Niko Brahimaj nuk drejton më Policinë e Qarkut të Shkodrës. “Panorama” ka siguruar vendimin dhe raportohet se vendin e tij do ta zërë zv.drejtori Lorenc Meta.
Arsyet e largimit të Brahimaj janë komplikacionet shëndetësore që ka patur ditët e fundit.
Ish-kreu i Forcës Lëvizëse Operacionale (FLO) Niko Brahimaj u emërua nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshi, drejtues i Policisë së Qarkut të Shkodrës në mars të vitit 2019.
Mire ja bene qe e hoqen se dukej sikur ishte bajraktar jo drejtor policie Per nje parakalim te nje shtetasi francez beri namin duke I bllokuar makinen atij.
Niko Brahimaj eshte nje nga specialistet me te mire dhe me te vjeter te Policise se Shtetit.Me nje karriere shume te gjate,ne tere nivelet e policimit dhe te drejtimit,i afte profesionalisht,i ndershem dhe korrekt ne pune.Tere karriera e tij si oficer policie dhe si drejtues i disa niveleve te larta ne Drejtorine e Pergjithshme dhe ne disa sektore apo drejtori vendore ka treguar se ai eshte funksionar i afte,i ndershem,korrekt dhe serioz ne detyrat e ngarkuara.Ai ka kaluar nje jete te tere mes veshtiresive,sakrificave,rezikut per jeten perballe krimit dhe shkelesve te ligjit,larg familiareve,qejfeve,defrimit dhe rehatise personale.Vetem ata qe e njohin profesionin e oficerit te policise mund te flasin per veshtiresite qe ka ky profesion.Per te duhet te flasin bashkepunetoret dhe drejtuesit e policise se shtetit.
I uroj Nikos jete te gjate,shendet dhe te shkuara.
Niko Brahimaj eshte elite e poloicise eshte teper i afte, i ndershem dhe trim……