Ku ishe ti në datën 17 maj?

21 Tetor 2020, 15:59Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Tjetri përballë picërroi sytë dhe mi nguli fort si të kisha kryer krim

-Më thuaj pra, ku ishe ti në datën 17 maj?…

‘Po ku isha unë, s’e di? Mandej çfarë është 17 Maji? E ku duhej të isha?’

Kur e pashë tjetrin ashtu të ngrefosur, edhe me grimasa aktoreske, mu bë se e kisha parë diku në protestat për të mbrojtur Teatrin e Tiranës. 17 Maji mund të ketë lidhje me këtë rrëmujë që u bë dy vjet para Teatrit Kombëtar. Po, pra, kjo është 17-a?… Ose do te ketë qenë data kur këta kanë vendosur që të ngujohen në mbrojtje të Teatrit… Ose dita kur kanë vjedhur rekuizitën… Ose dita kur u nisën për Paris mbasi iu morën paratë atyre militantëve të mjerë që mendonin se çoç po bënin. Apo dita kur shteti vendosi të prishë godinën e vjetër për të ngritur të renë?…

Me siguri është një nga këto data teatrale. Po pse duhet ta mbaj mend unë apo edhe dhe të tjerët? Mu kujtuan filmat me Revolucionin e Trockit, kur nëpër trena bërtisnin ushtarakët ‘mbani mend shokun në krah, pyeteni atë që iu hyn në mes…”. Mu kujtua për shkak të lidhjes me artin, por edhe me politikën. Artisti në fjalë ka kandiduar për anëtar në Parlament, dhe atëherë kur të jetë ligjvënës, mund të vendosë një shtrungë ku ‘delet’ nuk kalojnë dot pa dhënë emër e mbiemër, pa lënë qimen, pa treguar në cilën parti janë, çfarë pune bëjnë…

Sa shumë data kemi kaluar si porta të hyrjes për në ferr. Po sikur të kishim harruar 8 nëntorin ose 16 tetorin? Biçimët do të ngjiteshin deri në Parlament nëse do t’ia dilnin që të zbulonin alibinë tonë. Pas përmbysjes së diktaturës u alternuan pozicionet: Këta që morën përsipër lirinë dhe demokracinë, këta zunë rrugën për të të shtrydhur ‘si e ke emrin?, i kujt je, ç’punë bën?, nuk je tiranas?’, etj. Sa herë janë dhunuar shtetasit shqiptarë me pyetje nga presidenti i Republikës se ‘ku e ke është 30 qershorin?’, “çfarë është 13 tetori?’, “e mban mend 2 Marsin?’ Të gjitha janë datat e atij, të njërit, por urdhërohen të gjithë që t’i përjetojnë.

Filozofi Zhan Pol Sartri ka shkruar, në vetën e parë, nga një burg: “Gardianët i shpinin të burgosurit njëri pas tjetrit përpara tryezës. Atëherë ata biçimët i pyesnin për emrin dhe profesionin. Ose u tekej të bënin ndonjë pyetje tjetër: “Ke marrë pjesë në sabotimin e municioneve?” apo “Ku ndodheshe me datën nëntë në mëngjes dhe çfarë ke bërë?”.

Tani më është mbushur mendja edhe mua mbi atë që kam dëgjuar 30 vjet me radhë se këta janë më të këqij se vetë Enver Hoxha, se po të ishin në kohën e tij, edhe maceve do t’ua numëronin dhëmbët.

Po pse janë këta më të këqij se diktatura e parë?

Këta e kanë Un-in në krye të gjithë tabelës së Mendelejevit. Por këta, ndryshe nga i pari i diktaturës së kaluar, nuk mund ta realizojnë detyrën e Un-it për të bërë të keqen që duan. Sepse kjo detyrë lidhet me trajtimin e idesë së papajtueshme ‘non arrivèe’. Në rastin tonë po merremi me diktatorë kastravecë, që janë të pa arritur, dhe bëhen qesharakë. A e keni dëgjuar presidentin e vendit duke kërcënuar anëtarët e Parlamentit se ‘ua morëm emrat, tani të shikoni’. Edhe kryetari i një partie çame, dje gjatë protestës kundër ministrit të Greqisë, iu hakërrua policëve: “ Ju njohim, emër për emër, do ta paguani’. Gazetarët janë kërcënuar nga zyra e kryetarit të shtetit me të njëjtin motiv: ‘ Emrin dhe mbiemrin”.

Këta e kanë fituar lirinë për vete, por duke ia marrë popullit. Kanë liri të bëjnë çfarë të duan, por populli nuk mund ta ketë këtë liri. Të njëjtën gjë ka bërë edhe diktatori i parë, por këta kanë ngatërruar kohët. Liria e këtyre të tanishmëve, më në fund, kufizohet në rrethanat dhe në fobinë. Po pse, vallë mendoni se Meta- Basha do të burgosin kryeministrin 32 vjet? Dikur edhe e bënin. Këta ndodhen në histerinë e mbrojtjes, dhe prandaj njësoj si personazhi i Sartrit, shkojnë deri te numërimi, emër e mbiemër dhe frikë.

Këta kanë frikë veten, prandaj edhe numërojnë njerëzit. Mendojnë se secili prej tyre, qoftë kur hyjnë në Teatër, ose kur shkojnë në kutitë e votimit, janë duke menduar për krimet e këtyre. Akoma më keq e kanë punën me prokurorët, gjykatësit (të rinjtë) dhe me gazetarët. Sa herë i shikojnë, me patjetër duhet t’i pyesin si e kanë emrin, kur kanë lindur, çfarë është data 17. Sepse këta mendojnë se ata ua kanë skopinë në dorë. Një paciente e Frojdit, sa herë lexonte në gazeta lajme për falsifikatorët, tmerrohej dhe i dukej vetja sikur falsifikonte monedha. Sa herë shikonte se dikush ka kryer një krim, i dukej se ka qenë vetë ajo që e ka kryer…

E tëra vjen e koncentrohet në pyetjet “si e ke emrin? Po mbiemrin?, e mban mend datën 2 mars?”.

19 komente në “Ku ishe ti në datën 17 maj?”

  1. Vjola says:

    Ashtu jane bere , Sillen verdalle si hije, KANE SHUME FRIKE ….????!!!!!!!

  2. Vjola says:

    Ashtu jane bere , Sillen verdalle si hije, KANE SHUME FRIKE ….????!!!!!!! Do ta pesojne shume keq .

  3. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:

    Eh!more Frrok sa e kemi share e mallkuar ate diktatorin ne per ato te keqijat qe ka bere.
    Por ne kujtuam se nuk do vinin diktatore te tjere,qe ne fakt ne te gjithe jemi diktatore dhe karieriste nga pak….
    Shiko se sa aplikuan per deputete per hajdut i pd,dhe shiko sa per ps.
    Te gjitheve u ka hyre vetja ne qef dhe mendojne se kur u be deputet lefter lefteri,gjuzi,goca azemit e ca pushta te tjere,e pse te mos behem edhe une,rroga rroge,qyli qyl,e privilegje….
    Por te vijme te diktatori i pare qe ai te thoshte,mos fol,mos me shaj mua,zbato ligjin e mos ha mut se te pret burgu….
    Dhe kush nuk e ndegjoi edhe e hengri….
    Mirpo kur erdhi sali komunisti i bllokut,ti e besove me shume se te tjeret dhe kujtuam se maloku do ndroj zakonin e komunistit….
    Por jo ky bertiste dhjerokraci or taj liria fjales or taj dhe njerzit u dehen nga fjalet e ketij diktatori kriminel qe filloi ti zhdukte njerzit jo si ai pari,por mbrapa ferre si cubat e malsise,rastet jane pa numerta dhe po kerkohen trupat….
    Disa edhe tepruan,vidh,prit ,drogo,korrupto,perdhuno e krime nga me te shemtuarat diktaori komunist sali heshtete dhe i pelqente kjo rrumpall…
    Edhe erdhen te tjere si fatosi,iliri me te shoqen,rama dhe mesuan nga saliu dhe ju pelqeu kjo lloj diktature rrumpall ,e amnistojne saliun,kercenojne e akuzojne njeri tjetrin per karrike,futen edhe drejtesine nen sqetull e kane ber nje lesh arapi ne te gjitha fushat e trushplareve te 140 partive u pelqen kjo se perfitojne ndonje kocke duke bertit neper mitingje.

  4. D... says:

    Si jena….. katandisur keq……

  5. Boo says:

    O kerme ,mbylle halen se marrose tifozat.
    Po ti mer pleh plak ,çfare date do perjetosh.
    Po ka njeri artdashes qe nuk i dhembi kur prishen si kaçakë teatrin ?
    Sa per 2 marsin ti mduhet te kesh qene ne hale ,ku edhe e ke vendin, por me 2 mars Iliri i dhjeu tangerllikun Rames tat , dhe i vuri kufirin tek thana .
    Shko leoij noj kocke rilindje mer plak i dale mendsh.

    1. fushebardha says:

      OBy , me fal BO jam i bindur se jam shume me teper se ty artedashes [ besoj edhe mijra te tjer jane ] dhe nuk me dhembi fare kur u shemb ajo kuplara .

    2. xx says:

      mua ajo karakatine teatri nuk mu dhims por mu dhims rekuizita qe vodhen ata qe e”ruanin”.PER MUA 2 marsi me militantet e pd dhe lsi ishte aktiviteti me qesharak i nje presidenti dhe nuk pashe ndonje kufizim per Ramen.Ne se parlamenti nuk e shkarkoi si president nuk e lane nderkombetaret se ndryshe do arratisej si Gruevski.

  6. Pyka says:

    Një nga shkrimet më të bukura. ..sipas meje…je i madh FRROK….fjalori JUAJ ….Frrok…është i paparë!!!Shpresoj shumë që dikush,të shoh vehten si personazh…????ne shkrimin tuaj!!!FRROKU i dashur..shkatërroj pameshire këta Jeniçerë si djathtas dhe majtas(janë shtuar aq shumë,si hajdut xhepash)..sinqerisht nga larg…pyka….

  7. Tani says:

    O Frrok kocka…Rama bam e Frroku ham…aman o shok aman aman.

  8. Juliano says:

    Jeni shum i sakte, sa populli i di por pret qe ajo drejtesia e premtuar nder vite, po duket larg. Te vjedhesh e te vrasesh per gati tridhjet vjet, do te thote qe gjith ai brez i dale ose hyre ne politike apo neper institucione edhe ne drejtesi, kane bere kalbezimin dhe mbirjen e produktit te pare. Kjo qe nje reforme ku ju tha hajduteve mjaft vodhet, dhe kaq. Asnjerit nuk ju konfiskua pasuria ku te shkonte tek njerezit ne nevoje. Gjyqetarja hajdari zotron pallate, monika kryemadhi me pallate, perveç te tjerave qe ja faturon metes. Ku, ku eshte ai institucion me emrin SPAK, qe meret me ca hajdute ordiniere. Zhgenjim total per popullin, ku presidenti republikes, presidencen e kthen ne gjendje civile duke shitur pasaporta nga 500000 € deri ne 10 000 €. Ben mitingje me ç’far lekesh, si nuk hetohet. Kjo do te thote se politika ja ka zene koken me dere dhe ketyre prokuroreve, qe do te thote se jua hap e mbyll kur don ajo.

  9. dhembeli says:

    Me pelqejne shkrimet e tua, Frrok !
    Por jam kenaqur sidomos me ate “shtrungen e dhenve” ,shume krahasim i goditur.
    Jane pak ata qe i kuptojne shkrimet e Sartrit, Frrok, shumica duan gjuhe te” drunjte”.

  10. Kaq e thjeshtë ..... says:

    teatri i vjetër nuk bëhet më – i riu bëhet kur të duash
    E vjetra këtë cilësi ka: vitet dhe përvojën. Nuk kishte vend tjetër Tirana për nje teatër të ri?

    mos ca byth se me këtë mentalitet edhe ky teatër i ri duhet të prishet pas disa vitesh

    Ti mund të bësh verë por jo verën e vjetër

    është si të heqim frrok cupin për ta zevendësuar me një djalosh të ri të talentuar
    Djema të talentuar gjen plot por Frrok Cupi është unik: ai ka përvojën, vitet, pjekurinë, mallëngjimin etj

  11. Kaq e thjeshtë 2020 says:

    teatri i vjetër nuk bëhet më – i riu bëhet kur të duash
    E vjetra këtë cilësi ka: vitet dhe përvojën. Nuk kishte vend tjetër Tirana për nje teatër të ri?

    mos ca byth se me këtë mentalitet edhe ky teatër i ri duhet të prishet pas disa vitesh – për të bërë dicka të re “të kohës së fundit”

    Ti mund të bësh verë por jo verën e vjetër

    është si të heqim frrok cupin për ta zevendësuar me një djalosh të ri të talentuar
    Djema të talentuar gjen plot por Frrok Cupi është unik: ai ka përvojën, vitet, pjekurinë, mallëngjimin etj

    Lëreni komentin ju lutem shumë!

  12. Kaq e thjeshtë 2021 says:

    teatri i vjetër nuk bëhet më – i riu bëhet kur të duash
    E vjetra këtë cilësi ka: vitet dhe përvojën. Nuk kishte vend tjetër Tirana për nje teatër të ri?

    mos ca byth se me këtë mentalitet edhe ky teatër i ri duhet të prishet pas disa vitesh – për të bërë dicka të re “të kohës së fundit”

    Ti mund të bësh verë por jo verën e vjetër

    është si të heqim frrok cupin për ta zevendësuar me një djalosh të ri të talentuar
    Djema të talentuar gjen plot por Frrok Cupi është unik: ai ka përvojën, vitet, pjekurinë, mallëngjimin etj

    Lëreni komentin ju lutem shumë!

  13. Artan says:

    Flm i madhi Frrok!

  14. moni says:

    Mos shaj malok Salen o debil dhe lavderon Frrokun se edhe Frroku i Cupit eshte “malok”

  15. Renato G. H. says:

    Perfekte ne cdo fjale e rresht Frrok Çupi, Te pershendes nga Australia e larget dhe te uroj te vazhdosh ne kete linje kundra TE KEQES me te madhe qe ka aktualisht sot Shqiperia, OPOZITA e Rruges.
    Dhe dihet boterisht se çfare mbledh dhe “pjell” nje OPOZITE e Rruges kudo qofte ne çdo vend a kontinent te Botes.
    Kjo eshte fatkeqesi per Demokracine shqiptare, te brishte dhe ne tranzicion pafund qe nga 1991, pra; 30 vite RRUMPALLE.
    OPOZITAT e Rruges jane pa asnje dyshim struktura kriminale per te ruajtur Lidershipin e kriminalizuar dhe mbajtur peng vendin ku Ato “lulezojne”.
    Artistet qe rreshtohen per tu bere Deputet apo funksionar Shteti nese OPOZITA e Rruges vjen ne “Pushtet” ndonje “dite…???” dhe perdoren kaq kriminalisht nga Lidershipi i OPOZITES se Rruges, nuk meritojne te jene me Artiste dhe te lihen ne Rruge pafundesisht.

  16. NAIMI says:

    PO ME TEATRIN E RI CA U BE? NE KAT TE FUNDIT, APO AKOMA NE PROJEKT!
    ISHTE NGUT I MADH PRISHJA.. ATY FILLOI TIRANA MODERNE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje