Nis puna për shembjen e objekteve te Loti i 3 i Unazës, Veliaj: Gjumë të ëmbël udhëheqësave të bllokimit, që do shtriheshin te fadromat

20 Tetor 2020, 11:19Politika TEMA

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prej mëngjesit të sotëm ka nisur prishjen e 20 objekteve në gjurmën e Unazës së Madhe, Loti i 3 në Astir.

Duke shprehur mirënjohjen ndaj punonjësve në terren, kryebashkiaku Veliaj ka ironizuar ish deputetët të cilët bllokuan për një kohë të gjatë këtë aks automobilistik duke protestuar kundër shëmbjes së objekteve pa leje.

“Lirohet me ne fund edhe Loti 3! Pasi hëngri 3 koka deputetësh bllokues & 3 vite nga jeta e qytetit, hapet dhe fronti i fundit i Unazës së Madhe. Mirënjohje skuadrave që u mobilizuan që pa gdhirë & gjumë të ëmbël udhëheqësave të bllokimit që do shtriheshin te fadromat”, shkruan Veliaj.

 

1 komente në “Nis puna për shembjen e objekteve te Loti i 3 i Unazës, Veliaj: Gjumë të ëmbël udhëheqësave të bllokimit, që do shtriheshin te fadromat”

  1. qukapiku says:

    Nje fakt duhet te publikohet dhe te sensibilizohet opinioni publik ne menyre qe te vendoset rendi dhe disiplina me sentencen: “Me shtetin mos e kruaj”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje