PD publikon denoncimin e biznesmenit: Biznesi i vogël më i prekuri nga kriza! Ndihma tani, koha nuk pret

21 Tetor 2020, 09:01Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se biznesi i vogël është në krizë. Teksa ka publikuar denoncimin e një pronari të një lokali, Basha thotë se ky biznes ka nevojë për ndihmë urgjente.

“Biznesi i vogël është më i prekuri nga kriza e thellë ekonomike. Veç rënies së konsumit, ky biznes prej kohësh është ngarkuar edhe me peshën e rëndë të TVSH-së.

Taksat vendore, çmimi i ujit dhe energjisë janë po ashtu një kosto e papërballueshme. Biznesi i vogël ka nevojë për ndihmë urgjente. Koha nuk pret”, shkruan Basha.

Unë jam Ganiu, zotëroj një biznes të vogël mbi 20 vjet. Në vitin 2018 jam futur biznes me TVSH.

Unë paguaj 2.5 milion lekë të vjetra në vit vetëm nga TVSH-ja që na është ngarkuar, edhe mendoj që është bërë një gabim shumë i madh që na vutë TVSH-në biznesit të vogël.

Përveç kësaj, ne kemi dhe taksën e arsimit. Ka 5-6 vjet që na është vënë taksa e arsimit dhe akoma nuk na është hequr. Arsimi është shtetëror dhe privat.

Ne paguajmë arsimin publik. Për neve nuk është e drejtë se është rëndesë. Problemet që ka biznesi janë problemet e rritjes së çmimit të ujit dhe korrentit.

Uji ka shkuar për biznesin e vogël është gati 2200 lekë metër kubi i ujit, po gjithashtu dhe korrenti që është në rritje.

Jemi jashtëzakonisht keq, kemi fut edhe lekët tona, ato lekë që patëm mbledhur, vetëm e vetëm për ta mbajt këtë biznes në këmbë për t’u ushqyer.

Ka muaj që ne nuk çojmë asnjë lekë edhe në shtëpi, vetëm paguajmë detyrimet. Nuk e di si do të veprohet, po në qoftë se nuk vihet dorë në biznesin e vogël ne jemi drejt falimentimit

5 komente në “PD publikon denoncimin e biznesmenit: Biznesi i vogël më i prekuri nga kriza! Ndihma tani, koha nuk pret”

  1. Yt says:

    Ik more bastard…harruam ne para 7 vjetesh….??? Bajge je me gjithe pd-lsi kurve..vota skeni per te marre….harrojeni..

  2. kasemi says:

    Jepi bashe se ti ke marre mjaft nga ne qytetaret. More debil njeri po kujt i thua se ka nevoje biznesi, ne qytetareve? Po ne nuk kemi nevoje, apo parate tona duhet ti jepen biznesmeneve se pak kane fituar ato. Ore udheheqesi yne, po a e di ti se jemi ne kapitalizem??? Biznese do te faleimentojne dhe do te lindin te reja vazhdimisht. Shteti nuk ka detyre te mbaje bizneset me para, bizneset duhet te paguajne tatimet e taksat per buxhetin e shtetit. Pra o udheheqesi yne mos llap kot neper mjedise po nqs ke para jepu, ndryshe trus bythen e mos na caj koken.

  3. Bashkim says:

    Bashkim. DO FTOHESH OR CUN SE SKEMI KU GJEJME TJETER

  4. Neri says:

    I dashur k/ministri i ardheshem:problemet ne Shqiperi jane te medha.Shqiptaret duan te ngrysen leckamane dhe te gdhihen te veshur me kollare.Nuk i lene radhe njeri tjetrit. Dhe Monika sot e ka protofolin bosh Kete problem vetem zotria jote dhe e madhja Monika e zgjidhni.Me 26 Prill
    2021 hapni 4-5 fabrika se nje nuk e perballon dot dhe prodhoni pare.Keshtu do te zgjidhesh varferine per popullin dhe vehten tuaj.Ne shqiperi nuk ka asnje te pasur.Po ti pyesesh te gjithe thone kemi fjetur pa ngrene.Beje ore thirrje njerzeve te punojne dhe te jetoje me djersen e tyre dhe leri pallavrat qe ti ndihmoje qeveria andj dhe ketej.Ja erdhe ti ne pushtet dhe u dhe nje thes me mjell,a u zgjidh problemi.A jetohet me ndihme ekonomike 7-8 mije leke pa punuar.Mos premto kot se do te kerkojne dhe ty llogari.

  5. Qerimi says:

    O Gano qe me sa duket shet mish.

    TVSH-ne e paguaj une si bleres o Gano, nuk e paguan ti. Ajo qe ben ti eshte qe ti vjedh tatimin te cilin une ja paguaj shtetit

    Ju o Gano doni ekonomi pazari jo ekonomi tregu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje