Dyshonte se i ngacmonte nënën, si u masakrua biznesmeni 82 vjeçar në Fier

16 Tetor 2020, 10:28Kronika TEMA

Pesë vite nga ngjarja që tronditi qytetin e Fierit, strukturat për Hetimin e Krimeve në këtë qytet kanë arritur të dokumentojnë me prova si ndodhi vrasja e 82-vjeçarit Novruz Likometaj duke u rikthyer sërish në dyshimet e para.

Më 22 Nëntor 2015, pronari i një agjencie udhëtimesh Novruz Likometaj u gjet i pajetë, i mbështjellë me një çarçaf dhe i hedhur në një kosh plehrash.

Sipas policisë, viktima ishte vrarë me një mjet prerës të fortë, ndërsa asokohe u raportua se kishte marrë dëmtime të forta në trup dhe në kokë.

Uniformat blu bëjnë me dije  se në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Fier u arrit sigurimi i provave ligjore dhe paraqitja e tyre në Gjykatë që kanë çuar në arrestimin e 43-vjeçarit Skënder Krasniqi, të cilin Gjykata e Fierit e ka lënë në burg me akuzën e vrasjes me paramendim.

Pak kohë pas ngjarjes, Krasniqi u arrestua për këtë ngjarje por u la sërish i lirë për mungesë provash. Ai ishte i dyshuar kryesor, pas konflikteve që kishte pasur viktimën tek i cili kishte dyshime se i ngacmonte të ëmën.

Por para trupit gjykues ai i mohoi akuzat duke deklaruar se nuk kishte pasur dijeni për këto ngacmime.

“Jam i pafajshëm. Nuk kam vrarë asnjë njeri. Jam në rregull me veten time. Unë nuk isha në dijeni as të nënë sime, as për diçka tjetër.

Nuk e kam vrarë unë dhe nuk di gjë për këtë. Nuk e kam takuar asnjëherë viktimën”, u shpreh Krasniqi në Gjykatë.

1 komente në “Dyshonte se i ngacmonte nënën, si u masakrua biznesmeni 82 vjeçar në Fier”

  1. ?????? says:

    Llogorite cfar burri vret se i ka keput nanen. ..pupupupup skandal..leje mor nanen te baj qejf mor palace njeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje