, qe me shume qytetari dhe me shkalle te larte civilizimi arrin te pasqyrosh kete kontras ne shoqerine shqiptare.
    Vemjet si Sali Berisha dhe Ilir Meta arrine akoma qe te mbijetojne edhe mbasi kane vrare, vjedhur dhe denigruar kedo qe ju kujton bemat e tyre.
    Ftkeqesi e madhe qe ka akoma edhe komentus injorante, fatkeq dhe te kthyer si cule pa vlere, qe vetem shajne dhe mallkojne.
    Zonja Mira, padyshim jeni dhe do te mbeteni vlere e madhe e gazetarise shqiptare.

  12. Konica Usa says:

    Ah moj zonje,ne vend qe te zhdukim Saliun po na behen dhe gazetaret genjeshtar dhe agresiv si ai,kur shikon gazetar qe kane mare formen dhe trajten e Saliut si:Shkullaku ose Shkalluari,Qimi Pekes,Eni Vasili,Sonila Mece,Fevzi muti,Bushat Kapo,etj vemje te ndyta,i bene pyetje vehtes,po si ka mundesi qe brezi ri i gazetarise te mari formen dhe permbajtjen e gerdalles plake,kriminelit Sali Berisha?!

  13. Timi says:

    Prandaj nuk duhen votuar kurre keta krimineket e bandave te Berishes dhe Metes. Uroj qe gjithe shqiotaret ta kexojne kete shkrim briluant qe me elegance ka goditur ne shenje e i hsp petet kakrorit te qelbur te bandave bsbale herisha meta e kazani mediatik oa shtylle kurrizore komplet ne sherbim te tyre.
    Falemnderit Alba Malltezi

  14. kujdes says:

    Nje shkrim me pasterti dhe ndjeshmeri te larte.

    1. Tuti says:

      Pash zotin nga kush ane e ndjeve shkrimin??

  15. Tani says:

    Exhe gruan e ka vene ne sherbim te Rames Bollino?!

  16. Nikla says:

    O K (domethone KAR)si puna jote..pse ju djeg mor burr?karlo bollino e alba jan nga gazetaret me te mir qe kena…po ti si k ose kar nuk mer vesh mor trap!

    1. Tani says:

      Degjo ti iodiot djale: Bollino ka marre koncesion muzeun me te vizituar ne Tirane. ka marre toke per ndertim ne qender, nga Rama , ka 2o vjet qe shkruan “one way”. Nese kjo eshte gazetari per ty, per mua eshte “gazetari”.

  17. tony NYC says:

    Dear Alba.
    Shkrimi i juaj eshte i drejte dhe me vend, dhe pak me piper te duhur kushe e kupton.
    Per sa i perket pseudo gazetarit Shkullaku, ky njeri eshte partner ne shpifjet politike dhe psikoligjike kundrejte Z.Edi Rama…
    Z. Rama, nuk eshte perfekt njeri sepse eshte human, por me te mirat dhe te metat e tij, shihet nje ndryshim radikal ne vendin tone te vogel dhe te mrekullueshem.
    Nuk ka me vend per sharje personale, por duhet nje mbeshtetje kolektive e njerezve te kualifikuar si you Dear Alba, per te larguar njeher e gjithmon keta Gazetar bizesmen siq jane ky Shkullaku apo Andin Bushati etj.
    Faleminderit

  18. Merati says:

    Keta gazetare si Armandi me shoke jane si ata qente e fshatit atje ku ushqehen dhe lehin te ketij kallepi jane te gjithe gazetaret qe mbeshtetin opoziten kur i shikon tek ai koke bytha fevzezi sa me qellim i bejne pyetjet te vjen keq se ne cfar derexhe dhe kujt ja ka besuar fatin shqiperia por dhe ai pyka i gjate megjse eshte politikan Evropian pranon debat me ata legena o z Rama me i qete bre burre jepu pergjigjen qete qete dhe leri te lehin

  19. Arqile says:

    Fevgo.Shkullaku e goxha gazetare te tjere jane sherbetore te devotshem te sales dhe luli bashes .Sigurisht ata jane shperblyer pr devotshmerine e tyre deri ne vdekje .KETA KANE KRYER KRIME E JANE BASHKEPYNETORE NE KRIM.PATJETER DO VIJE DITA EDHE PER FEVGON SHKULLAKUN DHE SHUME TE TJERE SE KUPA ESHTE MBUSHUR DHE PO DERDHET .Fevgo veteflijohet ka shume raste qe fut salen dhe bashen me organizim te fshehte .Ke tjeter ka futur ne opinion fevgo.Kaq mjafton per te vertetuar se eshte argat i sales dhe lulit dhe duhet te ptanoje edhe burgun per prokurorin e vrare se edhe ai njeri ishte .

  20. Hapni syte o llum says:

    Po mer meqe denoncojne udheheqesin e pagabueshem ,duhet te jene gazetare te shitur.
    Po ju mer mjerane e keni pare qe as lorenci me muçin nuk e mbrojne me Ramen me zullumet dhe pordhet qe ben.
    Ngazellehuni edhe ca kohe me lopet e Rames e Veliajt se edhe batutat ju bene bajate.

  21. E gjithe oposita ka nje sinkronizim dhe bashkepunim per ti bere te gjitha arritjet e maxhorances te baras vlefshme me 0.Arritjet ne te gjitha sektoret i ndjejme i shohim dhe i prekim,kjo eshte e padiskutueshme.
    Per hir te vertetes duhet pranuar se edhe gabime ka ,gje qe pranohet edhe nga forca politike ne pushtet. Te mohosh e te ç’vleresosh dhe me nje paturpesi arrogante te perhapesh e te propogandosh qe Shqiperia ne keto 7 vite ka ecur mbrapa eshte çmenduria me e madhe e kesaj oposite qe ne perberjen e kastes se saj drejtuese ka pasur dhe vazhdon te kete mashtruesit,kriminelet,dhe hajdutet me te medhenj te historise Shqipetare mbas viteve 90.
    Nuk mundem ti permend te gjithe emrat e ketyre maskarenjve te lartpermendur por nuk mundem gjithashtu per te mos permendur
    Sali Berishen
    Ilir Meten
    Lulezim Bashen
    Qe te tre ne keto 30 vite kane qene urdheruesit e vrasjeve,kane qene ,hajdutet e gjithepushtetshem te pasurise kombetare.
    Qe te tre kane qene dhe vazhdojne propoganden antishqipetare te diskretitimit kombetar ne arenen nderkombetare.
    Qe te tre jane armiq te betuar te Amerikes dhe BE dhe qe te tre kane mbeshtetjen Ruse qe mund ta shihni fare mire ne organet gazetareske te Rusise.
    Pra te gjitha keto bema te ketyre mafioseve duhet te jene material i bollshem i SPAK per ti vene keta dhe te tjeret e ketij kallepi para drejtesise per te marre denimin e merituar.
    Une ,ti te gjithe ne ,duhet te bashkohemi kunder kesaj kaste kriminale, se ne fund te fundit Shqiperia eshte e njerezve puntore,patriote e te ndershem dhe jo e ketyre qelbesirave anti kombetar.

    1. Petrit says:

      S’ka gje.
      Mos i permend emrat e atyre maskarenjve.
      Por te pakten na thuaj nje nga ato arritjet qe ti pretendon qe ka rilidja jote.
      Vetem nje.
      Dhe do te te vlersoj shume.
      Falemnderit

  22. !!!! says:

    O Zot, sa komentet jane shkruar nga e njejta dore !!!

  23. Kohe te veshtira says:

    Me te drejte zonje.Ata sulen,jo se nuk kane si te pergjigjen,por kercenojne se kete vend e duan rrumpalle dhe te bejne si te duan,sikur ta kene mall te lene nga babai.Hipokrizia me e madhe eshte kur i bejne thirrje popullit per te mare fatin e vendit ne dore,duke qene te ndergjegjshem qe eshte krijuar nje urrejtje per milionat qe kane bere dhe po’ bejne c’eshte e mundur per te krijuar rremuje,per te shpetuar koken.

  24. Gazeta e Partise says:

    Kjo zonje e ka bere zgjedhjen e saj!
    Opoziten ndaj opozites!
    Me e keqja eshte se midis kryhajduteve dhe hajduteve kjo ka zgjedhur kryhajdutet qe vjedhin me ligje dhe parlament!
    Me shejtan budllenj si milva e ekonomise qe e di shume mire cfare borxhesh ka dhe cfare penalitesh ka marre dhe ka shkaktuar pronari i ri i droguar i Meros!
    Midis kryhajduteve aktive qe po na hane kockat dhe po semurin popullaten dhe hajduteve te shkuar kjo zonje ka zgjedhur kryhajdutet qe jane aktive ( ata qe pergatiten tenderin e unazes 20 mil/km nderkohe qe puntoret qe bejne rrugen marrin vetem buken e gojes!
    Une jam shume dakort qe hajdutet dhe kryhajdutet te cojne njeri tjetrin ne S’Skap. Eshte ne interesin publik qe nje nga nje te ndiqen me vilat, me tokat, me parate ne tenxhere ne presion dhe parate elektronike!
    Te ndiqen a hane sushi ne montekarlo apo kobe beef ne Paris!
    Faqe e zeze qe mbron kryehajdutet Aktive qe hane gjak dhe pine gjak cdo nate!

  25. katarakti says:

    Edi Rama eshte kryeministri pêr tê cilin kanê nevojê shqiptarêt tê paktên edhe pêr 10 vitet e ardhshme. Dhe padyshim kryeministri mê i mirê i kêtyre 30 vjetêve tê fundit. Tê mos harrojmê se si e mori Shqipêrinê para 7 vjetêve. Tê mos harrojmê po ashtu se si gêzonte Sali Berisha kur i “uronte” skenarin grek! Pas rrêmujês, rrênimit dhe rrêmetit qê e gjeti vendin. Eshte i vetmi qeveritar shqiptar qê flet me tê mêdhenjtê e kêsaj bote si i barabartê, pa komplekse inferioriteti. Shqipêria ka mê shumê nevojê pêr Edi Ramên sesa Edi Rama pêr Shqipêrinê. Të mos harrojmê se jetojmê nê njê sistem kapitalist, ku ndêrthurren mê e mira me mê tê keqen. Asgjê nuk eshte e pêrkryer dhe e lehtê. Sidomos po tê kujtosh shkatêrrimin total tê vendit gjatê periudhês 1992 – 1997. Nxitjen dhe lejimin e firmave piramidale, qê i vunê zjarrin vendit. Shqipêria takoi fundin, U plandos pêr tokê nê gjendje kome. Duke kujtuar rrugêtimin e vendit gjatê kêtyre 30 vjetêve mund tê pohosh pa asnjê mêdyshje se sot vendi pak nga pak po e merr veten. Sigurisht qê mund tê bêhej edhe mê shumê, edhe mê mirê, por tani pêr tani Rama mbetet i pakonkurrueshêm. Do tê ishte fatkeqêsi kombetare qê ky trend tê nderpritej. Nuk ka njeri tê pêrkryer aq mê pak njê drejtues politik. Megjithatê me rêndêsi eshte bilanci politik, ekonomik, kombêtar. Sot eshte kollaj ta shash Ramên pêr tê bera dhe tê pabêra, se ai nuk ta bên surratin si sholla e kêpucês (!). Aq sa edhe Shkullaku mund ta telendisê! Por Rama eshte Njeriu i duhur nê kohên e duhur. Qytetar den baba den, intelektual me rrênjê dhe degê dhe atdhetar. Kush nuk eshte dakort, pêr njê apo 100 arsye, duhet tê propozojê dikê mê tê mirê. Ndryshe…

  26. Konica Usa says:

    Sa me shume kazani mediatik sillet dhe vepron si Saliu,aqe me shume rriten kreditet e qeverise dhe kryeministrit Edi Rama,zoti ju dhente shendet dhe inatin e Saliut qe PS te fitoj dhe nje mandat tjeter.Sa me shume shtohen salinjt,aqe me shume shtohen kreditet e qeverise.

  27. Juliano says:

    Shum e bukur, vetem me titullin i ke thene te gjitha. Te pershendes, respekte.

  28. indinjata says:

    Ekselente Alba me kete analize te qarte e te drejte.Ka arrdhur koha qe kesaj fatkeqesie ti thuhet stop nga dritaret e kazanit meditik ku sa me shume genjehet,sa me shume ofendohet aq me shume u rriten te ardhurat nga banda e Tiranes qe pasi kane zaptuar pronat e ketij populli ndihen padrone e te plotfuqishem ne te gjitha dtrejtimet!
    Ne fakt Demokracia qe instaluam pas 90 mblodhi te gjithe qente e rrugeve e i instaloi neper studiot televizive qe me lehjet e tyre patjetersim te shurrdhojne kete milet ,kuptohet kush ka vesh e e ndigjon !

  29. sotilri says:

    eshte i njejti person qe shkruan me emra te ndryshem ,qe vjell vrer qe ka rene nga kali i zoti Sali Berisha
    Por nuk ke ci bene ketyre hihenave te ashtuquajtur Demokraci ose parti democratike,dhe ketyre hihenave qe u shkojne nga mbrapa democrat
    Ju hihenat demokrate jeni llumi ikesaj shoqerie dhe keshtu keni qene edhe ne kohen e Enverit,ju jeni mesuar me qyl,xhvatje,mashtrime,perdhunime,grabitje,genjeshtra qe bejne MU ,Por ju nuk keni atdhe,ju nuk jeni njerz,JU jeni kafshe te egra me fytyre njeriu
    Por tani nuk ke se cfare ti beshe sepse, ju jeni liruar nga kafazi dhe shqyeni cilin do qe ju del perpara dhe qe eshte i dobet

  30. Sala says:

    Ty Blendi.po deshe dhe origjinalin.ju shkerdhefte Rama robt.se ju kete gjuhe njihni.po mos u merni me njerez pa origjine.pa identitet.njerez te semure mendore.te diskretituar personalisht dhe familjarisht.hajduter.vrases.trafikant.keta jane turpi i kombit.keta lapera vetem urrejtje dhe perbuzje meritojne.keta jane te gjithe te akuzuar per krime nga njer tjetridhe shpejt do jene objekt hetimi dhe gjykimi i org.te drejtesise

  31. D... says:

    “Mal Cori” ??????

  32. atdhetari says:

    Respekte zonje,je shume e sakte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje