U gradua gjeneral brigade, kush është komandati që do të drejtojë Forcën Detare. Xhaçka: Krenari, jam besimplotë

16 Tetor 2020, 09:38Kronika TEMA

20 ditë më parë mori gradën Gjeneral Brigade. Dhe menjëherë pas kësaj fluturon drejt Tiranës për tu vendosur në krye të Forcave Detare shqiptare. Bëhet fjalë për Gjeneralin Ilir Xhebexhia.

Ministrja Olta Xhacka në një ceremoni në ambientet e ministrisë së Mbrojtjes, njofton se forcat Detare do të drejtohen nga Xhebexhia.

“I uroj suksese komandantit të ri dhe jam besimplotë për vijimin e modernizimit, që nga investimi te burimet njerëzore, te modernizimi me armatim të anijeve të klasit “Iliria”, e deri te Sistemi i ri i Vëzhgimit Detar. #KrenariPërFD” shkruan Xhacka në rrjetet sociale.

Por vetëm në datën 20 shtator, në përfaqësinë ushtarake të RSH në NATO, ambasadori Visho Ajazi Lika I dha gradën Gjeneral, Ilir Xhebexhias.

Gjeneral brigade Ilir Xhebexhia është një ushtarak me një karrierë të shkëlqyer kudo ku ka shërbyer, si: zëvendëskomandant në Qendrën e Radiozbulimit, shef Sektori i Operacioneve dhe Stërvitjes, në Forcën Tokësore, drejtor i Drejtorisë së Operacioneve dhe Stërvitjes në Shtabin e Përgjithshëm të FA.

Ai mbante postin e zëvendëspërfaqësuesit ushtarak të RSH në NATO si dhe atashe ushtarak i RSH në Mbretërinë e Belgjikës, jo-rezident në Republikën e Francës, përpara marrjes së detyrës së re.

2 komente në “U gradua gjeneral brigade, kush është komandati që do të drejtojë Forcën Detare. Xhaçka: Krenari, jam besimplotë”

  1. edmond says:

    Ne gjithe boten Forcat Detari i drejton nje….DETAR!

  2. spata says:

    Cfare lajmi eshte ky qe paska angazhuar M/Mbrojtjes .Eshte per te qeshur se cfare po ndodh me ato pak anije te Rojes Bregdetare .Ka vite qe ky formacjon ,ne perberje te ushtrise sone ,behet objekt i gradave madhore .Pra nuk ka te beje me detyrat qe kryen Roja Bregdetare por me gradat . Ndoshta i duhej nje vend qe te justifikoje pagat e majme qe marrin keta Gjenerale.
    Emertime te tilla tregojne paaftesine e shetit te korruptuar qe ska vullnet te krijoje nje Force Detare ku kuadrot dhe populli te ndihet krenare . Jemi shtet me nje vije bregdetare te koinsideruershme qe ka rendesi te vecante nga cdo pikpamje .Nga 1991 e deri me sot s’eshte bere hapi cilesor qe te kemi nje Force Detare ne sherbim te interesave tona ushtarake e ekonomike .
    Te gjithe justifikohen me ate qe jemi antare te NATOs. Pra na mbrojne ata qe deri dje na kishin ne syrin e zaptimit te teritoreve . Ngjarjet e fundit ,ne Mesdheun Lindor, tregojne se konfliktet lindin pa u parashikuar pamvarsishte se ku bene pjese .Ne, para cdo situate te tille, jemi te kapitulluar .Kemi miq por miqsija nuk eshte e perjetshme .Ne nuk kemi nje strategji te percaktuar se si do te mbrohemi ne rastet e nje aktiviteti kriminal nga drejtimi Detar .Ato anije qe kemi sot jane vetem si dordolecet qe vendoste gjyshi im per te trembur laraskat te mos hanin domatet e perimet e baces .Ka shtete me te vogla se ne qe ne perberje te Forcave te Rojes Bregdetare kane anije cilesore qe kryejne detyra me te veshtira ne raste nevoje .Nuk behet fjale per te perballuar nje mesymje me permasa klasike te desantimit nga Deti por per te qene te gatcem te mbulojme vijen tone te ujrave bregdetare nga synime kriminale,ete japimndihmeneduhurneraste nevoje .Tipa te tilla anije qe te kryejne keto detyra kane Malta ,Qipro,Sllovenija ,Kroacija ,Malii Zi dhe Bosnjehercegovina .
    Lerri keto cfaqje zonja Xhacka por beje ate qe kane bere dhe bejne titullaret e shteteve per te forcuar aftesit mbrojtse te vendit .Shqiperija komuniste per 15 vjet formoje nje nga Forcat Detare qe s’ishte pare ndonjehere ne detin Jon dhe Adriatike .Sot ujrat tona perdhosen nga kushdo qe synon ti grabisin pasurite e saja nenujore .Strategjija e zhvillimit te turizmit shqiptare nuk mund te realizohet kur ne sjemi ne gjendje ti pergjogjemi situatave te krijuara ne ujrat tona teritorjale . Vut nje komandat te Rojes Bregdetare qe di te perdori mjetete elektronike te zbulimit dhe iterceptimit ne det por qe as e ka iden se si dhe me cfare do tu shkohet shkelsave te ujrave bregdetare .Cfare do tju mesoje ose si do ti kontrolloje aftesite e kuadrove detare qe jane specializuar per anijet luftarake .Kush do tju japi mendje sesi do te modernizohet kjo njesi qe eshte sot. Edhe nje grua e ish veteranve te FLD shqiptare 1945-1992 po ta emreroni sot dota beje shume here me mire ate detyre te ketij Gjeneralbrigade .Si mund te nxitet karjera tek djemte e rinje qe e kane pasjon detyren e sherbimit ne anijet luftarake ku komandohen nga nje qe nuk eshte i karjeres se tij.Gjeja me emire qe duhet bere ne keto rrethana eshte te hiqet grada madhore ne Rojen Bregdetare e te komandohet nga nje specjaliste i anijeve qe kemi ne perberje te kesaj force detare .KJo do te nxise me shume perpjekje per ta modernizuar Rojen Bregdetare ne te ardhmen . Dote nxisi me shume kuadrot detare te rrisin ambicjet e tyre profesjonale per nje karjere me te larte .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje