"Nuk marr do frymë, çfarë po bën"! Fjalët e fundit të shqiptarit, si u masakrua me thikë dhe shufra hekuri në Britani

21 Tetor 2020, 22:48Kronika TEMA

Dalin në dritë detaje të reja nga vrasja makabre të 21-vjeçarit shqiptar në Britani të Madhe, Serxho Marku.

Unë nuk mund të marr frymë, çfarë po bën, unë nuk mund të marr frymë”, mësohet të ketë deklaruar i riu shqiptar gjatë momentit të vrasjes.

Një tjetër fqinj njoftoi policinë pasi dëgjoi një burrë duke u lutur: “Çfarë bëra?”

Marku u gjet nga policia i shtrirë me fytyrë poshtë në një pellg gjaku.

Alan Kent i tha gjykatës se Marku ishte therur me thikë dhe ishte goditur me sende të ndryshme si hekur dhe shtanga, ndërsa për ngjarjen u shpall fajtor italiani Francesco D’Agostino, 45 vjeç.

21-vjeçari shqiptar, Serxho Marku, u gjet në gjendje të rëndë shëndetësire kur forcat e policisë hynë në një apartament në Brighton, të mërkurën e 11 shtatorit.

Ai u dërgua në spitalin Royal Sussex County por nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda.

Dy punonjës kuzhine italianë, Francesco D’agostino dhe Giuseppe Petricione u morën si të pandehur menjëherë pas ngjarjes.

Marku nuk kishte të afërm në Angli, ndërsa familja e tij jeton në Shqipëri. Për policinë motivi i vërtetë i vrasjes është ende i paqartë, ndërsa në media është aluduar për implikim të tyre në trafik lëndësh narkotike.

4 komente në ““Nuk marr do frymë, çfarë po bën”! Fjalët e fundit të shqiptarit, si u masakrua me thikë dhe shufra hekuri në Britani”

  1. London Chapo says:

    KOKAINA E HEROINA VRASIN JO VETEM VIKTIMAT POR EDHE TREGTARET E TYRE

    Paraja e shpejt ka edhe fund te shpejte.

    1. Camela Le Monde says:

      Po sikur ti ket than italianeve: “Jam shqiptar, o daku”

      1. Tina says:

        Dhe nese e ka thene si ka ardhur turp, jo si ti qe ke vene emer te huaj e komenton ketu.

    2. Tina says:

      Cudi se dhe pseudonimin e paske chapo, nga experienca i thua keto fjale?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje