Nga Ben Andoni
Do jetë e vështirë për presidentin Ilir Meta të bëjë diçka, të lartësisë së egos së vet, me mbarimin e mandatit si president i vendit. Ky nuk është ndonjë problem ekzistencial i një lideri kalibri, por thjesht shqetësimi i një qenie politike aktive në të gjithë zhvillimet politike post ‘90. Sot, paradoksalisht, janë harruar dhe po harrohen pak e nga pak personalitete politike me formime shumë më të madh intelektual të së njëjtës kohë, por jo ai. Kurrsesi. Jo thjesht për debatin e dyanshëm e pa sens me kryeministrin e vendit, gjoja për parime demokratike, por për dominim. Kjo është Shqipëria. Është harruar e gjithë legjislatura e fillim-viteve ’90, personalitetet e ndryshimit, intelektualë të ndryshëm, janë shmangur figura të njohura, që po mbyllin jetën të harruar, por ai mbeti. Aty në politikë, pak e nga pak, hera-herës vrullshëm duke njohur vetëm ngjitje, paçka se me kohë nuk gjeneron më pozitivitet ashtu si edhe energjinë konstruktive në mandatin e parë të tij dikur si kryeministër. Sadoqë sot anatemohet në të gjitha nivelet nga PS-ja, Partia që e nxori dhe kryetari i saj, Edi Rama, ai ngjiti pikun më të lartë të protokollit zyrtar të vendit (prej tyre) dhe në një farë mënyre është stacionuar sot në historinë politike shqiptare.
Gjithsesi, sfida nuk është rankimi me kredibilitet në këtë histori, por thjesht mbetja si protagonist i vërtetë. Më e afërta sfidë, është mënyra sesi do të sillet e do të pranojë verdiktin e popullit, nëse kryeministri Rama konfirmohet edhe për një mandat të tretë, e cila përbën edhe objektivin më të madh në demokraci të rivalit e shemrit të tij. Në fakt, në vendet demokratike më shumë sesa lidërshipi ka vend të sqarohet se vlerësohet mënyra sesi zgjidhet dhe rrugën demokratike që përshkon një individ. Ky rast klasik është i përjashtuar në historinë shqiptare dhe sidomos në rastin e Metës, ku kalkulimet e kujdesshme në vitet 2000 e bënë të ideojë një parti pa ideologji, por me pushtet të marrë nga fuqia e partive kryesore. Në muajt në vazhdim, ajo që do të kondicionojë atë është njohja e rezultatit të zgjedhjeve, nëse Rama do mbetet sërish në fuqi.
Përvoja jonë historike është e hidhur. Përveç rastit të ish-kryeministrit Fatos Nano, që bëri një tërheqje elegante dhe dinjitoze duke respektuar verdiktin popullor, pasardhësi i tij Berisha ka lënë shumë për të dëshiruar, ashtu si pasuesi i tij, Lulzim Basha. Përpjekja e Z.Berisha për t’u rizgjedhur si president i vendit ka qenë një nga më të hidhurit në vend, sfida e z.Rama, për mandatin e tretë, është një nga më të lodhshmet edhe më sfidueset, nëse ai nuk do të konsumohet krejtësisht, pa parashtruar në muajt në vazhdim një alternativë qeverisëse logjike dhe ndryshe.
Kohët kanë treguar se një pjesë e madhe e liderëve politikë në vend kanë angazhim të madh për të mbajtur pushtetin për aq kohë sa të munden, edhe pse kjo parimisht vlen më shumë për diktatorët sesa për udhëheqësit demokratikë. Dhe, jo më kot, kryetarët e partive tona zakonisht janë të pazëvendësueshëm. Heqja e demokracisë së brendshme dhe mosbërja e zgjedhjeve të strukturave, rasti i PS-së është evident, ashtu si i gjithë procesi shumë i përfolur i PD-së për kandidatët, është tregues i pagabueshëm. Dhe, vetë Ilir Meta nuk është pjesë por ideator i një precedenti, që krijesën e tij politike LSI-në e ka kthyer më shumë se partinë e familjes. Me këtë frymë po mundohet të përcjellë sot edhe ideologjinë e drejtimit, duke dashur të mbetet patjetër shumë aktiv në politikë, paçka se prej vitesh tregon mungesa të shumta në sensin e drejtësisë së drejtimit. Kuvendi, i drejtuar prej tij, ka qenë nga më të dobëtit, kurse presidenca, këtu falë dhe konfliktit me Ramën, ka qenë i pahonepsshëm.
E paçka idealizimit tonë, ku ne kërkojmë shpesh sens drejtësie, nuk është se në Perëndimin demokratik nuk ka precedentë të tillë. “Disa demokraci parlamentare kanë përjetuar mandate jashtëzakonisht të zgjatura të shefave të qeverive (të tilla si Kryeministri i Luksemburgut Jean-Claude Juncker, Kryeministri Australian Robert Menzies ose Kancelari gjerman Helmut Kohl, të cilët të gjithë shërbyen për më shumë se 15 vjet). Megjithatë, lista e udhëheqësve kombëtarë me qeverisjen më të gjatë është e përbërë tërësisht nga bartës të pushtetit në regjimet autokratike. Disa prej tyre kanë arritur mandatet prej gati 30 vjetësh e më shumë. Një nga arsyet më të dukshme të lidhura me regjimin për këtë mund të shihet në faktin se në të vërtetë nuk ka jetë pas politikës për shumicën e liderëve në regjimet autokratike”, citohet të shkruajë në një paper të tij të titulluar “Leadership succession in politics: The democracy/autocracy divide revisited” të Ludger Helms tek “The British journal of politics and international relations”. Po ndërsa autokratët përfundojnë në burgje, në eksil, apo më së shumti të vrarë prej kundërshtarëve, zyrtarët tanë veç kërkojnë struktura të përshtatin qeverisjen e tyre. Nga fjalët që thuhet dhe nga insistimi i Metës për të mbajtur pushtet dhe për ta krijuar atë edhe kur nuk mundet prej tagrit, kupton se tërheqja e tij është e pamundur.
Por kjo është pjesa teorike. Ilir Meta, në moshë më të re dhe Edi Rama në moshë pak më “të madhe” nuk mund të tërhiqen lehtë nga politika pa e kapur çdo nivel drejtimi të shtetit shqiptar me besimin se vetëm ata mund të drejtojnë. Për këtë të mjafton të shikosh mekanizmin e brendshëm të PS-së dhe LSI-së, ku të dy këta personazhe janë më shumë se të plotfuqishëm.
Në këto kushte, për Ilir Metën, që ka arritur i vetmi në majën e pushtetit politik pas Sali Berishës, mbetet i pakapshëm ende posti i kryetarit të Partisë Socialiste, që po artikulohet gjithnjë e më shpesh prej zërave që e njohin mirë. Ndërkohë që Edi Rama nuk ka prekur vetëm postin e presidentit të vendit, një post që lehtësisht mund të preket nëse do të ndjekë një logjikë normale të pazarit, që Meta me Ramën, mund të na e ofrojnë sërish në të ardhmen, ambalazhuar këndshëm, në kurriz së të tretëve.
PS-ja e pas Ramës do mund të jetë një strukturë që do të vuajë shumë gjetjen e identitetit gjatë transformimit të plotë prej kryeministrit aktual, ndërkohë që LSI-ja është një krijesë që mund të rehabilitohet pas çartjes shumë vjeçare po të futet në çadrën e familjes dhe mund t’i afrohet ideologjisë më klasike të tyre të një të Majte klasike shqiptare. Një qenie politike si Meta mund ta besojë dhe ta ketë si sfidë kryesimin e saj, në emër të identitetit të munguar, por në fakt që t’i përmbushë egon e tij të pashtershme. I gjithë skenari ndodh nëse PS-ja do të katandiset në formën amorfe, që po jeton sot partia kryesore kundërshtare, PD-ja. Pra të fusë në gjirin e saj LSI-në dhe kryetarit të saj real t’i besohet e ardhmja. Duket si utopi, në momentin që Rama e proklamon hapur fitoren, por individë si Meta, e bëjnë të pamundurën reale me magjinë e tyre të pazarit pa asnjë lloj skrupulli. (Homo Albanicus)
Më shumë një letër Santa Klaus-it se sa a analizë. LSI nuk do të ketë më. E aq më pak king maker. Edhe Meta do ta provojë çdo të thotë urrejtje e popullit.
Lere o Ben analizen per Meten, se as vete Meta nuk e analizon dot vetveten. Ti nuk gjen dot ne cilin mal ta ka varrosur kunatin Iliri, jo te gjesh se c’do te beje ai pas 6muajsh.
Falë aludimit të @, seç m’u ngjall qysh në sabah kurioziteti. A mos vallë, E. Belegu, ish këshilltari i të ndjerit D.Prifti, ishte kunati i Ben-it? Apo është fjala për ndonjë episod tjetër nga veprimtaria prej mafiozi e Ilir Metës? Hajde @! Mos na i ler kështu turbull! Please!
Meten e tmerron mendimi qe mund te jete I parendesishem ose I pavlere ne politiken shqiptare….per rrjedhoje mund ti hedhin prangat ,keshtu do qe te behet faktor ne politiken shqiptare me te gjitha menyrat.Kete e shikon si lufte a vdekje per te ardhmen e familjes se tij.
Autori nuk jetuaka në Albanistan. Meta ka kapital aq të shumtë kriminal apo antiligjor saqë është për në burg, ndërsa ky e llogarit si politikan me të ardhme. Popullorçe kësaj i thonë futja pordhës…
Cjane keto parashikime idioteske.te plotesojme epshet pushtetore te bastardit meta
Ky hajdut me damke i ka provuar te gjitha,por nuk po provon burgun se ketu ka burra muti ne drejtesi dhe politike .
Ben o je i marrë o bën vetë. Si mund të mendosh që ky njeri kaq i urryer mund të rehabilitohet dot?
Ai do përfundojë i izoluar pasi ka bërë aq sa ta meritojë.
Like bajga eshte Simbol i Se Keqes.Hajdut.Vrases,Bandit ,Prepotent,Zuzar ,e te tjera e te tjera.Nuk ia vlen te merresh me te .Ai duhet lene i braktisur ,qe te shikoje vedin mire ne Pasqyre se eshte bere i Pa honepsshem ,me drejt i Neveritshem.
Or gazetar qe nuk ke bosht ne shkrimin tuaj…… Ilir Meta ka problemin jetik te burgosjees nga SPAK (FBI-USA), por kete nuk e thoni se nuk jinni gazetar I mirefilte. Me mire mos shkruaj keto tema se nuk ke forcen e penes…
Nga ato qe zakonisht shkruan, eshte e veshtire te mos e klasifikosh si idiot kete Ben Andonin. Por shoh se leshoka (si ne kete rast) edhe ndonje shkendije zgjuarsie.
Aman more gazetar na e hiqni nga syte kete pleh se na qelbi mjedisin shqiptar. Lejeri qelbesiren ne strofullen e tij te ndyre.
Caku i fundit i likes eshte reci, pastaj me vone nuk e dime. Po reci eshte i sigurte per cfare i ka bere ky qytetareve shqiptare. Ndersa ti gazetari me sa duket nuk e di qe likja eshte nje hajdut ordiner qe duhet te japi llogari, a thua os je edhe ti pas tij?
Qenke ne gjume o Ben…..
Ti o ben kur do ecesh vet se na cave bythen me anal-leshin qe bane ti
Ilir Meta beri shume prapesira,
E ngjiten qellimshem shume shume lart, pasi politikisht ishte duke ngordhur dhe teresisht i kompromentuar ne optiken dhe mbeshtetjen e Perendimit dhe tani nga ajo lartesi politike ku e hipen qellimisht, jo e denje per nje parti familjare dhe ordinere, rrezikon te thyeje koken me nje kercitje qe do te jehoje ne dekada.
Edhe kur me mjeshteri tentoi te ndante fatin nga Berisha qe ishte drejt rrepires, ndryshe nga Lulzim Bashes qe i dhane dore por ishte teveqel i mbajtur peng, Ilir Meten e ri hodhen ne arkivolin e Berishes dhe te mbyllur ne arkivolin e Berishes e hipen ne majen e Presidences.
Tre vete kane fatet politike te lidhura. Berisha-Basha dhe Meta. Nese ngordh i pari qe se ka te gjate, terheq dy te tjeret. Por nese per Berishen me shume gjaksa dhe Lulin teveqel peng i milicise tribale te Berishes (nese Basha leshon Berishen nen shantazhin e Perendimit , Kulicet, Izetet dhe Lushajt e mbysin Bashen ne SHQUP), parashikohet nje fund i dhunshem, Meta ka luksin te pretendoje vetem burgun, nese nuk ben ndonje hajvanllek nga deshperimi i pashprese ku gjendet.
Burre dhe grua,jane modeli me i keq i te mbeturit me pahir dhe me truke,ne maje te politikes.mjafton te kujtojme dorezimin e LSI nga Meta te Petrit ziu dhe karikimin e Monit ne krye.A mund ta bente nje familje normale nje gje te tille.Partia e viles me 11 wC.E pa pare dhe perseri ka nje rrace njerezish qe i shkojne prapa.Modelin e japin ca te reja,qe ende pa kryer shkollat jane bere deputete,Shembull i keq,se si mund ta perdoresh partine per lepirje…dhe perfitime.Votimet e radhes do tregojne se shqiptaret jane bindur se kush eshte Mona dhe Liri.Asnjehere nuk na thane ,sa shpenzojne per kalamajt ne Angli,
Caku i fundit i Ilir Metës? Po burgu mo. Pavarësisht se drejtësia do ta bëjë apo jo të mundur qelinë, se në fund cak=limit, dmth, që i afrohesh pambarimisht, por nuk mbrin. Sidoqoftë, në një farë mënyre, edhe vetëm një proces gjyqësor dhe sekuestrim i pasurive të pajustifikuara, për një politikan ambicioz dhe egoist në funksion të të cilave nuk ka lënë gjë pa bërë, është më keq se burgu. Është si i vdekur e i pakallur apo i flakur në koshin e plehrave të historisë, që është vërtet caku i monstrave të tillë. Gjynah, shumë gjynah që kjo mender demokraci dhe mender politikë shqiptare, na e bëri peshqesh dhe çfarë peshqeshi se: President! Nuk ka fyerje më të madhe që mund t’i bësh një populli. Dhe Ben Andoni, me aluçinacion- analizën e tij, reket të na i lëjë këtë person, që e ka vendi siç më sipër shkruajtëm, në kolltuk deri sa ta marrë i plotfuqishmi. Nuk ka asnjë llogjikë realiste që e pranon se do të ndodhë. As dhe sikur të thuash mund, jo!
Ah ja qiphsha nonën çer fati t keq qe kem pas na shqiptart,..!
Na kan hyp katunaret e maloket n kok e s po bojm dot xhap.
Historikisht kjo.
Derr katunari ,qe shet pordh si gango fshati !
Pranej edhe Europa perpelitet e djersitet dhe si prano dot shqiptart n EU.
Se ata e kan kuptu qe,katunaro malokt shqiptar t hypin n qaf,po ju dhe njiçik doren. E tha Makrumi kte.
E di gjith Euro perndimi.
. e gjith bota tash e di qe shqiptari osht i lig shpirtzi..
Kan sherbime informative te fshehta ata ,te cilet japin raporte per çdo gje.
Kur ju kerku per shqiptart ata raportun :
1.njers pordhaca
2.shiten per 5 lek ,lir fare,madje edhe falas.
3.spiuna t njeri tjetrit.
4.inatçinj kundra shoshoqit.
5.komb destruktiv
6.sherrxhinj
7.kriminela dhe t korruptum gjenetik.
8.debila masiv
9.t nenshtrndaj t hujve.
10.
Ben Andoni, te lexova me qetesi dhe ngadale qe te mund te kapja thelbin e mendimit tend, por kur ben paralelizem midis nje çuni Tirone (Kryeqytetari) si Edi Rama me nje malok Skrapari si Ilir Meta, qe vetem politikan nuk ka qene, nuk eshte dhe nuk do te jete, sepse nuk e le geni i malokut te distancohet nga Çepani i Skraparit, ku han pula gure edhe sot ne 2020.
Une Mesues Gjimnazi ne Tirone jam dhe nga pervoja shume vjecare si mesues i disa brezave, nuk e shfaq kurre tek nxenesit, qe te barazohet nje Qytetar si Edi Rama me cfare geni familjar ne breza e breza eshte me nje malok te formatit Ilir Meta apo dhe te Mjekut te Vdekjes (Doktor Rrumpalles tashme ne zhargonin talles kudo ne Shqiperi e me tej) malokut nga Viçidoli i Tropojes, Sali Berisha, se cfare i kane bere Shqiperise dhe shqiptareve keto 30 vite post-Komunizem, eshte Marrezi mendimi, shkrimi dhe ndikimi nga kushdo qe shkruan per emra te tille me gen e mentalitet provincial=malok.
Mesues!
Ti duhet te jesh nga ata lloj mesuesish qe Cekja u falte nga nje 10 mijeshe, si biznesmen vezesh qe ishte; pra, “mender mesues”. Kjo duhet te jete arsyeja qe tek ne brezi i ri eshte si bicim torollakesh, sepse kane pasur dhe kane mesues nje etalon te zgjuarsise, te ‘mencur’ si ti.
i cili ka kurajon dhe arrin ne kete perfundim:”…nje malok Skrapari si Ilir Meta, qe vetem politikan nuk ka qene, nuk eshte dhe nuk do te jete…”
Tani ji i vemendshem, o shoku mesues! Sipas teje, nje njeri i perfshire ne politike per 30 vjet, i cili ka arritur te jete kryetar i forumit rinor eurosocialist, Kryeminister, Kryetar i LSI, Minister Ekonomie, Minister i Puneve te Jashtme, Kryetar parlamenti, President (dhe te mos te te habis aspak fakti qe neser me ndihmen e Edi Rames te jete edhe kryetar i PS, ashtu sic aludon artikullshkruesi), meriton ate percaktim idiot qe i bene ti, si dikush qe nuk merr vesh nga politika? Po cfare duhet te arrije tjeter Ilir Meta qe ti dhe shume koke pagure si puna jote te shikojne dhe binden, qe Ilir Meta eshte nje ujk, i cili ka 30 vjet duke bere kerdine, dhe hajvaner si puna jote merren me gjurmet? Ku i ka rrenjet Ilir Meta, ti si mesues as nuk mund ta marresh me mend, or i uruari i perendise. Po c’ta zgjas kot, ti vertete je thjesht “mender mesues”. Jo vetem kaq, por duhet te jesh edhe miop, me syze.
O Ben leshi lexo vetem komentetet qe bejne e dyta pyte liken a idhudhin tande ku e ke kunatin
Demokrati i vertete. Dyshimi yt eshte me vend, behet fjale pikerisht per Ed Belegun.