"FBI"-ja shqiptare, në kërkim të parave të pista: Akses në të dhënat e tatimeve, së shpejti edhe në llogaritë bankare

20 Tetor 2020, 15:58Kronika TEMA

Historia e dënimit të Al Kapones për evazion fiskal duket se është akoma sot motivues për agjencitë ligjzbatuese.

Më e reja prej tyre, Byroja Kombëtare e Hetimit ka në plan të shfrytëzojë çdo hapësirë për të zbuluar paratë e pista të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Një pakt me Drejtorinë e Tatimeve pritet të jetë i vlefshëm për të çuar para drejtësisë, këdo që përfiton para dhe pasuri në mënyrë të paligjshme.

Sfida është e madhe për Byronë e sapokrijuar të Hetimit. Ndër vite shumë zyrtarë të Policisë dhe Prokurorisë kanë firmosur marrëveshje me institucionet e tjera ligjzbatuese, por deri tani nuk është zbuluar asnjë  Al Kapone në vend./TCJ

5 komente në ““FBI”-ja shqiptare, në kërkim të parave të pista: Akses në të dhënat e tatimeve, së shpejti edhe në llogaritë bankare”

  1. kujtimi says:

    Leri more llafet po na thoni kur do te krijohet kjo byro se na cmendi? E shikoni se cfare behet nidis krimineleve, hajduteve dhe te korruptuarve cdo dite. Kur more kur do te filloje kjo byro???

    1. Lloji says:

      Ne ju tregojme Ujkun keta na tregojne gjurmet… Filloni nga Presidenti hetoni kryeministrin te gjith ish-politikanet e mos u merni me njerez qe vjedhin dy domate per mbijetese…

  2. shqipe-free says:

    Ja me ne Funde o Milet..qe Shqiperia ka FBI- ane e saj…..dhe shikoni nga do ta Fillojne DetyreN;
    1-Do te Fillojne te “Hetojne” per Plantazhe Hashashi ne Malin e Tomorrit, Gramozit, dhe Korabit…!!!Pse jo, keto jane edhe “Prioritetet” Kryesore te FBI.se sone qe na “Rruacin”…dhe te gjitha Parate qe do te Marrin nga Kapja e Autoreve ..do te shkoje ne “Xhepat e Miletiti”:::::?????????????????
    2-Nje nga Hetimet Paresore do te jete edhe:Sa sa i Kripur eshte Uji i Detit……more sa Pune qe paskan keta te FBI-se Shqipetare???????????
    3-Dhe nje nga Problemet me te Rendesishme qe kane per te Zgjidhur eshte:Pse Kali i Skenderbeut ishte me i shpejte se i Sulltanit´???????
    ata kane shume “Pune”..por asnjehere nuk do te HETOJNE SKANDALIN E Presidentit Meta te Zhytur ne Korrupsjon, dhe TRADHETI KOMBETARE..FBI-Ja Jone qe i thencin:ASNJEHERE Nuk do te Hetoj Gerdecin…11.Janarin…Pasurite e Berishes…por do te Merret me ato qe theksova me siper..TURPE DHE VETEM TURPE…kur Kerkojne te Vjedhin Djeresen e atyre qe kane Punuar jashte shtetit..dhe i kane Parate me Gjake…ik o Legena..dhe te Paafte..ik Provojeni se si behen Leket ne Perndeim po patet Bythe….
    @@Pse se Filloni nga Like Floriri qe eshte “Peshke” i Fresket´???????????????????????????????

  3. kujdes says:

    ………..kedo qe. perfiton para dhe pasuri ne menyre te paligjeshme. Dmth ata qe i kane perfituar, i bene qelepire. Rrofte drejtesia, poshte drejtesia!

  4. labi says:

    Nga cfare kemi pare ne ate vend ne kete rrjete do bien hallexhit,si rasti atij policit qe ishte per skandal.kur dihet se pak Shqiptare ka ngel pa punuar pa letra ne Greqi,te tjeret ata qe marrin koncesionet ne menyra pak te dyshimta si gjithmone do dalin te ndershem,koncesioni fundit flitet ne popull se do jete per kastratin qe te mbledhe makinat e vjetra,pra Kastrati do fitoj leke dhe shume te tjere qe mbajn familjet nga kjo pune do ngrohen ne diell,kur dihet se deri tani kane paguar detyrimet ne shtet deri ne nje.stradegjia ketij shteti eshte te falimentoj klasen e mesme qe mban shtetin me tatime dhe taksa,prioriteti ketij shteti jane 5 apo 6 oligarke dhe krimet mjedisore qe po behen ne rrugen M Shyri te zogu zi e te rruga trenit aty te cojne,te punoj tegu toptani e qendrat e tjera te medha e dyqanet e vogla te falimentojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje