Ishte pjesë e trupës gjykuese të Tahirit: Konfirmohet në detyrë gjyqtarja Flora Hajredinaj

16 Tetor 2020, 11:01Kronika TEMA

Gjyqtarja në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Flora Hajredinaj është konfirmuar në detyrë.

Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, Hajredinaj kaloi me sukses procesin e Vettingut, duke dalë e pastër në tre shtyllat e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe integritetit profesional.

Gjyqtarja Flora Hajredinaj, është kryesuesja e treshes së gjyqtarëve që do të shqyrtojë edhe dosjen e Eskobarit të Ballkanit, Klement Balili. Klement Balili u vetëdorëzua në janar pas dy vjetëve kërkimi nga policia, ndërkohë që Hajredinaj bashkë me Ardit Mustafajn dhe Liliana Bakun do të vendosin për të.

Gjyqtarja Hajredinaj njihet edhe si gjyqtarja e Dritan Zaganit, ‘armikut’ më të ashpër të Saimir Tahirit. Ishte ajo që vendosi për Zaganin, masën e sigurisë “arrest me burg në mungesë”.

1 komente në “Ishte pjesë e trupës gjykuese të Tahirit: Konfirmohet në detyrë gjyqtarja Flora Hajredinaj”

  1. Kalec Dega says:

    Rama po ban shtet!

    Shteti rrumpall i Rames

    Ket gjyqtare do ta bajme edhe partizone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje