Gjermania, Zingraf: Shqipëria ka marrë “PO”-në për bisedimet për anëtarësimin në BE, dyert janë të hapura

20 Tetor 2020, 15:33Politika TEMA

Ambasadori gjerman, Peter Zingraf nga Shkodra deklaroi se Shqipëria ka bërë hapa përpara për bisedimet me Bashkimin Europian. Sipas ambasadorit, Shqipëria ka shumë punë për të bërë sa i takon kushteve për të plotësuar.

“Shqipëria ka bërë hapa përpara. Ka marrë ‘po’-n për bisedimet për anëtarësimin në BE. Kancelaria dyert për Shqipërinë i ka të hapura dhe ne po punojmë intesivisht për këtë temë.

Unë mendoj që përqendrimi i presidencës gjermane tek covid dhe kjo situatë nuk ka qenë negative për Shqipërinë por pozitive.

Një BE e fortë, një partner me i fortë për Shqipërinë. Shqipëria ka shumë për të bërë. Janë kushte për t’u plotësuar.

Këtë gjë nuk duhet ta bëjë për Brukselin apo Berlini, por për vetë siç është gjykata e larta dhe kushtet e tjera.”, tha Zingaf.

Duke u ndalur tek kriza politike dhe tensionet mes palëve, diplomati gjerman pohoi se; “Jemi në mes të një fushate elektorale dhe në këto kohë gjenden përherë arsye pozitive për të ecur para”.

1 komente në “Gjermania, Zingraf: Shqipëria ka marrë “PO”-në për bisedimet për anëtarësimin në BE, dyert janë të hapura”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje