Në takimin e sotëm me prokurorët e rrethit gjyqësor Korçë, Prokurori i Përgjithshëm z.Olsian Çela theksoi rëndësinë e mirëfunksionimit të seksioneve të krijuara për hetimin e krimit financiar, pastrimit të produkteve të veprës penale si dhe konfiskimin e aseteve me origjinë kriminale.
“Eshtë e domosdoshme që prokurorët të kenë një qasje proaktive në punën e tyre, përmes inicimit të hetimeve nisur nga të dhënat e marra prej çdo burimi, duke përfshire këtu edhe median, ndërkohë që duhet të koordinojnë hetimin me institucionet e tjera, edhe në bazë të memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar mes institucioneve”.
Ndër të tjera Prokurori i Përgjithshëm z.Olsian Çela u kërkoi prokurorëve të ruajnë pavarësinë, jashtë çdo ndikimi ndaj faktorëve të ndryshëm. Ata janë prokurorë të Republikës së Shqipërisë dhe kanë detyrimin të rrisin besimin e publikut tek institucioni. Në këtë kuadër, respektimi i udhëzimeve të nxjerra nga Prokurori i Përgjithshëm për marrëdhëniet mes drejtuesve dhe prokurorëve mbetet vital.
Prokurori i Përgjithshëm, vlerësoi si shumë të rëndësishëm procesin që do të nisë për zgjedhjen e drejtuesve të rinj në prokurori nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP.
Ky proces nuk duhet të ndikohet nga asnjë faktor i jashtëm përveç se nga merita profesionale dhe transparenca. Prokuroria e Përgjithshme është duke monitoruar punën e çdo drejtuesi të caktuar përkohësisht dhe për kandidatve të cilët kanë shfaqur probleme në drejtim gjatë kësaj periudhe do të informojë KLP-në me qëllim rritjen e objektivitetit në procesin e zgjedhjes.
?????…ky po na flet nga lart????…si Mao Ce Duni….o Olsiana,por ti e kërkove vetë ate detyre….
Megjiithe mend apo tallesh? Po kur s te rrihet pa marre leke?
Harroje I ke te qelbur koke e kembe, me gjykaten si mish e thua . Vetem drejtesi nuk bejne sekser po
Nuk e di kush e ka thene saktesisht,”inicimin e hetimeve” por a nuk iahte me mire ne shqip? Fillimi i hetimeve,eshte i kuptueshem per te gjithe.Edhe pse mund ta kete shprehur kryeprokurori,nuk beson se ju akuzon dikush ju qe shkruani artikullin po tia perktheni domethenien e fjales se kriminalizuar,ne shqip.Inicim,preokupim,lincim, koshience,e shume fjale te tjera te gjuhes Italiane,ju media e ditur moderrne shqiptare i perdorni me nje lehtesi te shpifur ne artikujt tuaj,duke e perdhunuar ç’do dite gjuhen shqipe,duke futur ne fjalorin e shqipes se shkruar,fjale te “bastarduara”.
Ti po me dukesh si shoku Llalla qe ishte para teje
KUSHE E VENDOSI KETE KAUBOJSE NE ATE POSTE””””??????PERSE NUKE VENDOSEN ZONJEN INA RAMA PROKURORE TE PERGJITHESHME?????
BRAVO NDERKOMBETARET PER KONTRIBUTIN QE JAPIN ,DUKE JA HEQUR LENGES ,DHE JA VENDOSUR PRENGES.
Llalla ishte lule ne krahasim me kete debil cela. Prokuroria duhet te luftoje krimin e jo te fshihet skutave e vetem te marrin para. Per punen qe po ben dhe problemet qe po zgjidh, shkrirja e prokurorise se pergjithshme do ti beje mire buxhetit dhe gjithe shqiptareve. Prokurori qe nuk ben asnje pune nuk i duhet askujt.
Prokuroria me kete ne gjume eshte, per cfar qetesie flet ky….?? A keni degjuar per arestimin e ndonje peshku te madh…..?? Po per ndonje politikan te korrupfuar…?? ZGJOU…. ZGJOU…. BOLL FJETE….
Ruani pavaresine dhe mos dilni nga zyra,sic po bej dhe une prej nje viti,pasi jashte jane kriminelet e medhenj qe nuk kemi bythe ti akuzojme!