Izraeli nderon Vuçiçin dhe Bin Salmanin: I shpall “Miqtë e Sionit”

19 Tetor 2020, 21:50Bota TEMA

Muzeu i “Miqve të Sionit” u ka dhënë 11 personave çmimin me të njëjtin emër – “Miqtë e Sionit” – dhe midis atyre veçojnë presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe Princi i Kurorës saudite Mohammed bin Salman.

Sipas informacionit në faqen e internetit të muzeut në fjalë, samiti i katërt i Mediave të Krishtere, i organizuar nga administrata izraelite, u mbajt në Jeruzalemin Perëndimor.

Samiti, ku morën pjesë presidenti i Izraelit Reuven Rivlin, kryeministri Benjamin Netanyahu, si dhe ambasadori i SHBA në Izrael David Friedman, u mbajt pikërisht në muzeun “Miqtë e Sionit”.

Themeluesi i muzeut, Mike Evans, njoftoi emrat e 11 personave që u dha çmimi i këtij viti “Miku i Sionit” në samit.

Midis fituesve të çmimeve të këtij viti janë mbreti Hamed bin Isa Al Khalifa i Bahreinit, Princi i Kurorës saudite Bin Salman, si dhe Zv.Presidenti dhe kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, njëherësh dhe Emiri i Dubait, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum.

Lista e fituesve përfshin gjithashtu Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, presidentin rumun Klaus Iohannis, si dhe Sulltan e Omanit, Heysem bin Tarık bin Teymur Al Said.

Çmimi “Miku i Sionit” u jepet atyre që mbështesin Izraelin dhe hebrenjtë.

Më parë, ky çmimi iu dha Presidentit Donald Trump dhe Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo.

2 komente në “Izraeli nderon Vuçiçin dhe Bin Salmanin: I shpall “Miqtë e Sionit””

  1. komisar tepelene says:

    Si ka mundesi kjo gje ,populli shqiptar ka mbrojtur gati 23 Qifut gjate luftes dhe keta nuk i japin titull edhe Rames, Bote mizore.

  2. Zeni says:

    I dime ne te gjitha i dime…edhe i mbajme shenim…me data emra e mbiemra
    Edhe faktin qe ai forumi per luften kundra anti-semitizmit u hap ne Tirane dhe per çfare arsye e hapen ketu e dime….eshte si ajo puna e bombave falso tek ajo ndeshja e futbollit….vetem per te na damkosur para gjithe botes …
    Keta kane takuar Ballin e rilindjes dhe kujtojne se gjithe shqiptaret jane injorante si ai…apo piktore
    Epo tu rroje miqesia me Ballen e me serbet….do Zoti ua shpetojne ata kokat kur te plasi prape sherri….se mos i genjen mendja jevgjitet dhe i bien prape deres te shqiptareve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje