“Do të bëj që ta paguash…”, akuzat e rënda ndaj shqiptarit: Nuk e kam përdhunuar kushërirën

16 Tetor 2020, 13:20Kronika TEMA

“Jam i zhgënjyer për atë që po përjeton familja ime. Ia kam treguar të gjitha motrave të mia. Madje kushërira ime thotë se kam përdhunuar motrat e mia. 

Jam këtu për të punuar dhe nuk jam kriminel. Nuk kam vjedhur dhe nuk kam shitur asnjëherë drogë. Nuk e di pse më akuzoi”.

Kështu shprehet një 26-vjeçar me origjinë shqiptare i akuzuar për dhunë seksuale ndaj kushërirës së tij, tani 19 vjeçe. Kjo e fundit pretendon se ai e ka ngacmuar në disa raste kur ka qenë e mitur.

Para gjykatës ka dalë motra e të pandehurit, e cila ka folur dhe ka thënë se kishte marrëdhënie të mira me kushërirën e saj dhe se nuk ishte ankuar kurrë.

Në kohën, kur 19-vjeçarja pretendon se është ngacmuar, djali shqiptar ka jetuar në një shtëpi me dy prindërit dhe dy motrat e tij. Ai flinte në dhomën e ndenjes ndërsa vajzat në dhomën e gjumit sëbashku me kushërirën 19-vjeçare.

E reja ka thënë se kushëriri i saj e ka futur në një dhomë dhe i ka treguar video pornografike. Madje ajo pretendon se ai e ka detyruar të kryejë akte seksuale.

Ndërkohë i riu që akuzohet ka deklaruar se i vetmi moment mosmarrëveshjeje me të renë ishte kur e ka parë atë në moshën 14 vjeçe duke pirë duhan.

Për këtë gjë ai lajmëroi vëllezërit e vajzës ndërsa ajo ishte kundërpërgjigjur duke i thënë “do të të bëj ta paguash”.

Identitetet e të rinjve shqiptarë nuk janë bërë të ditur nga mediat italiane.

1 komente në ““Do të bëj që ta paguash…”, akuzat e rënda ndaj shqiptarit: Nuk e kam përdhunuar kushërirën”

  1. Plehraaaaaaaaa arabe.... says:

    Pabesia dhe Pafytyresia eshte karaktristik suniti……kshq vari kkkkkkk,shkerdhimi apo perdhunimet e kusherirave eshte sport i njohur mes turkoshakesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje