Policia greke në kërkim të “kasapit” shqiptar

19 Tetor 2020, 18:42Kronika TEMA

Ky shqiptar i identifikuar vetëm me nofkën Nikos është shndërruar në tmerrin e momentit në Greqi. Mediat vendase e kanë portretizuar si “kasap” pasi dyshohet se është autori i vrasjes makabre të ish-të dashurës, Fotini Svitlana, me origjinë nga Ukraina dhe partnerit të saj të ri, farmacistit grek Ioannis Zonitsas, 42-vjeç.

Trupat e tyre u gjetën të zhveshur dhe të coptuar me hanxhar në shtëpinë e pushimit në pronësi të ukrainases në qytezën Lutraki.

Ngjarja ndodhi më 10 Tetor, ndërsa hetuesit dyshojnë se autori i ngjarjes është shqiptari, fotoja e të cilit është publikuar së fundi. Identiteti i tij nuk bëhet i ditur për arsye hetimore.

Skena e krimit, në media përshkruhet si një horror, pasi autori i kishte goditur aq rëndë partnerët sa ishte i vështirë identifikimi i tyre përmes fytyrave. Pranë vendngjarjes u gjet një automjet i djegur që dyshohet se ka lidhje me krimin makabër.

Shqiptari mendohet të jetë rikthyer përmes rrugëve ilegale në kohë rekord brenda 16 orësh në Shqipëri, pasi nuk rezulton të ketë shkelur në pikat doganore.

Dyshohet se ngjarja ka si motiv xhelozinë, pasi Svitlana kishte pak kohë që ishte ndarë me shqiptarin, pas një marrëdhënieje disa mujore, që karakterizohej sipas fqinjëve nga sherret e vazhdueshme.

Hetuesve u lindën dyshime për Nikosin, pasi zbuluan se ai ditët e fundit nuk ishte paraqitur në komisariat si çdo javë, pasi ishte liruar me kusht pas një dënimi për vjedhje.

1 komente në “Policia greke në kërkim të “kasapit” shqiptar”

  1. kush të foli ty? says:

    Tjetri ka bërë ca ka bërë do të marrë dënimin nga shteti
    dhe ky dënim nuk përfshin epitetet e përdorura

    Gazetari “kasap” rrjep gjuhën shqipe
    ka gjuha shqipe edhe “nëpërmjet” apo kështu mësuan në seminarin e fundit gazetaresk
    përmes këtu e përmes atje përmes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje