FOTO: 'Unë ose askush tjetër!' Kush është shqiptari që vrau ish të dashurën ukrainase pasi e gjeti në momente intime me partnerin e saj grek

19 Tetor 2020, 13:35Kronika TEMA

Greqia është tronditur nga vrasja makabre e një 43 vjeçare ukrahinase dhe burrit të saj. Ata dyshohet se janë vrarë nga një shqiptar 43 vjeçar, i njohur si  Niko,  i cili ishte ish i dashuri i ukrahinases.

Miqtë e viktimës raportojnë se gruaja fatkeqe kishte kohë që ishte divorcuar nga ish i dashuri i saj, i cili aktualisht është i dyshuari kryesor në çështjen e vrasjes.

Ish-partneri i saj, me origjinë shqiptare, sipas miqve të gruas fatkeqe që humbi jetën ishte i dhunshëm.

Në fakt, ai e ngacmonte vazhdimisht, duke i thënë se nuk do ta lejonte të kishte një burrë tjetër në jetën e saj, shkruajnë mediat greke.

“Unë ose askush” ishte fraza e tij karakteristike. Në fakt, raportohet se ai e kishte rrahur atë, por ajo kurrë nuk e denoncoi atë në Polici.

Sipas burimeve të policisë, ish-partneri i saj është i dyshuari numër 1 për vrasjen brutale të dyfishtë në Loutraki, ndërsa ai ishte dënuar më përpara për vjedhje dhe drogë.

Gruaja fatkeqe krijoi një lidhje me farmacistin disa javë më parë. Ata po planifikonin të shkonin në një udhëtim në një destinacion aty pranë fundjavën e kaluar, por në minutën e fundit ata vendosën të kalonin dy ditët në vilën e saj në Flambouros dhe po kalonin disa momente intime me njëri tjetrin.

Tërbimi i autorit të krimit u shkaktua nga ndërprerja e lidhjes së tij të dashurisë me 43-vjeçarin, i cili jetonte në Loutraki dhe punonte si masazhist.

Sipas informacionit të mbledhura nga policia deri më tani, shqiptari dyshohet se e ka ngacmuar atë shpesh kohët e fundit dhe nuk ka pranuar ndarjen e tyre për asnjë arsye. 43-vjeçarja ishte martuar me një biznesmen të njohur nga Mykonos, me të cilin ka një vajzë 20-vjeçare.

Media lokale raportoi se ish-burri i saj, nga i cili duket se ka fituar një pasuri të madhe pas divorcit, zotëron dhoma me qira dhe një dyqan.

4 komente në “FOTO: ‘Unë ose askush tjetër!’ Kush është shqiptari që vrau ish të dashurën ukrainase pasi e gjeti në momente intime me partnerin e saj grek”

  1. Plehraaaaaaaaa arabe.... says:

    E si mund te citohet si”shqiptar” nje arab,madje gjaxor!?

  2. shumë vrasje kështu!! says:

    Probleme të rënda psikologjike
    “Nëse nuk mund të të kem unë, askush nuk mund të të ketë”

  3. Plehraaaaaaaaa arabe.... says:

    Justifikim per gjaxorin turkoshqipfoles,eshte pikerisht DNA e tij cnjerzore e jo”problem psikologjik”!!!

  4. rexhep tahipi says:

    Kush e ka fajin kjo zuska ukrainse me cupen per tu martuar qe bredh hu me hu
    apo loqja qe pandeh se femra eshte lope edhe po e fute ne katua eshte e jotja edhe mund ta therresh
    perplasja e civilizimeve, sllave edhe turke ne mes te gerqise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje