Tentuan të ekzekutojnë shefin e Policisë bashkiake në Malësinë e Madhe: Gjykata e Shkodrës jep masën e sigurisë për dy të rinjtë e akuzuar

18 Tetor 2020, 14:33Kronika TEMA

Gjykata e Shkodrës jep masën e sigurisë për dy të rinjtë e akuzuar për atentatin ndaj Shefit të Policisë bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj.

Gjykata ka vendosur arrest me burg për Ilirjan Hasanaj dhe Verzan Bajrakurtaj.

Në seancën gjyqësore të akuzuar nuk kanë folur por janë përfaqësuar nga avokatët mbrojtës Bujar Hoti dhe Ndrek Rukaj.

Pala mbrojtëse ka kërkuar një masë lehtësuese duke u bazuar në faktin që ato janë vetëdorëzuar por kjo kërkesë nuk është marrë parasysh nga trupa gjykuese.

4 komente në “Tentuan të ekzekutojnë shefin e Policisë bashkiake në Malësinë e Madhe: Gjykata e Shkodrës jep masën e sigurisë për dy të rinjtë e akuzuar”

  1. xhoxhi says:

    Avokatët torollakë.Vetëm për para flasin të kundërtën.Masë letësuese se u dorëzuan vetë.Idiotizëm komplet.Ata u dorëzuan me mendimin se nuk dë shkojnë para drejtësisë.Shoku avokat po sikur sot të kishim dy viktima si do flisje?Psikopatë ishim me siguri.I ati foli e foli nuk kemi grindje për asgjë as për prona.Çunak trimi vetëm 19 vjet del e deklaron se atentati u bë pikërisht për prona.Pra ata duhen dënuar dhe shyqyr që shpëtuan bab e bir e trimat të shkojnë në burg….

  2. Alo ?!! Behari jam................ says:

    Atentati eshte vazhde e luftes per zgjerimin e territoreve te lojrave te paligjshme te fatit ne Rus-Dobrac. Ka me i dale tymi edhe pak……

    1. Kalec Dega says:

      E mo te lumte topi…tjeter koment nuk ja vlen me tej… !
      =
      sidoqofte, nga ana tjeter, per policin qe shetiste baben e vet me makinen e shtetit ne krye te detyres..do kemi ndonje shkrim?
      =
      shih sa mire vepron dhe sa shpejt drejtesia per cirronkat…. ndersa peshkaqent dalin ne intervista dhe do zgjidhen prape deputete….

  3. mond says:

    per ngjarjen ne fjale kam pare shume kronika, ne disa TV por asnjehere nuk eshte permendur nje fakt shume i thjeshte por dhe shume domethenes: Perse ndodheshin ne makinen e policise bashkiake e paisur me mbishkrim dhe logot e policise , po ashtu dhe me fenelina , familjaret e punonjesit te policise????? nuk ngopen me abuzimet e perfitimet qe kane nga puna ne shtet por e shfytezojne ne maksimum cdo mundesi qe kane ne dore dhe pa pike turpi dhe ndrojtje bredhin me makinat e shtetit per pune private me gjithe familjen brenda.Dhe asnje gazetar nuk e permend kete fakt.Jane qorra dhe nuk shohin apo nuk ju ben pershtypje dhe ju duket normale???? nqs po, atehere kot qe flasim, dhe kot ankohemi per shtetin e per partite, sepse ketu njerezit nuk mendojne gje tjeter vec si ta shkelin,poshterojne dhe marrin neper kembe shtetin , ligjin e rregullat, dhe gazetaret nuk bejne asnje perjashtim nga kjo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje